Panorama (Albania)

Basha: Do japim 100 milionë euro subvencion­e çdo vit për fermerët

-

Takimin e fundit në qarkun e Fierit kreu i PD-së e rezervoi me fermerët. Pasi dëgjoi shqetësime­t e tyre, Basha u zotua para tyre se nëse ulet në karrigen e Kryeminist­rit, plani i PDsë për bujqësinë parashikon 100 milionë euro çdo vit subvencion­e për fermerët dhe 50 milionë euro në vit investime në infrastruk­turë. “Dy shtyllat kryesore financiare të programit janë subvencion­et, me një vlerë totale të barabartë me atë që subvencion­ojnë sot fqinjët tanë. 100 milionë euro mbështetje e drejtpërdr­ejtë në bazë të Niptit që do të jetë vetë karta e identiteti­t të fermerit. Nuk do të ketë nevojë fermeri shqiptar për një Nipt tjetër përveç kartës personale të identifiki­mit. Dhe 50 milionë euro vit për vit për infrastruk­turën, për vaditjen, për kullimi, për rrjetin e energjisë elektrike, për rrugët, për aspeketin në tregje, por edhe për agropërpun­imin, për magazinimi­n për frigorifer­ët, në mënyra që absolutish­t që asnjë produkt, asnjë pik djerse e fermerit shqiptar të mos shkojë kot”, tha Basha. Këto masa, sipas ekspertëve që kanë hartuar programin e PD-së për bujqësinë, do t’i bëjnë fermerët shqiptarë konkurrent­ë në treg dhe do synohet edhe eksporti. “Jo vetëm kaq, por ne do të jemi në gjendje t’ju mbështesim që të eksportoni prodhimet tona, diçka që ka lidhura vite më parë dhe shumë fermerë ia kanë ndjerë të mirat, por që pastaj ka rënë, e ka rënë, e ka rënë për shumë arsye, që nga trau i Rrugës së Kombit, që e bën më të shtrenjtë transporti­n për në Kosovë. Unë po ju them bëhuni gati, bëhuni gati për një Shqipëri që punon dhe prodhon dhe për një fermer që jeton me dinjitet dhe që nuk zhytet në borxhe, por krijon mirëqenie për veten e vet dhe për familjen e vet. Shtresë e mesme, njerëzit që punojnë tokën, njerëzit që janë në dashuri me dheun tonë të lashtë, njerëzit që prodhojnë të mira janë fisnikëri e aristokrac­i e vërtetë, ju jeni njerëzit që do ta mbushni me gëzim këtë shoqëri, që do të rrisni fëmijë, që do ta duan po kështu tokën e paraardhës­ve të tyre, do kenë mundësi të arsimohen e të bëhen agronomë, zooteknikë e veterinerë, por edhe në fusha të tjera. E pra, po ju them se nuk na mungon as përvoja, as dija, as vendosmëri­a për ta bërë këtë realitet dhe se bujqësia, zhvillimi rural, ushqimi janë prioritete­t absolute të qeverisë time, të cilën ju ftoj ta votoni me 25 prill”, tha Basha.

 ??  ?? Basha, dje gjatë bashkëbise­dimit me fermerët
Basha, dje gjatë bashkëbise­dimit me fermerët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania