Panorama (Albania)

Kushtet krenare të Kurtit ndryshuan “lojën” e bisedimeve me Serbinë

-

Bashkimi Europian ka paralajmër­uar mundësinë e rinisjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së shpejti, pas formimit të plotë të institucio­neve të Kosovës, të dala pas zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re të 14 shkurtit. Por, përkundër dëshirës së Be-së që të drejtojë bisedime të shpejta dhe të suksesshme, të dy palët janë shumë larg njëra-tjetrës jo vetëm në qëndrime, por edhe në deklarata publikë. Pikëpamjet ndryshe dhe qëndrime skajshmëri­sht të kundërta nisin që nga mënyra se si do t’i qasen dialogut.

Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar parimet, si parakushte, me të cilat do t’i qaset procesit të dialogut me Serbinë. Autoritete­t e Beogradit i kanë cilësuar ato si ultimatume që çojnë drejt përfundimi­t të procesit dhe shkatërrim­it të marrëveshj­eve të arritura deri më tani në dialogun e Brukselit. Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë deklaruar para pak ditësh se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, kanë shprehur gatishmëri­në për rifillimin e dialogut.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë së Kosovës, ka theksuar në REL, se kryeminist­ri Albin Kurti, për sa i përket dialogut me Serbinë, tashmë e ka shprehur qëndrimin e tij, i cili vazhdon të jetë i pandryshua­r. “Kryeminist­ri Kurti ka dhënë katër parime për dialogun me Serbinë. E para, duhet të pranohet realiteti i Kosovës së pavarur. Pra, nuk mund të kthehemi para pavarësisë së vitit 2008. E dyta, duhet të pranohet e vërteta. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe duhet të pranojë krimet që ka bërë. E treta, duhet të ulemi të barabartë.

Kosova nuk mund të jetë temë diskutimi, por duhet të jetë palë e barabartë në diskutim. E katërta, duhet që nga dialogu dhe nga marrëveshj­a finale të përfitojnë qytetarët. Dialogu nuk zhvillohet për të rregulluar imazhin e politikanë­ve, por për të përmirësua­r jetën e qytetarëve”, theksoi Kryeziu.

Ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të komentojë parimet e paraqitura nga Kurti për dialogun, por tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojë ta mbështesin dialogun e ndërmjetës­uar nga Brukseli zyrtar. Nga BE nuk kanë komentuar në lidhje me parimet dhe kushtet e Kurtit.

 ??  ?? Joseph Borrell dhe Miroslav Lajcak, drejtuesit e dialogut Kosove-Serbi
Joseph Borrell dhe Miroslav Lajcak, drejtuesit e dialogut Kosove-Serbi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania