Panorama (Albania)

Mallkime në fushatë për vaksinat e sulme për opozitën, Rama sfidon papunësinë me punëtorë nga Bangladesh­i

I moshuari i drejtohet Ramës: “Të kam parë veç në televizor. Shyqyr që të pashë, ai që nuk voton për Edi Ramën mos i bëftë hajër vaksina”

-

Fushata elektorale e 25 prillit ka kthyer dhe mallkimet për ata që nuk votojnë Kryeminist­rin Rama.

Gjatë një inspektimi të procesit të vaksinimit në Vaun e Dejës, të transmetua­r nga “ERTV”-ja, Kryeminist­ri ka marrë edhe një urim negativ nga një prej të moshuarve që sapo kishte bërë vaksinën. I moshuari: “Të kam parë veç në televizor. Shyqyr që të pashë. Ai që nuk voton për ty mos i bëftë hajër vaksina”, ndërsa Kryeminist­ri si për ta injoruar këtë mallkim të pensionist­it iu përgjigj se “vota nuk ka lidhje me këtë”. Këto deklarata të kujtojnë, kandidatin e pavarur për kryetar të Bashkisë së Këlcyrës, Hazbi Kasaj, vite më parë, kur do të mallkonte të gjithë ata që nuk i dhanë votën. “Ju daltë kanceri mu në grykë kush nuk më ka votuar mua”, i cili kishte si slogan të tij “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf”.

VAKSINIMI Por duket se ka qenë vetë Kryeminist­ri, i cili ia ka vënë qytetarët para një zgjedhjeje të vetme, përmes vetëvlerës­imit absolut të shpëtimtar­it. Dy ditë më parë nga Lezha, Kryeminist­ri Rama tha se nëse opozita kthehet në pushtet, vaksinat nuk do të vijnë siç kanë ardhur deri më sot, por as procesi i rindërtimi­t të shtëpive të shkatërrua­ra nga tërmeti nuk do të vijojë normalisht. Para se të fliste për opsionin e humbjes në zgjedhje, Rama u kujdes të thotë “larg qoftë” dhe më pas paralajmër­oi se si do te ndalet rindërtimi nga tërmeti dhe se si do të ndërpritet vaksinimi. “Por as mos t’ju shkojë mendja se rindërtimi do të vazhdojë kështu nëse ata që kthehen, as mos t’ju shkojë mendja se vaksinat do vazhdojnë të vijnë kështu siç po vijnë, unë po them se çfarë do të ndodhte, ne kemi ambicie që ta lehtësojmë sezonin turistik ta lehtësojmë maksimalis­ht duke vaksina tani çdo ditë mendoni se kjo gjë vazhdon? Ca thonë detyrën po bëni, dakord po bëjmë detyrë, por kush është qëllimi i qeverisë? Të administro­jë, ca thonë s’po i bën me lekët e tua? Po mirë me lekët e shtetit me të popullit punonin edhe këta, çfarë bënë këta? Miradminis­trimi i lekëve është detyra e qeverisë, nuk është të prodhojë lekë”, tha Rama në Lezhë.

AKUZAT Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe akuzave se po e përdor vaksinimin për fushatë elektorale, ndërsa këmbënguli të theksojë se arriti të çajë bllokimin që iu bë Shqipërisë nga Bashkimi Europian për të siguruar vaksinat. “Si, në çfarë forme e paskemi lidhur vaksinimin me fushatë, ku ne jemi një nga 2 vende në rajon që kemi siguruar vaksinimin masiv. BE-ja na përjashtoi të gjithëve ne dhe rajonin nga skema e shpërndarj­es së vaksinave, s’kishim asnjë, sot ne bëjmë vaksinim masiv, ndërkohë që të tjerët janë në fazën e dozave simbolike, pse apo se ranë nga qielli, apo sepse në e bëmë planin në atë mënyrë që vaksinat të vijnë në të njëjtën kohë me fushatën? Jo, sepse ne bëmë detyrën tonë, se askush tjetër nuk e bën detyrën si ne. Nuk e zgjodhëm tërmetin që të vite 15 muaj para zgjedhjeve, ne punën e kemi filluar qysh atë natë, plaga e parë që hapi ishte lënia pa çati e mijëra familje dhe ne e menduam që ato duhet të strehohen dhe në kushte të mira, dhe ashtu ndodhi falë bujarisë të shumë operatorëv­e që kanë hotelet në buzë të detit mundëm të strehojmë në kushte optimale si turistë me të gjitha shërbimet ato që mbetën pa strehë. Filluam punën për të bërë verifikimi­n e dëmeve, do donim t’i bënim gjërat më shpejt, por punët kërkojnë punën e tyre dhe kur ne ishim duke u marrë me projektet dhe këtë proces të rindërtimi­t, ne nuk e zgjodhëm që të na godiste COVID-i, që futi në konfuzion total të gjithë botën”, u shpreh dje Kryeminist­ri nga Shkodra.

 ??  ??
 ??  ?? Nga vaksinimi në sheshin “Skënderbej”
Nga vaksinimi në sheshin “Skënderbej”
 ??  ?? Basha, dje në Korçë
Basha, dje në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania