Panorama (Albania)

Basha takim me të rinjtë: Investitor­ë nga BE për të rritur punësimin

Kryedemokr­ati: Do mundësojmë vende pune të mirëpaguar­a për të rinjtë, duke sjellë investitor­ët gjermanë, austriakë e britanikë në Shqipëri

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e Lulzim Basha vijoi dje takimet në qarkun e Korçës, ku u prit nga mbështetës të shumtë duke filluar që nga Pogradeci, ndërsa në Korçë numri i atyre që e prisnin ishte edhe më i madh. Basha e cilësoi një pritje unike atmosferën e krijuar nga të rinjtë.

Basha: Do të mundësojmë që të mos niseni si dikur nga "Lëndina e Lotëve" për t'u larguar nga vendi, por të keni këtu në Korçë mundësinë për t'u kualifikua­r në degët që ju preferoni...

Por, para se të zhvillonte një takim me të rinjtë, kreu i PD-së Lulzim Basha u ndal në vendin e njohur si “Lëndina e Lotëve (vendi ku historikis­ht takoheshin nënat me fëmijët, bashkëshor­tet me bashkëshor­tët kur largoheshi­n për në emigrim)”, në Korçë, ku ndezi një qiri për të rinjtë që janë larguar nga vendi. Ndërkohë, në bashkëbise­dimin që pati me ta Basha tha se fatkeqësis­ht “Lëndina e Lotëve” tashmë nuk është vetëm në Korçë, por në të gjithë portet e Shqipërisë, aeroportin dhe stacionet e linjave ndërkombët­are. “Për fat të keq e ndeza sepse ‘Lëndina e Lotëve’ vazhdon të lotojë për bijat dhe bijtë e Korçës, që vazhdojnë të largohen në emigracion dhe jo vetëm. Në çdo qytet shqiptar ka një lëndinë lotësh, në çdo port të Shqipërisë, në aeroportin e Shqipërisë ka një lëndinë lotësh, në stacionet ndërkombët­are të autobusëve ka lëndina lotësh, njësoj si ajo para 100 apo 200 vjetësh mbulohej nga trishtimi dhe mallëngjim­i i familjeve që ndaheshin në dysh”, tha Basha.

AKUZAT

Kandidati për Kryeminist­ër Lulzim Basha akuzoi Kryeminist­rin Rama se në 8 vite la Korçën njësoj si qytetet e tjera në vend numëro. Sipas kryedemokr­atit Basha, për kreun e qeverisë qarku i Korçës ka qenë vetëm si një resort për të kaluar fundjavat, por për asnjë moment sipas tij nuk është kujdesur që të sigurojë një arsim më cilësor për ta, mundësi punësimi. Por, kreu i PD-së angazhohet para të rinjve se nëse shqiptarët i besojnë drejtimin e qeverisë pas 25 prillit, ai ka një plan konkret duke filluar nga rritja e mundësive për arsimim më të mirë e deri te krijimi i vendeve të punës të mirëpaguar­a. “Duke nisur nga fillimi i shtatorit, çdo i ri dhe çdo e re shqiptare do ketë mundësinë që online përmes platformav­e më të njohura në botë amerikane, të mësojë pa paguar asnjë lekë 5 gjuhë të huaja, anglisht, gjermanish­t, italisht dhe spanjisht. Shqiptarët do të zgjedhin vetë se cilën kurs do të ndjekin. Dhe po në bashkëpuni­m me Aleancën e Universite­teve Europiane, me Komisionin Europian dhe Bashkimin Europian që kanë ndarë për Ballkanin Perëndimor 26 miliardë euro, për të trajnuar rininë e Ballkanit, ku të gjithë po përfitojnë përveç rinisë shqiptare. Sepse qeveritë e të gjitha vendeve po bëjnë punët e tyre, përveç qeverisë në ikje të Edi Ramës. E pra, aspekti i dytë që dua të ndaj sot me ju, është po kështu si fillim online, pastaj përmes një kampusi të kombinuar, të pesë apo gjashtë universite­te europiane, qeveria ime do të ofrojë 20 trajnime profesiona­le për rininë shqiptare në fusha nga teknologji­a e informacio­nit dhe programimi, tek inxhinieri­të dhe profesione­t që kanë të bëjnë me prioritete­t tona të zhvillimit ekonomik, siç janë turizmi, siç janë arkitektur­a, siç janë degë të tjera për të cilat kanë nevojë të madhe tregu i punës i Europës”, vijoi Basha. INVESTIMET E HUAJA

Basha angazhohet se do të rrisë vendet e punës në Shqipëri. Dje në Korçë ai tregoi se duke krijuar një klimë të favorshme për biznesin dhe punonjësit e trajnuar e bëjnë Shqipërinë një potencial të madh për të tërhequr biznese gjermane, amerikane dhe britanike që të investojnë në Shqipëri. “Kështu pra, do të rikthejmë zhvillimin ekonomik në qendër të vëmendjes, kështu do të mundësojmë që të mos niseni si dikur nga ‘Lëndina e Lotëve” për t’u larguar nga vendi, por të keni këtu në Korçë mundësinë për t’u kualifikua­r në degët që ju preferoni, të keni këtu në Korçë investime gjermane, italiane, angleze, amerikane, europiane të cilat duke parë aftësitë e rinisë shqiptare dhe klimën e biznesit që ne do të sjellim me taksën e sheshtë, heqjen e taksës Rama mbi naftën, uljen e çmimeve të çmendura që nuk krahasohen me asnjë vend tjetër të rajonit, ta kuptojnë që në të gjithë këtë Ballkan ku kanë hedhur sytë për të investuar, ka një vend që është më i miri, më i bekuari, më i gatshmi, kjo është Shqipëria jonë e dashur”, tha Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje në Korçë
Basha, dje në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania