Panorama (Albania)

Vrasja e babë e bir, përgjimet e policëve për rolin e Çapjas

- Ervis Bardhi Florenc Çapja

DESHMIA E DY PUNONJESVE TE POLICISE QE RUANIN GENTIAN BEQIRIN

Në lidhje me këtë ngjarje, pas kryerjes së veprimeve hetimore, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, është arritur në përfundimi­n se shtetasit nën hetim, Sami Derstila dhe Neshat Budani nuk kane kryer veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, por kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorim­it të detyrës”. Nga ana e Prokuroris­ë janë marrë të pandehur punonjësit e Policisë së Komisariat­it Elbasan, shtetasit Sami Derstila e Neshat Budani për “Shpërdorim të detyrës”.

Në procesverb­alin e pyetjes në cilësinë e të pandehurit, shtetasi Sami Derstila ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes duke deklaruar se, rreth orës 08:30 ka zbritur në sheshin para pallatit ku ka ndenjur 30 minuta a më shumë. Më pas bashkë me Neshatin janë ngjitur në banesën e Gentianit, në katin e 5të të pallatit. Samiu ka trokitur dhe nuk është përgjigjur ndonjë person. Ka shtyrë derën dhe ajo është hapur. Ka parë të shtrirë në dysheme të atin e Gentianit. I ka thënë Neshatit të njoftojë Policinë. Më pas, menjëherë në vendngjarj­e ka ardhur Policia. Për t’i shpëtuar përgjegjës­isë, bashkë me Neshatin, kur kanë qenë në ambientet e DPQ-së, kanë vendosur të gënjejnë e të tregojnë ngjarjen sikur ndodheshin në sheshpushi­m të pallatit dhe kanë parë dy persona të ngjiteshin e të hynin në banesë. Ai ka pohuar se deklarimi i tij që kishte parë dy persona të shkonin në katin e 5-të nuk ishte i vërtetë, pasi nuk kishte qenë në sheshpushi­m. Gjithashtu, në marrjen në pyetje në praninë e shumë punonjësve të Policisë i është kërkuar të bëjë njohjen e personave që kishte parë nëpërmjet fotografiv­e në bazë të përshkrime­ve të tyre. Sipas pohimit të tij, punonjësit që i kanë marrë në pyetje i kanë thënë se po të bënte identifiki­min me fotografi do të kishte lehtësira. Më tej ka pohuar se i kanë paraqitur shumë fotografi dhe e kanë orientuar në njërën prej tyre. Në këtë gjendje ka deklaruar se ai ishte personi që kishte parë (Arben Jaçe). Këtë fakt e ka mohuar duke deklaruar se personin që e ka njohur si personi që hyri në banesë, nuk e ishte parë të hynte e të dilte në pallat dhe nuk e njihte. Edhe i pandehuri

Neshat Budani ka pohuar se deklarimet e dhëna në Polici nuk janë të vërteta. Se njohjen e ka bërë i imponuar, duke u orientuar në një person të treguar nga marrësit në pyetje, person që nuk e njihte dhe nuk e kishte parë të hynte apo të dilte nga pallati atë mëngjes (bëhej fjalë për personin nën hetim, Florenc Çapja). Këtë e kishte bëre edhe nën sugjerimin se nëse do bënte njohjen do kishte lehtësira.

Në marrjen në pyetje si i pandehur të Neshat Budanit, në lidhje me rrethanat e ngjarjes, ai ka deklaruar se ditën e ngjarjes, rreth orës 06:00, ka marrë shërbimin si zakonisht me punonjësin e Policisë Sami Derstila. Në fillim kanë verifikuar banesën e shtetasit Gentjan Beqiri dhe më pas kanë qëndruar në sheshpushi­min e shkallës. Rreth orës 08:30 ka zbritur në sheshin para pallatit ku ka ndenjur në makinat e tyre. Pas pak kohe ka dalë jashtë nëna e Gentianit, Behija, e cila i ka përshëndet­ur dhe u ka thënë se do të shkonte të bënte pazar dhe do kthehej t’iu bënte kafe. Pasi kanë qëndruar për pak kohë jashtë, më pas bashkë me Samiun janë ngjitur në banesën e Gentianit në katin e 5-të të pallatit. Samiu ka trokitur dhe nuk është përgjigjur ndonjë person. Ka shtyrë derën dhe ajo është hapur e ka parë të shtrirë në dysheme të atin e Gentianit. Samiu i ka thënë Neshatit të njoftojë Policinë, Sallën Operative. Më pas menjëherë në vendngjarj­e ka ardhur Policia. Janë shoqëruar në Komisariat dy punonjësit e Policisë. Neshati deklaron se është i sëmurë me diabet. Për shkak të sëmundjes së diabetit, që e ka në gradë të avancuar, nga ngjarja e ndodhur Neshati deklaron se i ka rënë një shok psikologji­k. Neshati deklaron se nuk kanë parë asnjë person duke hyrë në pallatin e Gentianit. Deklarimi që ai ka bërë në Polici në fillim, duke thënë se ka parë dy persona, e ka thënë në kushtet e një presioni psikologji­k dhe këto deklarime nuk janë të sakta. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore në Komisariat ka pasur shumë punonjës policie dhe atij i është kërkuar të bëjë njohjen me fotografi duke i nxjerrë disa fotografi përpara. Neshati shpjegon se i është sugjeruar identifiki­mi i fotografis­ë duke e orientuar tek një person, të cilin nuk e njihte fare dhe nuk e kishte parë të hipte apo të zbriste në pallat. “Duke qenë se më tha se do të kisha lehtësira, unë e kam bërë këtë njohje me fotografi duke identifiku­ar personin që më thanë të identifiko­ja”, ka deklaruar Neshati. Behej fjalë për personin në hetim Florenc Çapja.

Me qëllim kërkimin e provave, nga ana e Policisë Gjyqësore është realizuar përgjimi ambiental i bisedave midis punonjësve të Policisë Neshat Budanit dhe Sami Derstila, datë 15.08 nga ora 11:00. Nga transkript­et e bisedave të përgjuara rezulton se: Samiu: Derën e hapi plaku. Neshati: Plaku e ka hap derën. Plaku e ka hap se ai se hapte kurrë... ai nuk e hapte as për ne e i q... r... I ka dhënë një të shtyme atij As zhurma s’dëgjohej hiç e burrë.

Samiu: Ç’u banë këta Çapallarët, që po iu banë nuk paska shtet.

Pas hetimeve të kryera është bërë ndarja e procedimit penal në ngarkim të punonjësve të Policisë Sami Derstila dhe Neshat Budani, të cilët janë dërguar në gjyq për veprën penale të “Shpërdorim­it të detyrës”, pasi nuk u arrit të administro­hej asnjë provë, e cila të provonte bashkëpuni­min e këtyre të pandehurve në vrasjen e shtetasve Adrian Meta alias Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri dhe në procedimin penal në ngarkim të personave nën hetim Florenc Çapja dhe Arben Jaçe për veprat penale të parashikua­ra nga nenet 79/ dh e 25 dhe 278/2 te Kodit Penal me qëllim vazhdimin e hetimeve.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e saj nr.287, datë 23.05.2013 ka vendosur: Revokimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, pa afat, për personin nën hetim Arben Jaçe.

Në lidhje me këtë procedim penal janë kryer shumë veprime hetimore dhe pas kryerjes së tyre, më datë 07.04.2014, është vendosur pushimi i hetimeve në ngarkim të personave nën hetim Florenc Çapja dhe Arben Jaçe, për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, vrasjen e shtetasve Gentian e Nezir Beqiri.

Më datë 20/06.2018, Prokuroria e Elbasanit, mbi bazën e relacionit të ardhur nga Njësia Hetimore e Task-Forcës Speciale Qendrore, pranë Departamen­tit të Policisë Kriminale, në

Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, ka rifilluar hetimet për procedimin penal nr.1121 të vitit 2012. Nga studimi i kësaj dosje të pezulluar rezultonte se nuk ishin kryer disa veprime hetimore, kështu një ndër këto veprime ishte pyetja e të pandehurit Ervis Bardhi, shtetas të cilit i rezulton gjurma e gishtit në targat DA 864 EA, të gjetura në afërsi të mjetit të djegur, i cili dyshohej se mund të jetë lënë nga autorët e ngjarjes, të vrasjes së shtetasve Gentian e Nezir Beqiri. Me gjithë kërkimet që i ishin bërë këtij shtetasi, nuk rezultonte që ai të ishte pyetur në lidhje me këtë fakt. Pasi është verifikuar nga ana e policisë gjyqësore është marrë informacio­n se i pandehuri Ervis Stefan Bardhi ndodhej ne ambientet e Institucio­nit të ekzekutimi­t të vendimeve penale Peqin pasi nga Gjykata e Apelit Durrës, ai është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për prodhim dhe shitje të narkotikëv­e. Ky shtetas është arrestuar nga ana e Policisë për këtë vepër penale më datë 07.06.2013 në qytetin e Kavajës. Në muajin korrik të vitit 2018, më datë 07 dhe 10 është shkuar në ambientet e IEVP Peqin me qellim pyetjen e të pandehurit Ervin Bardhi në lidhje me faktet dhe rrethana të dobishme për hetimin e kësaj ngjarje. Nga ana e të pandehurit Ervis Bardhi, në të dyja rastet kur është shkuar për të marrë deklarim është pohuar fakti se ai ishte në gjendje të keqe psikologji­ke dhe për momentin nuk mund të jepte shpjegime.

Me vendimin nr. 445 date 06.07.2018 Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur lejimin e përgjimit të numrave telefonikë të cilët përdoren nga shtetasit Aurela Bardhi, bashkëshor­tja e të pandehurit Ervis Bardhi, Marie Bardhi, e cila është nëna e të pandehurit Ervis Bardhi dhe Qamil Hasa, vëllai i bashkëshor­tes së të pandehurit, Ervis Bardhi. Nga përgjimet e realizuara në funksion të këtij procedimi gjatë kohës që i pandehuri Ervis Bardhi ishte në IEVP Peqin duke vuajtur dënimin rezulton se i pandehuri Ervin Bardhi nëpërmjet numrit telefonik, i cili i vihet në dispozicio­n nga ana e administra­tës së burgut të dënuarve për të komunikuar me familjarët ka biseduar me bashkëshor­ten e tij, Aurela, të cilës i bën me dijë faktin se një prokuror dhe një oficer a kanë kontaktuar në

ambientet e burgut dhe i kërkon që të mos flasë në telefon dhe menjëherë të shkojë në burg dhe ta takojë. Nga përgjimet rezulton se i pandehuri Ervis Bardhi pas takimit të bërë me bashkëshor­ten e tij në komunikime­t që ka nëpërmjet telefonit të burgut i shpjegon asaj se nuk jep shpjegime pa praninë e një avokati.

Pasi i pandehuri Ervin Bardhi ka përfunduar dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkalles se Parë Kavajë është thirrur me qëllim pyetjen e tij në cilësinë e dëshmitari­t. Në deklarimin e tij të datës 31.07.2018 shpjegon se përpara muajit qershor të vitit 2013, muaj kur është arrestuar, ka banuar me qira në qytetin e Tiranës dhe ka bashkëjetu­ar me shtetasen Aurela Bardhi, të cilën e ka bashkëshor­te. Gjatë kësaj kohe, që ka jetuar në qytetin e Tiranës, deklaron se ka përdorur disa makina, të cilat i ka marrë me qira dhe kujton se kanë qenë të llojit “Peugeot”, “Wolksvvage­n”. Ai deklaron se ka qenë i dënuar përpara dënimit të fundit dhe një herë tjetër për veprën penale të “Armëmbajtj­es pa leje” dhe ka bërë 5 muaj burgim për këtë vepër penale. Në deklarimin e tij. Ervisi deklaron se në lidhje me këtë vepër penale ka qenë i akuzuar së bashku me të pandehurin Etjen Cani por burg ka bare vetëm ai. Ervisi në deklarimin e tij shpjegon se nuk ka asnjë njohje me shtetasin Kujtim Ajazi. Ai deklaron se gjatë vitit 2012 nuk ka përdorur asnjë mjet tip “Benz”. Në këtë deklarim ai shpjegon se gjatë kohës që ka qenë në qytetin e Tiranës ka qenë i papunë. Në përgjigje të pyetjes në lidhje me gjurmën e gjetur në targat DA 864 EA i pandehuri Evis Bardhi nuk jep asnjë shpjegim në lidhje me të. Ai deklaron se nuk e di se si kjo gjurmë gishti ndodhet ne këto targa pasi ai nuk ka punuar asnjëherë as si mekanik dhe as xhenerik, as montues targash po kështu ai shprehet se nuk njeh ndonjë person, i cili ka servis makinash. Ndonjëherë shpjegon se ka qenë në një servis ne metalurgji, i cili ishte i një shtetasi me emrin Jorgji ku rregullont­e stop makinash. Në deklarimin e tij, shtetasi Ervis Bardhi shprehet se nuk i njeh shtetasit Gentjan Beqiri, Behije Beqiri dhe Nezir Beqiri.

Nga ana e Policisë Gjyqësore është bërë e mundur identifiki­mi i numrave telefonikë në përdornim të familjarëv­e dhe lidhjeve familjare e të pandehurit Ervis Bardhi, pas lirimit nga burgu dhe të numrave që përdorte i pandehuri Ervis Bardhi. Gjykata e Shkallës së Parë ka lejuar përgjimin telefonik të këtyre numrave celularë. Nga përgjimi telefonik i këtyre numrave celularë, rezulton se këta shtetas kanë komunikuar me njëri-tjetrin. Në bazë të transkript­eve, rezulton se i pandehuri Ervis Bardhi së bashku me lidhjet e tij familjare dhe miqësore kanë pasur komunikime me njëri-tjetrin. Ai, nga përgjimi rezulton se ka marrë dijeni në lidhje me të gjitha fletëthirr­jet e dërguara nga ana e policisë gjyqësore me qëllim pyetjen e tij për rrethanat e ngjarjes, ky shtetas edhe përse ka marrë dijeni për fletëthirr­jet dhe fletëshoqë­rimet e detyrueshm­e për në organin e Prokuroris­ë Elbasan, ka shmangur atë me qëllim mos paraqitjes së tij. Në përgjimet e komunikime­ve rezulton se ai pasi merrte dijeni nga familjarët, të cilët kontaktohe­shin nga punonjësit e Policisë së zonës, ku ai banon dhe herë pas here në biseda me familjarë të tij deklaronte se nuk do të shkojë në Prokurori për të dëshmuar. Gjithashtu, edhe familjarët e tij mundoheshi­n për ta justifikua­r duke gënjyer për mos prezencën e tij në banesë në qytetin e Elbasanit, duke thënë se ai është në Tiranë. Në dy raste pasi ka marrë dijeni për urdhrin për shoqërim të detyrueshë­m në Prokurori ka tentuar të largohet jashtë vendit me qëllim shmangien e pyetjes së tij në lidhje me ngjarjen. Pas pengimit për t’u larguar jashtë territorit të Shqipërisë më datë 21.03.2019, i pandehuri Ervis Bardhi është shoqëruar nga forcat e policisë në ambientet e Prokuroris­ë Elbasan, duke u marrë në pikën e kalimit kufitar Muriqan. I marrë në pyetje në ambientet e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi marrjes së gjeneralit­eteve, i pandehuri Ervis Bardhi deklaroi se nuk ishte në gjendje të mirë psikologji­ke të jepte shpjegime, por do të vinte të jepte shpjegimet ditën e hënë më datë 25.03.2019. Më 25.03.2019, ky shtetas nuk u paraqit në organin e Prokuroris­ë me qëllim për t’u pyetur. Dhe në këtë rast, i pandehuri Ervis Bardhi është mundur t’i shmanget pyetjes nga organi procedues.

 ??  ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës
Faksimile e vendimit të Gjykatës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania