Panorama (Albania)

Iljaz pashë Dibra, pse luftoi për të ndaluar copëzimin e Shqipërisë

Ishte njëri nga 14 anëtarët e delegacion­it të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që kërkuan autonominë e Shqipërisë

-

Kanë kaluar shumë vite, por koha nuk i fshin dot nga historia figurat e shquara të kombit; njerëz që lanë gjurmë në kujtesën kombëtare.

Një prej tyre ishe edhe Iljaz Pashë Dibra (Çoku), që edhe mbiemrin e mori nga krahina, të cilën e deshi dhe luftoi. Iljaz Pashë Dibra është një ndër luftëtarët e shquar për mbrojtjen territoria­le të Shqipërisë dhe një ndër organizato­rët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kësaj ngjarje madhore në historinë shqiptare, që rriti vetëdijen shqiptare dhe i hapi udhë pavarësimi­t të vendit.

Iljaz Pashë Dibra lindi në Kllobisht të Dibrës. U bë i njohur me pjesëmarrj­en aktive në luftën e Gjoricës së Dibrës kundër Hajredin Pashës, në vitin 1844. Asokohe, Hajredin Pasha kishte kërkuar nga malësorët dhe popullata e Dibrës me rrethinë që të zbatoheshi­n kudo reformat e Tanzimatit, të vitit 1839. I njohur si autoritet me ndikim në popull dhe dishepull shpirtëror i figurave historike që kishin ngritur krye kundër Portës së Lartë si Ali Pashë Tepelena, Zenel Gjoleka, Tafil Buzi e të tjerë, Iljaz Pashë Dibra në vitin 1861 udhëhoqi forcat dibrane kundër përpjekjev­e malaziase për të shtënë në dorë viset shqiptare të Shkodrës. Është i njohur aktiviteti i tij për mbrojtjen e viseve shqiptare nga pretendime­t sllave, por edhe përpjekja për të krijuar shtetin shqiptar të Katër Vilajeve që përfshinin territoret shqiptare në Ballkan. Iljaz Pashë Dibra, së bashku me Avdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sylejman Vokshin e të tjerë ishte ndër nismëtarët për themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Më 10 qershor të vitit 1878, Iljaz Dibra kryesoi Kuvendin e Përgjithsh­ëm që çoi në themelimin e Lidhjes dhe u zgjodh kryetar i parë saj. Më pas u tërhoq në Dibër dhe atje kryesoi Kuvendin e Dibrës të 1 nëntorit të vitit 1878. Ky kuvend kombëtar i shqiptarëv­e miratoi rezolutën, në të cilën kërkohej krijimi i vilajetit autonom shqiptar. Iljaz Dibra ishte njëri nga të 14 anëtarët e delegacion­it të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilët kishin paraparë t’i drejtohesh­in Sulltanit me kërkesë për autonominë e Shqipërisë. Ai ka kryesuar edhe Kuvendin e Dytë të Dibrës, më 20 tetor të vitit 1880.

Pavarësish­t situatës së komplikuar që po kalonte Shqipëria, Iljaz Pashë Dibra mbrojti idealet e tij deri në fund dhe luftoi për tërësinë territoria­le të Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ?? Iljaz Pashë Dibra
Iljaz Pashë Dibra
 ??  ?? Skicë nga Lidhja e Prizrenit
Skicë nga Lidhja e Prizrenit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania