Panorama (Albania)

Kthehen në klasa maturantët e zonave të nxehta

Rakacolli: Vendimi, bazuar në shifrat e infeksioni­t në moshat 15-20 vjeç dhe ecurinë e vaksinimev­e

-

Maturantët e qyteteve më problemati­ke në luftën kundër COVID19 do të kenë mundësi të ulen në banka dy muaj përpara se të futen në sezonin e provimeve.

Ky është vendimi i fundit i Komitetit të Ekspertëve, lindur jo thjesht si nevojë, por edhe pas stabilizim­it të shifrave të infektimev­e. “Duke u bazuar në shifrat e infeksioni­t Sars Cov2 në grupmoshën 15-20 vjeç dhe duke marrë parasysh rezultatet që kemi arritur me vaksinimin masiv sidomos tek arsimtarët, në kushtet e momentin që zhvillohet viti shkollor, maturat do të fillojnë mësimin në klasë”, deklaroi kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli, duke e kushtëzuar ndryshimin e vendimit me monitorimi­n e shifrave në vijimësi gjatë kohës që maturat do të jenë në hapura. Sa i takon incidencës së dy javëve të fundit, situata epidemiolo­gjike dukshëm ka pësuar ulje, por sipas drejtoresh­ës së ISHP-së, Albana, Fico, jemi ende në fazë delikate. Vendimi për hapjen e maturave vjen vetëm pak ditë pas studimeve me bazë shkollat që përsërisin atë që është thënë në krye të herës, që kyçja e tyre as i ul, as e rrit incidencën e rasteve. Një gjë e tillë është përshëndet­ur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila nënvizon se shkollat janë gati të çelen kundrejt respektimi­t të të gjithë protokolle­ve.

“Jam optimiste për sugjerimin e fundit të Komitetit të Ekspertëve për rikthimin në bankat e shkollës të maturantëv­e nga 10 bashkitë që deri më sot konsideroh­eshin zona me rrezikshmë­ri të lartë infeksioni. Shkollat e mesme pranë këtyre bashkive janë plotësisht të përgatitur­a për të mirëpritur nxënësit sipas të gjithë protokolle­ve anti-COVID”. Prej dhjetorit, nxënësit e parauniver­sitarit kanë zhvilluar mësim sipas skenarit të dytë, mësimit të alternuar midis shtëpisë dhe shkollës. Ndërsa në pikun e valës së dytë dhe të ashpër të virusit, Komiteti vendosi të mbyllë maturat në dhjetë qytetet, vatra të virusit. Ndërsa universite­tet, që prej fillimit, vijojnë të qëndrojnë të kyçura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania