Panorama (Albania)

Rama insiston: Merrni punëtorë nga Bangladesh­i dhe Afganistan­i

“Vetëm 7 ditë është procedura për të marrë punonjës nga vendet e huaja dhe i ke ‘pronto’ e s’dinë as shqip dhe të bëjnë thashethem­e”

-

Në një kohë kur Shqipëria renditet në krye të vendeve ku shtetasit e saj kërkojnë azil ekonomik në vendet e BE-së, madje më tepër edhe se vendet e treta që janë në luftë, Kryeminist­ri Rama insiston që të lejojë në Shqipëri emigrantë për t’i zëvendësua­r.

Dje Kryeminist­ri Rama ishte në një biznes fason në Shkodër ku pronari i biznesit u ankua se nuk gjen punonjës në Shqipëri për t’i punësuar. Ndërkohë, nga ana tjetër, kreu i qeverisë Rama i dha opsionin që sipërmarrë­si të marrë punonjës nga Bangladesh­i apo Afganistan­i. Sipas kreut të qeverisë, ata janë edhe më të mirë, pasi nuk dinë shqip dhe nuk merren me thashethem­e. “Unë e di që kjo është bisedë e rrezikshme për mua, sepse kur e them unë, neve na hidhen në fyt e na thonë se kjo nuk është punë por është skllavëri. Ne kemi kaluar tashmë ligjin e ri për të huajt, që është shumë i thjeshtë. 7 ditë është procedura për të marrë punonjës nga vendet e huaja, nga Bangladesh­i, nga Afganistan­i. Dhe i ke pronto dhe s’dinë as shqip dhe të bëjnë thashethem­e. Kur të mësojnë shqip, ndërroi, se bëjnë thashethem­e”, tha Rama.

AKUZAT Ndërkohë Kryeminist­ri Edi Rama sulmoi dje nga Shkodra Partinë Demokratik­e dhe kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, se mbajnë peng Shkodrën nën luftën antikomuni­ste. Gjatë një takimi elektoral në Shirokë, Rama u shpreh se Bashkia e Shkodrës është një bashki qorre dhe shembulli më drithërues i injorancës dhe prapambetj­es. Teksa e cilësoi Shkodrën qytetin më të pisët në Shqipëri, Rama thekson se kryebashki­akes Ademi nuk i prishet fare terezia që plehrat nuk mblidhen. “Na ka ngec sharra në gozhdë, se këtu është një lloj gozhde që s’ka sharrë që i bën derman. Është një lloj gozhde e ngulur në tru, që e than dhe e than trurin. Ata e kanë mendjen tapë. Nuk dua të shfajësohe­m, se ne kemi borxhe ndaj Shkodrës, e cila është pjesë e pandashme e gravitetit të historisë sonë, kulturës e traditës sonë. Shkodra është një potencial i jashtëzako­nshëm. Nuk kanë më shumë se Shkodra ato qytete që sot janë në proces të pakthyeshë­m transformi­mi, madje ka më shumë Shkodra. Unë jam këtu sot për t’iu thënë shkodranëv­e se nëse duan të na japin mundësinë të shlyejmë borxhet tona, të na japin mbështetje. Për të mbështetur Shkodrën ne u kemi ardhur vërdallë kufijve të vendosur nga një bashki qorre, që është shembulli më drithërues i injorancës, prapambetj­es, inercisë, duke shkuar qorrazi drejt së ardhmes. I kemi ardhur rrotull dhe kemi ndërtuar rrugën Shkodër-Velipojë, një rrugë turistike që ishte një premtim denbabaden i të gjitha herëve që PD-ja ka ardhur këtu për të marrë votën dhe që nuk u ndërtua kurrë. E ndërtuam ne, duke i ardhur rrotull se nuk merrnim dot leje në bashki”, tha Rama. Sipas tij, kryetares së Bashkisë nuk i bëhet vonë se Shkodra është bërë qyteti më i pistë i vendit. “Ata duan ta mbajnë Shkodrën në këtë gjendje. Komunizmi ka vdekur dhe mban peng vetëm Shkodrën, nga këta që e përdorin komunizmin për të marrë peng gjithë Shkodrën. Nuk mundet dot ti të shkosh të votosh, sikur shkon për të bërtitur në stadium ditën e diel, se të hënën dita vazhdon. Dhe kur ti ia jep votën një idioti, je peng i tij. Shkodra ka mbetur peng e një idiotësie prej 30 vitesh, me idenë se po i reziston komunizmit, që ka vdekur dhe që s’ka asnjë shans të ringjallet, por rri gjallë në formën e fantazmës këtu në Shkodër. Nuk i prishet fare terezia asaj kryetares së Bashkisë se çfarë ndodh me plehrat. Shkodra është qyteti më i pistë, ku nuk mblidhen plehrat. Është qyteti me më shumë gropa në vend. Këtu është qytet që ka mbetur ora. Por punët e veta edhe kryetarja e Bashkisë, edhe ata të shpurës së PD-së, që venë e vinë sa këtu, sa në Tiranë për të bërë deputetin e Shkodrës, i kanë në terezi. Lufta që bëjnë sot është prapë për punët e tyre, jo për punët e Shkodrës apo të Shqipërisë”, tha Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania