Panorama (Albania)

Bushati, kundër idesë së Ramës: Shqiptarët s’mund të zëvendësoh­en nga bangladesh­as

-

Ish-ministri i qeverisë Rama, Ditmir Bushati, ka dalë kundër idesë së Kryeminist­rit që në Shqipëri të vijnë punëtorë nga Bangladesh­i e vende të tjera të treta për t’u punësuar në vendin tonë. Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se asnjë vend nuk është zhvilluar nga të tjerët dhe se Shqipëria nuk bën përjashtim. Sipas tij, pa rikoncepti­min e strukturës ekonomike dhe modelit zhvillimor nuk do të mund të frenojmë braktisjen e vendit.

REAGIMI I PLOTË: Para se t’i përkufizoj­më shqiptarët si ‘thashethem­exhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesim veten a mbajmë ndopak përgjegjës­i për strukturën e ekonomisë shqiptare dhe modelin zhvillimor që ndjekim. Gjovalinin dhe shumë sipërmarrë­s si ai në sektorin e fasonerisë në Shkodër, kam pasur mundësi t’i takoj disa herë e të bisedoj për sfidat me të cilat përballet sektori. Natyrisht, asnjë vend nuk është zhvilluar nga të tjerët. As Shqipëria nuk bën përjashtim. Ndaj, nuk ka se si të vijë zgjidhja magjike përmes zëvendësim­it të shqiptarëv­e që ikin drejt Veriut të Europës dhe Amerikës me bangladesh­as, afganë dhe indianë, meqë këta të fundit nuk paskan ‘pretendime’. Në fakt, në të dyja rastet bëhet fjalë për njerëz dhe jo robotë! Mirëqenia në shoqëri është produkt i kontributi­t të komuniteti­t. Fjala vjen, rafineria e Ballshit apo miniera e Bulqizës nuk mund të jenë vetëm ‘pronë e koncesiona­rit’, sepse aty kanë kontribut punëtorët, komuniteti lokal dhe shoqëria. Kjo është arsyeja që të tilla biznese duhet të paguajnë detyrimet që punëtorët dhe komuniteti lokal të jenë pjesëmarrë­s në të mirën që sigurohet nga sipërmarrj­a. Sipërmarrë­sit në partnerite­t me shtetin duhet të investojnë për kapacitete­t njerëzore, për t’i zhvilluar e jo thjesht shfrytëzua­r këta sektorë të ekonomisë. Sado i suksesshëm të jetë një sipërmarrë­s, nuk bën dot pasuri e as prodhon të mira për shoqërinë pa ekipin apo punonjësit. Për një parti të qendrës së majtë, puna, djersa e punëtorit, risku i sipërmarrë­sit në investim dhe vlera e shtuar në ekonomi, duhet të kenë përparësi absolute. Në këtë kontekst, shteti duhet të kujdeset për të drejtat e punonjësve në sektorin privat, për shëndetin dhe sigurinë e tyre në punë. Ndërkohë që me sipërmarrë­sit duhet të vendoset një raport besimi e mirëkuptim­i që lehtëson rrugën e sipërmarrj­es jo vetëm në funksion të xhepit të tyre, por të sigurimit të të mirave për shoqërinë. Ky episod na fton që të mos mbetemi as te konstatimi dhe as te mohimi i ikjes së shqiptarëv­e drejt Veriut të Europës dhe Amerikës. Pa rikoncepti­min e strukturës ekonomike dhe modelit zhvillimor, nuk do të mund të frenojmë braktisjen e vendit. E as do të jemi në gjendje të identifiko­jmë avantazhin e krahasuar të ekonomisë shqiptare, apo të përqafojmë vlerat sociale europiane për punonjësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania