Panorama (Albania)

Instituti i Vjenës: Emigracion­i në rritje, po ikin edhe të arsimuar

“Shqipëria, me largimin më të lartë të trurit në rajon, 40 për qind e emigrantëv­e janë të arsimuar dhe të aftë për punë”

- TIRANEEmig­racioni

është një nga problemet më të mprehta të shoqërisë shqiptare në vitet e tranzicion­it. Gjatë viteve të fundit numri i shqiptarëv­e që kërkojnë një jetë më të mirë jashtë kufijve është rritur ndjeshëm, duke shfaqur në këtë mënyrë edhe problemet me të cilat përballen çdo ditë qytetarët.

Thuajse në çdo studim që publikohet shifrat e largimit të qytetarëve janë në rritje nga viti në vit. Shqetësues­e paraqiten shifrat për largimin e të rinjve duke sjellë jo vetëm zvogëlimin e numrit të popullsisë, por edhe plakjen e saj. Të dhëna të detajuara mbi emigracion­in në vendet e Ballkanit Perëndimor, të analizuara nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombët­are i Vjenës, tregojnë se fenomeni në Shqipëri është i përhapur tek të rinjtë dhe të arsimuarit. Sipas grafikut, në të cilin emigracion­i është analizuar në dy periudha 2012-2014 dhe 2015-2019 rezulton se gjatë katër viteve të fundit, fenomeni është përkeqësua­r sidomos në grupmoshat 20-24 vjeç. Sipas të dhënave që i referohen emigracion­it neto (një nga matjet) gjatë periudhës 2015-2019 ishin larguar nga vendi rreth 18 mijë të rinj në këtë grupmoshë, nga më pak se 10 mijë në periudhën e 2012-2014. Ekspertët e Vjenës vënë re se, në Shqipëri emigrimi i të arsimuarve është në nivele shumë më të larta se në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të tilla si Serbia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova. Ikja e trurit është veçanërish­t e fortë te të rinjtë, sidomos në grupmoshat 15-19 dhe 20-24 vjeç. Por, emigrimi i forcës së aftë të punës në Shqipëri është i lartë edhe në grupmoshat 2529 dhe 30-34 vjeç. Studimi vëren se nga një grup prej 105 mijë emigrantës­h që ikën nga Shqipëria gjatë periudhës 2012-2019, kanë qenë të arsimuar 40,700 persona, ose 40% e totalit të emigrantëv­e. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përjetuan emigrim neto gjatë periudhës dekadës së fundit, por me ndryshime të rëndësishm­e midis vendeve për nga madhësia dhe modeli i moshës. Në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ka migrim neto midis grupeve më të reja dhe kthim ndër grupet e vjetra. Në Malin e Zi, modelet e migrimit neto janë specifike për periudhën dhe priren të kthehen mbrapsht me shpejt. Në Serbi, të gjitha grupet e popullsisë përjetojnë emigrim neto, përveç personave në të 30-at e tyre. Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera, ka emigrim neto midis të gjitha grupeve, por veçanërish­t midis grupeve më të reja. Në përgjithës­i, emigracion­i neto i vlerësuar në rajon ndodh kryesisht midis atyre me arsim të ulët dhe të mesëm, me përjashtim të Shqipërisë dhe Serbisë,

ku emigrojnë të arsimuarit. Në Bosnjë dhe Hercegovin­ë, emigracion­i neto është më i theksuar midis personave me arsim të mesëm, të ndjekur nga të arsimuarit e ulët, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë emigrimi neto është kryesisht në personat me arsim të ulët dhe atyre me mesëm.

 ??  ?? BASHA, DJE TE “LENDINA E LOTEVE” NE KORÇE
BASHA, DJE TE “LENDINA E LOTEVE” NE KORÇE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania