Panorama (Albania)

Meta: Largimi i “trurit” e rinisë, koha të ndalim shpopullim­in

-

Presidenti i Republikës ka ripërsërit­ur për të disatën herë qëndrimin e tij për problemin e madh të largimit të shqiptarëv­e nga vendi. Teksa ka komentuar gjetjet e Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombët­are të Vjenës, kreu i shtetit e ka konsiderua­r largimin e të rinjve dhe trurit, si një plagë të madhe të vendit. Meta thotë se sipas studimi,t fenomeni i shpopullim­it të vendit është shtuar gjatë viteve të fundit. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Presidenti saktëson se largimi i të rinjve, të grupmoshës 2024 vjeç është përkeqësua­r. “Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin. Një tjetër institucio­n prestigjio­z, Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombët­are i Vjenës, bën me dije se fenomeni i shpopullim­it në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësua­r sidomos me largimin e grupmoshav­e 20-24 vjeç”, shkruan Meta. Kreu i shtetit i bën apel institucio­neve shtetërore që të krijojnë shpresë, alternativ­a dhe mundësi për të rinjtë dhe njerëzit e arsimuar për të ndalur largimin e tyre. Presidenti vë në dukje se tani është koha për të ndalur shpopullim­in, duke theksuar se vendi ka nevojë për të “fitim truri” dhe jo “ikje të trurit”. “Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit. Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë. Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativ­a edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokrac­ie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potenciali­n e tyre intelektua­l. Shqipëria ka nevojë për ‘braingain’ dhe jo ‘braindrain’! Koha për të ndalur shpopullim­in është tani!” shkruan Meta. Prej disa muajsh kreu i shtetit ka ndërmarrë një fushatë të gjerë në media për ndalimin e shpopullim­it. Thuajse në çdo dalje publike, Presidenti Meta vë në dukje shifrat e larta të largimit të shqiptarëv­e, veçanërish­t të rinjve të cilat publikohen nga studime ndërkombët­are. Kjo fushatë sipas kreut të shtetit po bëhet për të zvogëluar shifrat e ikjeve, përmes apeleve drejtuar institucio­neve që të krijojnë më shumë mundësi dhe hapësira arsimimi dhe punësimi në vend me qëllim, për të ndalur këtë fatkeqësi kombëtare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania