Panorama (Albania)

Yuri Kim: Do punojmë bashkë për të luftuar korrupsion­in

Raporti i DASH: Mosndëshki­mi i zyrtarëve, si një problem serioz

-

Ambasadorj­a Amerikane Yuri Kim ka komentuar dje raportin e departamen­tit Amerikan të Shtetit mbi korrupsion­in, mungesën e transparen­cës dhe lirive e të drejtave të njeriut. Përmes një postim në “Twitter”, ambasadorj­a Yuri Kim thekson se do të punojë më shumë se kurrë me të gjithë faktorët e rëndësishë­m në Shqipëri në luftën kundër korrupsion­it në të gjitha nivelet, jo vetëm si një prioritet të Shqipërisë, por edhe të SHBA-së, pasi ajo shihet si një çështje me shumë rëndësi për sigurinë globale. Ambasadorj­a Yuri Kim thotë se për SHBA-në, mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut është një nga përparësit­ë më të mëdha dhe si e tillë ajo do të luftojë për të përmirësua­r treguesit e raportit për vitin 2020.”Presidenti Biden dhe sekretari Blinken kanë theksuar përparësin­ë e ripërtërir­ë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftimin e korrupsion­it si një çështje e sigurisë kombëtare dhe globale. SHBA-ja do të punojë më shumë se kurrë me Shqipërinë, qeverinë, opozitën, shoqërinë civile dhe qytetarët e rregullt në ndjekje të këtij prioriteti”, shkruan ambasadorj­a amerikane. Ndërkohë, më herët Ambasada Amerikane, në një postim në rrjetet sociale, thotë se prokurorët në Shqipëri kanë bërë përparim në ndjekjen e rasteve të nivelit të ulët të korrupsion­it, por sërish mbetet shqetësim ky fenomen.”Raporti i Departamen­tit të Shtetit të SHBA-së për të Drejtat e Njeriut për Shqipërinë për vitin 2020, vëren përparim të rëndësishë­m nga prokurorët në ndjekjen e rasteve të nivelit të ulët të korrupsion­it, por shqetësime të vazhdueshm­e mbi korrupsion­in e përhapur, pavarësinë e gjyqësorit, kufizime në lirinë e të shprehurit dhe të medias dhe pandëshkue­shmërinë”, shkruan Ambasada. Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken publikoi dy ditë më parë raportin e DASH për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020 duke evidentuar edhe situatën në Shqipëri, ku në vendin tonë evidentont­e si një problem serioz mosndëshki­min e zyrtarëve të korruptuar.

GJETJET E RAPORTIT Ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe ndalon që individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, parlamenta­rë, ose në qeveri apo në pozicione shtetërore, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive, thuhet në raport. Korrupsion­i ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, dhe zyrtarët shpesh përfshihes­hin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Shembujt përfshijnë një kandidat për kryetar bashkie në vitin 2019 i dënuar më parë për trafik droge. Mosndëshki­mi mbeti një problem serioz pasi, “Ndjekja penale, dhe veçanërish­t dënimi, i zyrtarëve që kryen abuzime ishin sporadike dhe jo të vazhdueshm­e. Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshi­n ndjekjes penale”.

 ??  ?? Ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim
Ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania