Panorama (Albania)

“Gentiani ruhej, familjarë të fisit Çapja mund ta vrisnin”

“Në shtëpi vinin shpesh Etjen Cani dhe Lorenc Sklilja”

- ELBASAN Gentjan Beqiri Nezir Beqiri

Me qëllim hetimin e kësaj ngjarjeje është rimarrë deklarim shtetases Behije Arapi, e cila në deklaratën e saj ka shpjeguar kronologji­në e ndodhjes së vrasjes së dyfishtë.

Ajo shpjegon se ka dale atë ditë në mëngjes me qëllim për të bërë pazarin. Në banesë ka lënë burrin e saj Nezirin dhe djalin e saj, Gentian Beqirin. Ajo shpjegon se kur ka dalë, dera e shtëpisë ka qenë e mbyllur për brenda me shul nga burri i saj Neziri, për këtë ajo shpjegon se është shumë e sigurt pasi kjo gjë sipas saj bëhej me qëllim që të ruhej Gentiani nga hasmëritë, pasi sipas saj familjarë të fisi Çapja mund ta vrisnin. Në dëshminë e saj ajo shpjegon se dera nuk u hapej kurrë personave të panjohur prej tyre. Ata përpara se të hapnin derën bënin konstatimi­n dhe pasi bindeshin që personi ishte i njohuri tyre bënin hapjen e derës. Sipas saj, dera e tyre nuk qëndronte e hapur për rrethanat e përmendura më lart. Ajo deklaron se në banesën e tyre gjatë kohës që Gentiani ishte me masën e sigurimit “Arrest shtëpiak” si i dyshuar si njëri prej autorëve të vrasjes se shtetasit Sokol Çapja, në banesë shpesh ka shkuar i pandehuri Etjen Cani dhe shtetasi Lorenc Skilja, to dy banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasan. Ajo deklaron se Etjeni dhe Lorenci shkonin pothuajse çdo ditë tek Gentiani, dhe këtyre personave dera u hapej sa herë që ata trokisnin. Ajo deklaron se ata ishin bërë si të shtëpisë. Në dëshminë e saj ajo hedh dyshime se bashkëpunë­torë në këtë ngjarje janë shtetasit Etjen Cani dhe Lorene Skilja, për faktin se nuk kishte mundësi të futej në banesë te Gentiani ditën e vrasjes asnjë person i panjohur, pasi dera hapej pasi ishin të bindur se personi ishte i njohuri i tyre. Ajo deklaron se shtetasit Etjen Cani dhe Lorenc Skilja nuk kishin shkuar në varrimin e Gentjanit pas ngjarjes dhe as nuk kishin shkuar për drekë sipas zakonit dhe kjo i kishte bërë përshtypje që në momentet e para. Ajo dyshon se dera është hapur, pasi personi qe ka trokitur është identifiku­ar si i njohur nga bashkëshor­ti i saj. Këtë fakt ajo e lidh me fakti që dera e banesës ka qenë e padëmtuar pas ngjarjes, pra nuk është hapur me forcë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania