Panorama (Albania)

Enkeleida Hoxha, në kërkim të lirimit nga burgu

Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën për herë të katërt

-

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokuroris­ë Krujë, Bujar Memia.

Sipas KLP-së, shkarkimi i prokurorit është bërë me dhjetë vota pro dhe një kundër, ndërsa Memia u akuzua se nuk ka vepruar pas lirimit nga burgu të Hekuran Billës. Gjatë hetimit, ILD-ja ka kërkuar që në fillim shkarkimin e prokurorit të Krujës, duke argumentua­r se ka mbajtur qëndrime të dyshimta duke rënë dakord me lirimin e Billës nga Gjykata e Krujës. Inspektora­ti i Lartë i Drejtësisë është shprehur në raportin e tij se prokurori Bujar Memia mund të kishte apeluar lirimin e Billës, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, kështu prokurori ka shkelur ligjin penal për sa kohë nuk ka apeluar në një gjykatë më të lartë. Kërkesa e ILD-së për shkarkim nga detyra u kundërshtu­a më herët nga prokurori Memia dhe përfaqësue­sit e tij ligjorë, të cilët ndër të tjera sollën në vëmendje të Këshillit se vendimet për lirimet e të dënuarve nuk kishin sjellë pasoja, pasi ata nuk kishin kryer asnjë veprim të paligjshëm, si dhe theksuan se qëllimi i dënimit është rehabiliti­mi dhe riintegrim­i në shoqëri. KËRKESA E ILD-SË Inspektori i Lartë i Drejtësisë më datë 16 mars i kërkoi

Ish-gjyqtarja e Gjykatës së Krujës Enkeleida Hoxha, e arrestuar për korrupsion, vijon betejën për të lënë qelinë dhe të bashkohet me familjen e saj. Për të katërtën herë Hoxha ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Apelit kërkesën për zëvendësim mase të sigurisë nga “Arrest me burg”, në të cilën ndodhet, në një masë me të butë. Në kërkesën e cila u shqyrtua ditën e djeshme, Hoxha shpreh të njëjtën arsye se pse duhet të lirohet nga burgu. Shkak janë fëmijët e saj dhe prindërit e moshuar, të cilët janë të paaftë për t’u kujdesur për djalin e sëmurë të gjyqtares, për shkak të moshës së tyre të thyer. Mirëpo, kërkesa e gjyqtares së arrestuar për korrupsion sërish nuk u mor parasysh nga kolegët e saj në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, të cilët e kanë rrëzuar kërkesën e Hoxhës, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg”. Këshilli i Lartë Gjyqësor dy

Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës Bujar Memia lidhur me qëndrimin e tij pasiv ndaj vendimit të gjykatës për lirimin me kusht të të dënuarit Hekuran Billa, i cili u ekzekutua më 11 qershor javë më parë ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha. Ndaj saj, më parë nisi procedim disiplinor Inspektori i Lartë i Drejtësisë, për shkak të lirimeve të të dënuarve të vitit 2020. “Pasiviteti dhe mosveprimi i prokurorit për të kontrollua­r ligjshmëri­në e kësaj vendimmarr­jeje ndikoi në uljen e besimit publik te sistemi gjyqësor dhe nxiti hakmarrjen ndaj të dënuarit”, thuhet në kërkesën e ILD-së për krime të rënda.

AKUZA Në saj të përgjimeve nga hetimet e SPAK, gjykatësja Enkeleida Hoxha del se është përfshirë në një aferë korruptive dorëzuar në KLP. Billa, i cili ishte dënuar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar, u vra në një atentat pak kohë pasi u la i lirë nga Gjykata e Krujës. Për të njëjtën çështje është duke u gjykuar nga KLGJ-ja kërkesa e ILD-së për shkarkimin bashkë me avokatin Aldo Tabaku dhe punonjës të tjerë të gjykatës. Një skemë e mirëfilltë kriminale në Gjykatën e Krujës për të liruar të burgosurit kundrejt miliona eurove. E kthyer në simbolin e gjyqtarëve që hapin dyert e burgut për të dënuarit e përjetshëm, Enkeleida Hoxha ra në “duart” e SPAK-ut së bashku me nëntë persona të tjerë, që në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin po tentonin të hapnin dyert e qelive për një tjetër të dënuar në Fushë-Krujë. Gjyqtarja, eksperti mjeko-ligjor, avokati, kryesekret­arja e gjykatës dhe familjarët e të dënuarit Saimir Petani, u bënë bashkë me qëllimin për t’i zbutur atij dënimin. Duke shfrytëzua­r afrimiteti­n me Enkeleida Hoxhën, avokati Aldo Tabaku, sipas përgjimeve të SPAK-ut, del se ka ndikuar te gjyqtarja Hoxha, e cila nën këtë influencë i zbriti të dënuarit 6 muaj burgim, për shumën e 6 mijë eurove. nga detyra të gjyqtares Enkeleida Hoxha, e cila vendosi lirimin me kusht të Hekuran Billës, i dënuar me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar për një vrasje të kryer në 2006ën. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, parashtroi gjatë seancës plenare të zhvilluar dy javë më parë online nga KLP-ja, argumentet e hetimit disiplinor të nisur ndaj prokurorit Memia. Metani ka shpjeguar se pas verifikimi­t të fakteve të bëra publike në media për vrasjen e Hekuran Billës në qershor të 2020-ës, një muaj më vonë ka urdhëruar nisjen e hetimit me iniciativë ndaj prokurorit Memia për “Shkelje të rënda profesiona­le që diskredito­jnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës”. Metani konstaton se Memia, në mënyrë të pajustifik­uar, nuk ka përmbushur detyrën gjatë dhe pas gjykimit për lirimin me kusht të Hekuran Billës, që kanë sjellë përfitim të padrejtë dhe në kundërshti­m me ligjin për palët në proces. Sipas ILD-së, Memia nuk ka respektuar ligjin material dhe atë procedural penal në mënyrë të vazhduar. “Këto veprime/ mosveprime të tij janë kryer në mënyrë të drejtpërdr­ejtë, të vazhduar, të vullnetshm­e dhe të pajustifik­uar në 4 procese gjyqësore”, është shprehur ILD-ja. Sipas Metanit, ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e prokurorit Memia ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë; ka cenuar besimin e prestigjit jo vetëm të gjykatës, por dhe të prokuroris­ë, duke cenuar besimin e publikut te drejtësia.

 ??  ?? Ish-gjyqtarja Enkeleida Hoxha
Ish-gjyqtarja Enkeleida Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania