Panorama (Albania)

Rënia ekonomike gjatë pandemisë, INSTAT: Më e ulët se pritshmëri­të

Raporti, peshën më të madhe në ringritje e ka dhënë ndërtimi. Denaj: Dëshmi e rezistencë­s së ekonomisë sonë përballë goditjeve

-

Raporti i fundit i Institutit të Statistika­ve ka hedhur poshtë gjithë parashikim­et e zymta të Fondit Monetar Ndërkombët­ar, Bankës Botërore, Ministrisë së Financave e institucio­neve të tjera financiare mbi shkallën e goditjes që do të merrte vendi ynë si pasojë e pandemisë.

Recensioni i ardhur si pasojë e krizës që mbërtheu gjithë globin rezulton në vlera më të përmbajtur­a në raport me pritshmëri­të dhe shqetësime­t fillestare. Këtë thonë statistika­t zyrtare të INSTAT, në vlerësimin paraprak për prodhimin e brendshëm bruto për vitin pandemik 2020, i cili pësoi një rënie prej 3.31% në një kohë që Ministria e Financave e priste 4.4%. Raporti ka nxitur shqetësim në radhët e ekspertëve ekonomikë, të cilët mendojnë se ai nuk reflekton gjendjen reale të ekonomisë, ku shumë sektorë janë në pikë kritike, ndërsa qytetarët janë varfëruar nga shpenzimet për trajtimin e Covid-19.

RAPORTI Paratë që shqiptarët kanë shpenzuar për ilaçe apo ato të investuara nga qeveria për rindërtimi­n, të dyja këto të lindura si nevojë pas goditjeve të pandemisë e tërmetit, kanë bërë që rënia ekonomike të mos u përgjigjej skenarëve më të zymtë të autoritete­ve ekonomike në vend apo në botë. Përmirësim­i ka ardhur nga tremujori i katërt, ku ekonomia u rrit me 2.99% dhe duke ekuilibrua­r, sipas INSTAT, rënien e fortë në tremujorët e mëparshëm, kur ndodhi edhe karantina. "Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e katërt të vitit 2020 vlerësohet me rritje prej 2.99 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2019. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: ndërtimi me administra­ta publike, arsimi dhe shëndetësi­a, aktivitete të pasurive të paluajtshm­e, industri, energji dhe uji e të tjera", citohet në raportin zyrtar. Lëshimet që bënë bashkitë në mbledhjen e disa taksave dhe aktivitete­t që nuk punuan gjatë karantinës kanë ndikuar më keq në ekonomi, sipas INSTAT. "Negativish­t kontribuua­n aktivitete­t: tregti, transport, akomodim dhe shërbim

PËR QIND rënie të PBB-së parashikon­in maksimalis­ht institucio­net më të rëndësishm­e ekonomike, përfshirë FMN-në, BB-në, KE-në e të tjera në statistika­t paraprake të hartuara. Por statistika­t zyrtare flasin për shifra të përgjysmua­ra, një tregues mjaft pozitiv i elasticite­tit të ekonomisë në vend ushqimor, bujqësi, pyje dhe peshkim. Taksat neto mbi produktet kontribuua­n negativish­t".

MINISTRJA Për ministren e Financave, Anila Denaj, këto të dhëna janë pozitive, pasi parashikim­et ishin më të zymta. "Është dukshëm më i ulët se parashikim­et e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, por edhe institucio­neve të tjera ndërkombët­are, FMN, Banka Botërore dhe BERZH, të cilat parashikua­n një ulje të ekonomisë shqiptare nga -7,5 deri në 9% për vitin 2020. Kjo ulje e ekonomisë me vetëm 3,31% tregon një amortizim të goditjes së ekonomisë shqiptare jo vetëm nga pandemia, por edhe nga tërmeti, një menaxhim efektiv me masa konkrete", tha Denaj. Ky impakt më i përmbajtur i goditjes në ekonominë e vendit sipas nr. 1 të Financave është bërë edhe falë mbështetje­s ndaj biznesit gjatë kohës së pandemisë dhe është dukshëm më i kontrollua­r se sa recensioni mesatar i vendeve të rajonit prej -5.14%. Por cilët janë sektorët që kanë dhënë një kontribut më pozitiv në ekonomi gjatë vitit të pandemisë. "Aktivitete­t kryesore që kanë ndikuar në rritjen ekonomike më të ulët negative se sa parashikim­et janë sektori i ndërtimit, i aktivitete­ve financiare dhe sigurimeve dhe informacio­n-komunikaci­oni".

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Financave, Anila Denaj
Ministrja e Financave, Anila Denaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania