Panorama (Albania)

DETAJE TË TESTIT

-

Testimi do të hartohet me pyetje që do jenë kombinim i alternativ­ave, pyetjeve me përgjigje, me kombinime e shumë lloje të tjera. Për një shikim më të thelluar të çështjeve ku do bazohet provimi kombëtar, mësuesit, por edhe nxënësit, mund të gjejnë lehtësisht programin orientues në faqen zyrtare të IZHA-s (Instituti i Zhvillimit të Arsimit). në përfundim të ciklit të fillores. Sa i takon vlerësimit të përgjigjev­e të nxënësve, do të bëhet me pikë, të cilat do të ekuivalent­ohen me notë, ku vlerësimi maksimal i testit është 50 pikë. Urdhri i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit parashikon procedura të rrepta, të ngjashme me testimin e Lirimit dhe të Maturës. Testimi është i ndarë në tri pjesë, ku pjesën më të madhe e zënë pyetjet nga gjuha shqipe e matematika, përkatësis­ht 45% dhe 35% të pyetjeve, ndërsa një përqindje e vogël përbëhet me pyetje nga dituria e natyrës, lëndë e cila përmbledh dije nga integrimi i lëndëve që vendosin bazat e studimit të natyrës: biologji, kimi, fizikë dhe gjeografi. Në brendësi të këtyre pjesëve ka disa dije apo kompetenca, që duhet të zotërojnë nxënësit e klasave të pesta për secilën lëndë. Te gjuha shqipe do të ketë pyetje që tentojnë të kuptojnë nivelin e të kuptuarit të teksteve letrare dhe joletrare, të shkruarit si dhe përdorimin e drejtë të gjuhës. Ndërsa në matematikë do të ketë pyetje nga numri, matjet, gjeometria, algjebra e funksioni si dhe statistika e probabilit­eti. Pjesa e tretë, por jo më pak e rëndësishm­e pasi përmban 20% të pikëve, përbëhet me pyetje nga diversitet­i, ndërveprim­et, sistemet, ciklet dhe energjia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania