Panorama (Albania)

Blinken i kërkon Vuçiçit që Serbia të njohë Kosovën

Vuçiç: Pa llogaritur njohjen, letra nga Blinken ishte e mirë

- Alexey Navalny

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i dërgoi një letër Presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në të cilën ai ka shkruar me dorë një mesazh të veçantë nën pjesën zyrtare të letrës, që në fakt ishte pjesa më e rëndësishm­e e saj.

Në atë shkrim raportohet se ai i kërkoi Presidenti­t Vuçiç njohjen reciproke me Kosovën, sipas gazetës “Novosti”. “SHBA-ja është e përkushtua­r për marrëdhëni­et tona afatgjata. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratik­e, të qëndrueshm­e, prosperues­e dhe demokratik­e në hapat drejt anëtarësim­it në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shohë Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse të përqendrua­r në njohjen reciproke”, shkruan Blinken në letrën dërguar Vuçiçit. “Unë i mbaj ndërmend plotësisht bisedat tona të mira dhe po pres me padurim rinovimin e tyre”, shkruan Blinken me stilolaps në fund të letrës, e cila u dërgua më 23 shkurt, si përgjigje falënderim­i për Vuçiç ndaj urimit të Presidenti­t të Serbisë për emërimin si Sekretar i Shtetit. Letrën nga Blinken, Vuçiç e zbuloi një ditë më parë, duke vlerësuar se “duke mos llogaritur historinë e njohjes reciproke me Kosovën”, mesazhi ishte “kuptimplot­ë dhe i mirë” në të gjitha aspektet e tjera, për të cilat ai e falënderoi Blinken. “Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishë­m në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpuni­min tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishë­m”, tha Vuçiç. Në shkurt, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i kujtoi Presidenti­t serb qëllimin e Amerikës për dialogun Kosovë–Serbi, praktikish­t njohjen reciproke.

Në çdo dalje publike dhe politike Vuçiç e ka kundërshtu­ar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Një gjë të tillë bëri edhe në fjalimin e tij të fundit përpara Parlamenti­t Europian. Vuçiç kërkon pakt me Kosovën, por nuk pranon “që Serbia të japë pa marrë asgjë në këmbim, ndërsa një palë (Kosova) fiton gjithçka”. Bisedimet mes Kosovës e Serbisë kanë ngecur në pritje të zgjedhjes së plotë të institucio­neve të reja në Kosovë dhe vendimit të Kryeminist­rit të ri, Albin

Kurti, se nuk do të nisë të bisedojë me palën serbe, pas katër kushteve të vendosura prej tij për uljen në të njëjtën tryezë me përfaqësue­sit e Serbisë, kushte të cilat, për të qenë realistë, janë të merituara për Kosovën, por shumë të vështira për t’u pranuar nga Serbia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania