Panorama (Albania)

“Ambasada në Jerusalem, çështje e kryer”, kryediplom­atja e Kosovës në mediat e botës

-

Mediat botërore kanë shkruar mbi deklaratën e kryediplom­ates së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila e ka cilësuar çështje të kryer lokacionin e Ambasadës së Kosovës në Izrael, pra në Jerusalem, sipas marrëveshj­es së nënshkruar në SHBA. Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press” e gazeta prestigjio­ze amerikane “The “Washington Post” kanë raportuar për këtë. Ministrja e Jashtme Donika Gervalla u pyet gjatë një interviste në lidhje me presionin që Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka ushtruar mbi qeverinë e re të Kosovës për ta rishikuar hapjen e Ambasadës në Jerusalem. “Kam përshëndet­ur njohjen diplomatik­e nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës sonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’u hymë aventurave diplomatik­e për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, tha Gërvalla në “Kallxo.com”. Gervalla shtoi se Kosova dëshiron t’i forcojë lidhjet me Izraelin, por gjithashtu dëshiron të ketë “miqësi të mirë, raporte të mira me autoritete­t palestinez­e”.

Kosova vendosi zyrtarisht lidhje diplomatik­e me Izraelin më 1 shkurt dhe në fillim të marsit u bë vendi i parë europian dhe i pari me shumicë myslimane që vendosi ambasadë në pjesën perëndimor­e të Jerusalemi­t, shkruajnë “AP” dhe “WP”. Lëvizjet pasuan një takim të Shtëpisë së Bardhë ku ish-Kryeminist­ri i Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në shtator me në atë kohë Presidenti­n e SHBA-së, Donald Trump dhe Presidenti­n serb, Aleksandar Vuçiç. Shtetet e Bashkuara dhe Guatemala janë të vetmet vende të tjera që kanë ambasada në Jerusalem. Shumica e kombeve i kanë ambasadat e tyre në Izrael me seli në Tel-Aviv. Presidenti Erdogan, në një letër urimi për Kryeminist­rin Albin Kurti pasi ai mori detyrën javën e kaluar, i kërkoi ta rishikojë vendimin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania