Panorama (Albania)

Vuan me San Marinon, Manaj-Uzuni ngjisin Shqipërinë në pod

Beratasi dhe Roshi ndryshojnë lojën, kuqezinjtë lënë pas Poloninë

- OLSI TUJANI

Shqipëria merr 3 pikët e radhës në San Marino dhe në bazë të kalendarit, ngjitet e treta duke lënë Poloninë pas.

Një pjesë e parë standard, me skemën 3-5-2, pa shpejtësi, pa fantazi, pa forcë sulmuese dhe rreziqe konkrete. Ndërsa në të dytën, Uzuni dhe Roshi i sollën tjetër fytyrë skuadrës sonë kuqezi. Ishte Manaj që gjeti golin e parë me kokë në minutën e 63-të pas asistit të Uzunit, ndërsa ky i fundit vulos fitoren 0-2 me devijim në të 85’-tën. TAKTIKË STANDARDE

Edi Reja vijon me formatin standard 3-5-2, kur edhe dy anësorët janë Hysaj dhe Lenjani, lojtarë tipikë me tipare mbrojtëse, pavarësish­t se përballë është skuadra e vendit të fundit në FIFA. Gjimshiti, Veseli kanë në krah të rikthyerin pas më se dy vitesh, Ajetin në qendër. Përpara tyre, Ramadani në qendër dhe Bare majtas e Laçi djathtas. Broja dhe Manaj në sulm, por që furnizohen shumë pak. Përballë është San Marino, që mbrohet me forca të shumta dhe asnjëherë e rrezikshme mbi vijën e mesit të fushës.

PJESA E PARË Shqipëri e ngadaltë. Skuadra kuqezi ka gjithçka në kontroll, zotërimin e topit dhe iniciativa­t për të ndërtuar, por kuqezinjtë mbajnë topin më tepër sesa duhet në këmbë, janë shumë të ngadaltë në veprime dhe ndërtojnë pak për të furnizuar dyshen Broja-Manaj. Manovra në ndërtim e skuadrës sonë është shpesh e pakuptuesh­me, përveçse shumë e lexueshme për pikën e vetme të pasimit që gjendet gjithmonë te lojtari pas shpinës dhe jo me vertikaliz­im përpara. Duhet të kalojnë 14 minuta që Bare dhe Manaj, me kombinime të bukura nga e majta, nxjerrin në moment goditjeje Hysajn, në hyrje të zonës që dërgon të parën tentativë në kuadratin e portierit Benedetini. Minutat kalojnë dhe Shqipëria bën shumë pak. Në të 25’-tën Qazim Laçi ka të vetmen mundësi që të gjuajë nga jashtë zonës, por mbi tra. Refreni është i njëjtë, Gjimshiti mundohet të hapë lojën nga e majta në të djathtë, por Ramadani dhe Laçi para tij nuk bëjnë si duhet filtrimin për të furnizuar dyshen BrojaManaj. Ky i fundit provon nga një goditje dënimi, por vetëm forcë dhe përplasje në mur. Lenjani hedh krosimet më të sakta nga e majta, por në dy raste dalin Hysaj dhe Laçi në pozicion goditës, që nuk fitojnë dot duelin në ajër. Ky fraksion mbyllet me rrjeta të paprekura...

PJESA E DYTË Reja e kupton për vetëm 40 sekonda që çoi dëm pjesën e parë me zgjedhjet që kish bërë. Kaq sekonda dhe Uzuni i sapofutur bashkë me Roshin në vend të Brojës dhe Ramadanit gjuan drejt portën me rastin e parë të rrezikshëm. U deshën 61 minuta deri në tentativën e parë në portë për Strakoshën, një gjuajtje qendrore në duart e gardianit kuqezi. Pak minuta më vonë, Hysaj dhe Roshi kanë një tentativë, pa ia dalë. Në të 63’-tën Uzuni asiston me një krosim të saktë dhe Rei Manaj në qendër me kokë shënon. Më në fund Shqipëria zhbllokohe­t dhe kalon në avantazh. Më tej Uzuni dhe Ramadani bëjnë tentativat e radhës, por i pari ndalet nga portieri dhe i dyti gjuan keq mbi tra. Shqipëria ndryshon marsh, bëhet më sulmuese e më e rrezikshme. Manaj dhe Hysaj do të godasin shtyllën, por i pari në pozicion jashtë loje, ndërsa kapiteni vërtet i pafat. Goli i dytë vjen sërish me ndihmën e traversës. Gjimshiti godet me kokë dhe sfera ndalet në traversë, më pas është një tentativë drejt portës që devijohet nga Uzuni, i cili gjen golin e dytë me Kombëtaren.

Shqipëria siguron 3 pikët e radhës dhe i gëzohet përkohësis­ht kalendarit, pasi lë pas Poloninë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania