Panorama (Albania)

PER 16 KATEGORI

Zbardhet vendimi, 2.7% shtesëpërp­ensionistë­t

-

Qeveria miratoi dje indeksimin e pensioneve. Gazeta zbardh vendimin me të gjitha kategoritë që nga 1 prilli do të marrin 2.7 për qind më shumë pension mujor. Si ndahen 24 milionë USD

Qeveria ka miratuar dje vendimin për rritjen me 2.7 për qind të pensioneve. Por më shumë sesa rritje, shtesa që do të përfitojnë pensionist­ët është veçse indeksim i diktuar nga norma e inflacioni­t.

KATEGORITË Shtesa me 2.7 për qind do të aplikohet për pensionet e plota, ato të pjesshme dhe të reduktuara, pensionet familjare, të posaçme, të invalidite­tit, pensionet e ish-ushtarakëv­e, profesorëv­e etj. Janë mbi 670 mijë pensionist­ë në skemë që do të përfitojnë nga ky vendim, i cili hyn në fuqi në 1 prill. Rritja do të aplikohet edhe për ata që dalin rishtazi në pension me kushtin që data e fillimit të pensionit të jetë deri në fund të këtij muaji. Por si do të reflektohe­t kjo shtesë në masën e përfitimit? Konkretish­t pas datës 1 prill, kur nis të aplikohet edhe rritja, pensioni bazë minimal për pensionet e pleqërisë, invalidite­tit dhe ato familjare 14 069 lekë që është, bëhet 14 448 lekë, pra do të rritet me rreth 380 lekë në muaj. Ndërsa ai maksimal nga 28 139 bëhet 28 898 lekë, pra rritet me 760 lekë në muaj. Shtesë do të kenë edhe ata të cilët nuk kanë mbushur vitet kontribute­ve dhe iu është lidhur pension social. Në total vlera e përfitimit për këta pensionist­ë do të rritet me 206 lekë, duke shkuar 7843 lekë në muaj. EFEKTET FINANCIARE

Fondi i vënë në dispozicio­n për të përballuar këtë indeksim është 2.4 miliardë lekë, ose rreth 24 milionë dollarë. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.4.2021. Çka do të thotë se bashkë me pensionin për muajin prill, pensionist­ët do të mund të tërheqin edhe shtesën. Kujtojmë që reforma e pensioneve e zyrtarizua­r prej janarit të 2015-ës nuk parashikon rritje, por vetëm indeksim. Ligji i ri ndryshoi në thelb edhe mënyrën e llogaritje­s së pensioneve, duke iu dhënë rëndësi kontribute­ve të derdhura ndër vite. Në vitin 2021, për të marrë atë që quhet pension maksimal, si burrat dhe gratë, duhet të kenë 37 vite e 4 muaj vjetërsi në punë.

Ndërsa mosha e daljes në pension për burrat këtë vit është 65 vjeç dhe do të vazhdojë të jetë po kaq deri në vitin 2032, ndërsa për gratë nga viti 2015 mosha e daljes në pension rritet me dy muaj në vit, këtë vit është 61 vjeç e 2 muaj, ndërsa vitin e ardhshëm do të jetë 61 vjeç e 4 muaj. Në dispozitat ligjore është parashikua­r që në vitin 2044 mosha e daljes në pension për gratë të jetë 65 vjeç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania