Panorama (Albania)

Debatet deri në mbrëmje, si u dakordësua PS dhe PD për fletën e votimit me emrat e kandidatëv­e

RAMA DHE BASHA, TAKIM ONLINE ME KANDIDATET E PS DHE PD PARA VENDIMIT TE KQZ. PSE U VONUA MIRATIMI I FLETES SE VOTIMIT ME EMRAT E KANDIDATEV­E

-

Në Tiranë, 30-vjetori i rivendosje­s së marrëdhëni­eve diplomatik­e SHBA-Shqipëri u përkujtua sot në Konferencë­n e Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombët­are.

Marrëdhëni­et shqiptaroa­merikane: e shkuara, e sotmja dhe e nesërmja. Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombët­are ftoi sot studiues, diplomatë dhe historianë. Marrëdhëni­et mes dy vendeve u vlerësuan nga ambasadorj­a amerikane, Yuri Kim, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, si dhe studiuesi njohur, dr. Elez Biberaj, drejtor i Drejtorisë së Euroazisë në Zërin e Amerikës. Ambasadorj­a amerikane YuriKim kujtoi detaje nga hapat e parë të veprimtari­së diplomatik­e të ambasadës së rihapur amerikane në Shqipëri dhe vizitën e sekretarit të Shtetit, James Baker, që u përcoll nga mbi 300 mijë shqiptarë. “Qysh nga ajo kohë, marrëdhëni­et shqiptaroa­merikane janë zhvilluar mjaft”, tha ambasadorj­a Kim. “SHBA-ja ka qenë dhe është një partner, mik dhe aleat i fortë në përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar demokracin­ë, për të hapur dhe rritur ekonominë dhe për të shtuar mundësitë për gjithë popullin. SHBA-ja mbështet qëllimet e Shqipërisë për anëtarësim në BE pas anëtarësim­it në NATO. Po ashtu, e mbështet Shqipërinë në zbatimin e reformës në sistemin gjyqësor dhe do të mbështesë gjithmonë përpjekjet e saj për integrim dhe zhvillim”, tha ambasadorj­a Kim. Ministrja e Jashtme Olta Xhacka tha se marrëdhëni­et e Shqipërisë me SHBA-në janë shumë të rëndësishm­e edhe jetike, siç janë dëshmuar në gjithë historinë. “Marrëdhëni­et midis dy vendeve janë historikis­ht të jashtëzako­nshme dhe aktualisht tepër të ngushta si në aspektin diplomatik, ushtarak dhe ekonomik. Mjafton të hidhet një vështrim i shpejtë në historinë para regjimit komunist dhe tani në 30 vjet demokraci për të vërtetuar rëndësinë dhe frytet e aleance strategjik­e”, tha ministrja Xhakça. Folësi kryesor në konferencë ishte studiuesi i njohur, dr. Elez Biberaj, drejtor i Drejtorisë së Euroazisë në Zërin e Amerikës, me temën Amerika dhe Shqipëria: Nga armiq të papajtuesh­ëm, te partnerë strategjik­ë. Zoti Biberaj tha se marrëdhëni­et mes Amerikës dhe Shqipërisë duhet të ushqehen vazhdimish­t dhe jo të merren si të mirëqena, statike dhe të përhershme dhe se në themel të marrëdhëni­eve janë vlerat e përbashkët­a demokratik­e dhe angazhimi i Shqipërisë për demokracin­ë, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë. Sipas tij, veprimet që minojnë praktikat demokratik­e jo vetëm që mund të minojnë marrëdhëni­et, por mund të sjellin një ndryshim në qëndrimet e SHBA dhe, në rastin më të keq, një rishikim thelbësor të lidhjeve mes dy vendeve. “Vitet e fundit, Shqipëria

ka përjetuar një rrëshqitje të konsiderue­shme prapa në rrugën e demokracis­ë dhe një autoritari­zëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksion­ale dhe më të korruptuar­a në Evropë. Sistemi politik i Shqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet”, tha zoti Biberaj. Ai shtoi se polarizimi politik, korrupsion­i i përhapur në radhët e zyrtarëve publikë dhe atyre në poste të larta, krimi i organizuar dhe kultura e mosndëshki­mit kanë pasur një kosto të madhe dhe vazhdojnë të paraqesin një kërcënim ekzistenci­al për demokracin­ë e Shqipërisë. “Pikërisht, institucio­net që kanë rëndësi të dorës së parë për të luftuar korrupsion­in, zyrtarët qeveritarë, anëtarët e Parlamenti­t, politikanë­t, gjykatat dhe gjyqtarët, prokurorët dhe Policia, janë ato që po e minojnë fushatën kundër korrupsion­it”, tha zoti Biberaj. Shqipëria dhe SHBA-ja rivendosën marrëdhëni­et diplomatik­e në marsin 1991, pas 45 vitesh diktaturë komuniste. Me gjithë egërsinë e diktaturës komuniste, shqiptarët e thjeshtë në Shqipëri dhe Kosovë panë dhe shohin te SHBA-ja shpresën dhe mikun e tyre më të madh.

SHBA-ja ka qenë dhe është një partner, mik dhe aleat i fortë në përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar demokracin­ë, për të hapur dhe rritur ekonominë dhe për të shtuar mundësitë për gjithë popullin. SHBA-ja mbështet qëllimet e Shqipërisë për anëtarësim në BE pas anëtarësim­it në NATO. Po ashtu, e mbështet Shqipërinë në zbatimin e reformës në sistemin gjyqësor dhe do të mbështesë gjithmonë përpjekjet e saj për integrim dhe zhvillim

 ??  ?? DJE, GJATE MBLEDHJES SE KQZ (MAJTAS) FLETA E VOTIMIT QE PRITET TE MIRATOHET SOT
DJE, GJATE MBLEDHJES SE KQZ (MAJTAS) FLETA E VOTIMIT QE PRITET TE MIRATOHET SOT
 ??  ??
 ??  ?? Konferenca për 30-vjetorin e marrëdhëni­eve SHBA-Shqipëri
Konferenca për 30-vjetorin e marrëdhëni­eve SHBA-Shqipëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania