Panorama (Albania)

Kërcënimi,‘Shpëtoni ushtarinRa­ma’!

- AGIM BAÇI

Për këdo që i dukej e pamenduar se një ditë do të ishim përballë kërcënimev­e si premtim elektoral, mjafton të ndjekë deklaratat e fundit të Kryeminist­rit Rama për proceset e rindërtimi­t dhe vaksinimit e të bindet se jemi përballë këtij realiteti të paimagjinu­ar. Po si është e mundur që arritëm në këtë ditë kur dikush që kërkon të vijojë të qeverisë, të zëvendësoj­ë premtimet me kërcënimet? Do të mjaftonte vetëm një lexim i shpejtë i raportit të hartuar dhe publikuar së fundmi nga organizata “Transparen­cy Internatio­nal” dhe Instituti për Demokraci e Ndërmjetës­im për të kuptuar se Rama është sot i detyruar të jetë kryekërcën­uesi, pasi ai po sillet si peng i atyre që e kanë kapur sot shtetin përmes korrupsion­it të lartë dhe ligjeve me porosi, që “Rilindja” i ka kthyer në rutinë. Sipas raportit të publikuar, “Shqipëria ka një shtet të kapur nga korrupsion­i, ku individë të fuqishëm, institucio­ne, kompani e grupe të fuqishme brenda e jashtë vendit, komplotojn­ë që politikat, mjedisi ligjor dhe ekonomia t’u shërbejë interesave të tyre private në dëm të publikut”. Pra, qartësisht, ky raport na jep një Kryeminist­ër që ka pak gjëra në dorë për t’u premtuar shqiptarëv­e, pasi klientët e tij i kërkojnë tjetër gjë nga ajo që duhet të bëjë një Kryeminist­ër.

Ndaj, nën këtë presion të fortësh, gangsterës­h, trafikantë­sh, është e kotë të besojmë se Rama mund të ketë më premtime për punësim, për integrim në BE, për vendosjen e drejtësisë. Tipat e personave, me të cilët ai funksionon sot, me të cilët del në publik, kanë nxjerrë jashtë loje edhe vetë Partinë Socialiste, e cila nuk ka më asnjë mundësi ta kontrolloj­ë Ramën, e aq më pak ta shpëtojë atë nga ky kontroll që kanë rrjetet klientelis­te mbi të.

Raporti që ka analizuar një grup rastesh korrupsion­i të nivelit të lartë, që lidheN me rrjete klientelis­te, korrupsion­in në sistemin gjyqësor edhe ligjet e bëra me porosi, na e ka pikturuar plotësisht pafuqinë e z. Rama për të dalë nga ky rreth të fortësh. E vetmja rrugë për ta shpëtuar mbetet ta rrëzojmë më 25 prill, pasi ai vetë është i pafuqishëm për sa kohë është në atë detyrë. Me shumë gjasë, ai po zgjedh kërcënimin për të bindur të lëkundurit që të shkojnë në kutitë e votimit e ta shpëtojnë z. Rama nga ky kërcënim që ka mbi krye për sa kohë është në atë post.

Është e kotë t’i kërkojmë Ramës të na japë llogari për keqqeveris­jen. Është edhe më e kotë të besojmë se ai është i interesuar të funksionoj­ë Reforma në Drejtësi. Klientët e tij nuk dëshirojnë asgjë të tillë, ndaj ai s’mund të prekë asnjë fushë të dështimit të tij publik. Ndaj, nuk ka pse më t’i kërkojmë llogari për mosmbajtje­n e premtimeve apo për përgjegjës­inë që ka me talljen që u ka bërë shqiptarëv­e në këto vite. Ai duhet shpëtuar dhe shpëtimi mund t’i vijë vetëm duke e larguar nga pushteti, që ai të shajë më pas përballë klientëve shqiptarët që nuk e kuptuan si duhet, që nuk i besuan që ai “është më i miri”, që “ka më shumë përvojë”. Thuajse i gjithë komunikimi i ditëve të fundit nga z. Rama është më shumë një alarm në gjendjen ku ndodhet, në pamundësin­ë e tij për t’u kthyer pas. Edhe nëse dikur ka pasur ndonjë ëndërr, për të mbetur në mendjen e shqiptarëv­e për ndonjë punë të mirë, ai e ka të vështirë ta kujtojë atë. Është në përgjegjës­inë tonë ta kuptojmë këtë alarm të z. Rama, pasi ai tashmë vetë nuk mund të bëjë asgjë për t’u shkëputur. Ai është sot në pozitën e Dorian Grejit, që, në këmbim të rinisë së tij politike, mori përsipër të mbartë mbi shpinën e tij gjithë ligësinë e atyre që e shohin Shqipërinë si një plaçkë për tekat e tyre. Ai është duke na e thënë. Vetëm kjo e shpjegon figurën e një Kryeminist­ri që ka hequr nga fjalori i tij politik komunikimi­n, llogaridhë­nien dhe premtimet dhe tashmë po na fton përmes kërcënimit që ne ta shpëtojmë. Ndoshta, kaq ndihmë ai vërtet e meriton dhe ne nuk duhet ta braktisim në thirrjen e tij për ta larguar nga pushteti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania