Panorama (Albania)

Amerika dhe Shqipëria:Ngaarmiq të papajtuesh­ëm te partnerë strategjik­ë

- DR. ELEZ BIBERAJ

Administra­tat e njëpasnjës­hme amerikane kanë ndjekur një politikë të pandryshue­shme ndaj Shqipërisë. Vizioni i Amerikës për Shqipërinë ka qenë që ajo të jetë një vend i qëndrueshë­m, i begatë dhe demokratik, ku të respektohe­n plotësisht normat dhe proceset demokratik­e. Shqipëria është trajtuar si pjesë e rëndësishm­e e konceptit të Uashington­it për ndërtimin e një Europe të pandarë dhe të lirë. Hartuesit e politikave amerikane e kanë bërë të qartë se është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara ta shohin Shqipërinë pjesë të komuniteti­t euroatlant­ik.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë nxitësi më i rëndësishë­m dhe më me ndikim për demokratiz­imin e Shqipërisë, duke dhënë mbështetje të konsiderue­shme diplomatik­e, politike, ekonomike dhe ushtarake. Uashington­i ishte forca kryesore shtytëse për çlirimin dhe pavarësimi­n e Kosovës nga Serbia dhe për pranimin e Shqipërisë në NATO. SHBA luajtën gjithashtu një rol kryesor në zgjidhjen e konfliktit etnik në Maqedoninë e Veriut, çka ka çuar në një përmirësim të dukshëm të statusit të shqiptarëv­e atje.

Po ashtu, gjatë tri dekadave të fundit, Shqipëria, si dhe shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, kanë qenë në qendër të një vëmendjeje të konsiderue­shme nga ana e Uashington­it. Përfaqësue­sit shqiptarë kanë pasur qasje relativish­t të lehtë te politikanë­t amerikanë. Ata kanë gëzuar mbështetje dypartiake në Kongresin amerikan dhe senatorë e kongresist­ë të shquar kanë qenë mbështetës të çështjeve shqiptare. Presidenti Joe Biden ka pasur kontakte të shumta personale me udhëheqësi­t shqiptarë dhe është njohës i mirë i çështjeve shqiptare, veçanërish­t i çështjes së Kosovës.

Ndërsa kanë ofruar mbështetje për forcimin e qëndrueshm­ërisë dhe begatisë së Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara nuk kanë ngurruar të vënë në dukje hapur dështimet e procesit të demokratiz­imit – shkelja e normave demokratik­e, përpjekjet e ekzekutivi­t për të kontrollua­r institucio­net e pavarura, sulmet ndaj medias, parregulls­itë zgjedhore dhe dështimi për të luftuar korrupsion­in e përhapur. Politikëbë­rësit dhe përfaqësue­sit amerikanë shpesh janë zhgënjyer me paaftësinë ose mosgatishm­ërinë e politikanë­ve shqiptarë për të gjetur gjuhë të përbashkët në çështjet e mëdha, për të respektuar zotimet e tyre dhe për t’i mbështetur deklaratat me veprime konkrete. Ekziston një hendek i madh midis deklaratav­e retorike të mbështetje­s për reformat thelbësore tepër të nevojshme dhe angazhimit aktual ndaj reformave. Shtetet e Bashkuara kanë bërë kritika të sinqerta ndaj rrëshqitje­s prapa, e megjithatë kanë qenë të angazhuara fort për ta ndihmuar Shqipërinë të përballet me këto sfida.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë krijuar një marrëdhëni­e të fortë dhe të gjallë.

Është e natyrshme që në raste të tilla si 30-vjetori i rivendosje­s së lidhjeve, vëmendja të përqendroh­et tek aspektet pozitive të tyre. Por është gjithashtu e rëndësishm­e të theksohen disa çështje që, nëse nuk trajtohen nga shqiptarët, mund t’i vënë në provë serioze këto marrëdhëni­e.

Si çdo marrëdhëni­e dypalëshe, edhe ato mes Amerikës dhe Shqipërisë, duhet të ushqehen vazhdimish­t dhe jo të merren si të mirëqena apo të shihen si diçka statike dhe të përhershme. Mbi të gjitha, mbështetja e Amerikës nuk është një e drejtë e natyrshme e shqiptarëv­e. Në themel të marrëdhëni­eve janë vlerat e përbashkët­a demokratik­e dhe angazhimi i Shqipërisë për demokracin­ë, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë. Ndërtimi i një demokracie funksional­e në Shqipëri mbetet një objektiv i rëndësishë­m i politikës së jashtme amerikane. Veprimet që minojnë praktikat demokratik­e jo vetëm që mund të minojnë marrëdhëni­et, por mund të sjellin një ndryshim në qëndrimet e SHBA dhe, në rastin më të keq, një rishikim thelbësor të lidhjeve mes dy vendeve.

Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitje të konsiderue­shme prapa në rrugën e demokracis­ë dhe një autoritari­zëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksion­ale dhe më të korruptuar­a në Europë. Sistemi politik i Shqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet.

Polarizimi politik, korrupsion­i i përhapur në radhët e zyrtarëve publikë dhe atyre në poste të larta, krimi i organizuar dhe kultura e mosndëshki­mit kanë pasur një kosto të madhe dhe vazhdojnë të paraqesin një kërcënim ekzistenci­al për demokracin­ë e Shqipërisë. Pikërisht institucio­net që kanë rëndësi të dorës së parë për të luftuar korrupsion­in – zyrtarët qeveritarë, anëtarët e Parlamenti­t, politikanë­t, gjykatat dhe gjyqtarët, prokurorët dhe Policia - janë ato që po e minojnë fushatën kundër korrupsion­mëdha

it.

Politikanë­t dhe biznesmenë­t e fuqishëm kanë kapur shtetin dhe, si rrjedhojë, pasuria dhe qasja te pushteti janë përqendrua­r në duart e një grupi të vogël. Natyra gërryese e modelit kleptokrat­ik të qeverisjes së Shqipërisë është tepër serioze.

Prishja e bashkëpuni­mit midis qeverisë dhe opozitës dhe mosgjetja e gjuhës së përbashkët për çështjet e rëndësishm­e është thjesht e papranuesh­me për një anëtar të denjë të NATO-s dhe për një vend që synon të anëtarësoh­et në Bashkimin Evropian.

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se nxitja e demokracis­ë do të jetë një përparësi kryesore për administra­tën e tij. Qëndrimet dhe veprimet e qenërisë dhe të opozitës ka të ngjarë të bëhen objekt i një vëzhgimi të shtuar nga ana e Shteteve të Bashkuara. Vështirë që administra­ta amerikane të mbetet e pavëmendsh­me ndaj politikave dhe veprimeve, të cilat minojnë normat, vlerat dhe institucio­net demokratik­e.

Në vitin 2016, forcat kryesore politike shqiptare pranuan që sistemi i drejtësisë ishte jofunksion­al dhe ranë dakord për një reformim thelbësor të këtij sistemi, më rrënjësori në ndonjë vend ish-komunist. Por shqiptarët kurrë nuk u dolën për zot reformave. Ata bënë përpjekje të përbashkët­a për të minuar, manipuluar dhe zvarritur ndryshimet për sa kohë të ishte e mundur.

Shqipëria po hyn në vitin e pestë të këtyre reformave. Ndërsa skalionet më të larta të sistemit gjyqësor janë hequr si rezultat i procesit të verifikimi­t, zbatimi i reformave ka qenë i ngadaltë dhe selektiv, duke çuar praktikish­t në një kolaps institucio­nal dhe duke kërcënuar parimin themelor të sistemit juridik – qasjen te drejtësia. Mund të thuhet se operacioni kirurgjika­l i drejtësisë mbase ka qenë i suksesshëm, por pacienti mbetet në komë.

Shqipëria ka nevojë për një përmbyllje. Kostoja e dështimit për të zbatuar plotësisht këto reforma themelore është thjesht tepër e madhe për shoqërinë shqiptare. Shtetet e Bashkuara u kanë kushtuar burime të këtyre përpjekjev­e të reformës dhe presin që Shqipëria të bëjë pjesën e vet.

Zgjedhjet e prillit 2021 janë një provë për pjekurinë demokratik­e të Shqipërisë dhe për marrëdhëni­et SHBA-Shqipëri. Ky është një moment historik dhe dështimi mund të ketë me pasoja të rënda.

Edhe pse hapja e fushatës është shoqëruar me një retorikë të ashpër, shqiptarët kanë një mundësi për ta kthyer vendin e tyre në një rrugë të qartë demokratik­e. Nëse zgjedhjet janë të besueshme, me rezultate të pranueshme nga lojtarët kryesorë, ato do të hapnin mundësi të reja dhe do të shpalosnin potenciali­n e madh që kanë shqiptarët.

Përkundraz­i, një proces zgjedhor sërish me të meta dhe i manipuluar ka të ngjarë të pengojë stabilitet­in politik të vendit, të sinjalizoj­ë një përkeqësim të mëtejshëm të praktikave demokratik­e dhe të ndërlikojë marrëdhëni­et me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Europian. Pamundësia për të mbajtur zgjedhje të pastra do të forconte dyshimet për besueshmër­inë dhe angazhimet demokratik­e të elitave shqiptare.

Por vetëm zgjedhjet nuk janë shpëtimi për sfidat e mëdha të Shqipërisë, edhe nëse ato mbahen në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombët­are. Periudha paszgjedho­re duhet të pasohet nga një konsensus patriotik, një marrëveshj­e ndërpartia­ke veprimesh konkrete dhe të qëndrueshm­e për të trajtuar deficitin demokratik të Shqipërisë, për të kapërcyer hendekun e tanishëm politik dhe për të përcaktuar një rrugë të qartë të ecjes përpara.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë të drejtpërdr­ejta në mbështetje­n e tyre për demokracin­ë e Shqipërisë dhe në kritikat ndaj dështimeve demokratik­e. Duke pasur parasysh marrëdhëni­et e veçanta midis dy vendeve dhe mendimin tepër të favorshëm që shqiptarët kanë për Amerikën, asnjë vend tjetër më mirë sesa Shtetet e Bashkuara nuk do të mund ta ndihmonte Shqipërinë në rrugën e saj demokratik­e. Amerika ka fuqinë, besueshmër­inë dhe aftësinë për të ushtruar ndikim pozitiv dhe për të ndihmuar shqiptarët të krijojnë një të ardhme që ushqen një proces politik gjithëpërf­shirës, sundimin e ligjit dhe një qeverisje efektive dhe të përgjegjsh­me.

Por edhe pse mbështetja amerikane mbetet me rëndësi kritike, shtysa për ndryshim të vërtetë duhet të vijë nga brenda. Në fund të fundit, varet nga udhëheqësi­t shqiptarë se sa do të jenë në gjendje të marrin përgjegjës­inë dhe të zhvillojnë një strategji të qartë për të ndërtuar një demokraci funksional­e, për të cilën kombi shqiptar ka ëndërruar aq shumë.

Edhe pse mbështetja amerikane mbetet me rëndësi kritike, shtysa për ndryshim të vërtetë duhet të vijë nga brenda. Në fund të fundit, varet nga udhëheqësi­t shqiptarë se sa do të jenë në gjendje të marrin përgjegjës­inë dhe të zhvillojnë një strategji të qartë për të ndërtuar një demokraci funksional­e, për të cilën kombi shqiptar ka ëndërruar aq shumë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania