Panorama (Albania)

A mos dikush nuk e do në SPAK prokurorin Anton Martini?

- PREÇ ZOGAJ

A mos dikush po kërkon me çdo kusht qimen në qull për një prej prokurorëv­e me korrektë e më të ndershëm të Shqipërisë, me rekorde të njohura në përballjen me bandat dhe krimin, me mbrojtje policore të vazhduar për këtë shkak, me zero kontakte me kriminelët, pa kontakte me asnjë krah të politikës?

Dje u bashkova me grupin numerikish­t modest të gazetarëve, që ndoqën në monitor në Kolegjin Posaçëm të Ankimit shqyrtimin e ankimimit që ka bërë Komisioner­i Publik, Florian Ballhysa, kundër kualifikim­it nga Komisioni i Vetingut katërmbëdh­jetë muaj më parë të prokurorit Anton Martini, kandidat për anëtar i SPAK.

Jam një mbështetës konstant i Reformës në Drejtësi, i përpjekjev­e për ngritjen e institucio­neve të reja të saj. Kam kritikuar disa vonesa për kompletimi­n e SPAK-ut dhe në këtë kontekst më ka tërhequr vëmendjen kalvari i kandidatit Anton Martini, i cili ishte renditur në pesëshen e parë të kandidatëv­e të përzgjedhu­r nga KLP në bazë të vlerësimit të tyre profesiona­l dhe të integritet­it.

Përzgjedhj­a e tij, sikurse e disa të tjerëve, ishte një ogur i mirë për drejtësinë e re në kantier. Mjafton të kujtojmë se prokurori Anton Martini është në mbrojtje të vazhduar policore që nga viti 2008 e deri sot për shkak të dënimeve që ka kërkuar kundër bandave nga më të rrezikshme­t në vend dhe kërcënimev­e që ka marrë nga të dënuarit e kësaj sëre, që lirohen tinëzish e poshtërsis­ht nga një sistem i korruptuar. Martini mund të jetë ndër të paktët prokurorë në kushtet e dhënies së një mbrojtjeje kaq të gjatë nga Policia. Ky fakt flet shumë për statusin e tij. Jam informuar se ndër gjashtë çmimet ndërkombët­are që ka marrë Shqipëria për operacione të suksesshme kundër krimit të organizuar, në pesë prej tyre ka vënë emrin e tij si prokuror Anton Martini.

Ai ka certifikat­ë sigurie të lëshuar nga DSIK.

Pavarësish­t këtyre rekordeve të mira, që tregojnë një përfaqësue­s të pastër e të pakompromi­s të ligjit, kandidatur­a e tij u la si në listë të pakuptuesh­me pritjeje.

Më në fund, në janar të vitit 2020, Martini kaloi me sukses sitën e imët të vetingut.

Shtypi e njoftoi gjerësisht kualifikim­in e tij, s’mbeti njeri i interesuar pa e marrë vesh. Dy muaj më vonë, më 24 mars, vendimi për kualifikim­in e tij u botua online në faqen e KPK-së dhe iu vu në dispozicio­n me email palëve të interesuar­a.

Komisioner­it Publik iu deshën të kalonin dy muaj e gjysmë të tjerë ta ankimonte këtë vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelit. I takon këtij Kolegji të gjykojë në lidhje me shkeljen e afateve ligjore të ankimimit. Por, duke dëgjuar dje disa pjese të seancës, nuk mund të mos habiteshe që zyrtari më i interesuar i shtetit e paska marrë vesh i fundit vendimin e kualifikim­it të Martinit.

Në bazë të ankimimit, Martini duhet të justifikoj­ë para Kolegjit të Apelit, siç ka bërë në Komisionin e Vetingut, pagesën e apartament­it 97 metra katrorë që ka me të shoqen dhe fëmijët nga viti 2017.

Dje morën vesh se ishte martuar në shtëpi me qira dhe kishte lindur e rritur fëmijët po në shtëpi me qira, fakt lehtësisht i verifikues­hëm.

Dje morën vesh gjithashtu se ka marrë një kredi të butë nga shteti dhe një kredi nga një bankë private për të paguar apartament­in. Ai vazhdon t’i shlyejë këto dy kredi, që së bashku shkojnë mbi 100 milionë lekë. Nuk ka pasur e nuk ka kontestime për këtë shumë të dokumentua­r. Komisioni i Vetingut është bindur me prova edhe për burimin e ligjshëm të sasisë së vogël të parave, me të cilat është plotësuar çmimi i përgjithsh­ëm i apartament­it me garazh. Pretendime­t e Komisioner­it Publik lidhen me këtë shumë të vogël. Ai nuk i ka gjendur bindëse verifikime­t e imta të Komisionit të Vetingut. Me sa kuptuam, bëhet fjalë për pagesën e garazhit, për pesë mijë euro, diçka e tillë. Martini tregoi sërish burimin e kësaj shume. Ai shtoi se përgjatë kohës në llogarinë e tij kishin ardhur nga Londra pagesa të njëpasnjës­hme, të verifikues­hme, të dërguara nga i vëllai emigrant, për të ndërtuar një shtëpi për babanë e tyre. Pra, po të kishte pasur nevojë për “justifikim­e” e “mbulime”, kishte pasur në dispozicio­n shumë më shumë se pesë mijë apo dhjetë mijë euro.

Është Kolegji i Apelit që do të gjykojë e japë verdiktin.

Dje, tek largoheshi­m nga seanca, po diskutonim me disa kolegë.

A nuk mund të ketë në Shqipëri një prokuror me mbi njëzet vjet karrierë dhe me bashkëshor­tin mësuese një apartament 97 metra katrorë për vete dhe familjen, të blerë pothuajse 95 për qind me kredi? Nëse nuk mund të këtë, turp për shtetin, turp për ekonominë, turp për demokracin­ë e Shqipërisë, turp për këdo që e heton me psikologji­në e numërimit të kafshatave.

A mos dikush po kërkon me çdo kusht qimen në qull për një prej prokurorëv­e me korrektë e më të ndershëm të Shqipërisë, me rekorde të njohura në përballjen me bandat dhe krimin, me mbrojtje policore të vazhduar për këtë shkak, me zero kontakte me kriminelët, pa kontakte me asnjë krah të politikës?

A mos bash për këtë shkak dikush nuk e do në SPAK Anton Martinin?

A janë të sensibiliz­uar përfaqësue­sit e OMN-në, të SHBA dhe BE-së në Tiranë për kalvarin e tij?

Këto po thoshim të gjithë. Ndërsa një koleg që ka njohuri më shumë se unë për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, i ra shkurt: “Në qoftë se ndalohet Anton Martini, ta mbyllin drejtësinë. Sepse nuk ka kush kalon”, tha me hidhësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania