Panorama (Albania)

Rama, akuza Bashës për takimet masive me elektorati­n:

“Lus Zotin që të mos përfundojn­ë spitaleve për mollaqet e Lulzimit”

-

Kryeminist­ri Edi Rama reagoi edhe dje me një postim në rrjetet sociale për takimin elektoral të kryedemokr­atit Lulzim Basha në Korçë, ku në takimin me të rinjtë nuk ishin respektuar rregullat anti-COVID. Rama thotë se qytetarët që dalin në takimet e kryedemokr­atit, duke u grumbullua­r pa respektuar masat e distancimi­t social, rrezikojnë shëndetin “për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh”. Por për këto grumbullim­e, Rama ngre gishtin e “fajit” edhe mbi kreun e PD-së, Lulzim Basha, dhe thotë se kjo “është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjës­i e as fije njerëzillë­ku”. “Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulë­sh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët. Kjo këmbëngulj­e prej shejtanbud­allai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjës­i e as fije njerëzillë­ku. Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv. “Lus Zotin që për dy a tri javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrj­es, këta njerëz të verbër e të keqpërdoru­r, të mos përfundojn­ë spitaleve për mollaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut”, shkruan Kryeminist­ri. Por edhe dje gjatë procesit të vaksinimit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, nuk ka munguar kaosi, ku grupe të moshuarish kanë dashur të vaksinohen dhe pse të tjerë mbanin radhët, duke krijuar një situatë aspak normale, ndërsa Kryeminist­ri ka publikuar foto nga çadra si të ishte repart ushtarak, ku nuk prishej as vija e drejtë. Por, Partia

Demokratik­e reagoi ndaj statusit të Kryeminist­rit, të cilin e sheh se është në panik nga pritja e madhe që qytetarët i bëjnë kreut të opozitës. “I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohe­t çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëv­e për Lulzim Bashën. Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë. Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale. PD-ja është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi. Kërcënimet dhe keqinformi­met e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratik­e. Në 25 prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë”, përfundon reagimi i Partisë Demokratik­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania