Panorama (Albania)

RAMA E BASHA, POROSI KANDIDATËV­E PËR DEPUTETË: BËNI FUSHATË VETËM PËR NUMRIN E PARTISË

-

Fleta e votimit me emra duket se ishte një version i preferuar nga të dyja kampet e mëdha politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratik­e. Kryeminist­ri Edi Rama mblodhi dy ditë më parë kandidatët e tij, ku u kërkoi që të mos bënin fushatë personale dhe të lobonin për numrin personal, por vetëm për numrin me të cilin renditet partia në fletën e votimit. Meraku i kreut të qeverisë ishte që të mos konfuzohes­hin votuesit. Kjo porosi e tij u reflektua menjëherë, teksa shumica e kandidatëv­e promovonin numrin e partisë dhe jo numrin e tyre në renditjen e fletës së votimit. Ndërkohë, një ditë më pas, ditën e djeshme, edhe Partia Demokratik­e u ka dërguar një mesazh kandidatëv­e që të mos bëjnë fushatë personale. “Sikurse iu është dhëne si porosi, kërkohet nga ju që posterat duhet t’i publikoni apo printoni siç ju ka ardhur formati zyrtar. Nuk lejohet asnjë ndryshim nga ana juaj. Kush ka bërë ndryshime, duhet t’i hiqni menjëherë (që sot). Përdorimi i numrit tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe dëmton drejtpërdr­ejt numrin e të gjithëve, që është një dhe vetëm një: 9 - PD-AN. Prandaj, të nderuar kandidatë, votuesin do ta ftojmë të gjithë së bashku të votojë nr. 9. Në të gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylykë, virtualë e materialë) duhet të përdoret vetëm numri 9. Vendimi i kryesisë së PDSH-së dhe shtabit qendror të fushatës është imazhi i standardiz­uar. Bashkëlidh­ur po ju ridërgoj imazhin e vetëm për postera dhe ‘cover-foto’ në rrjetet tuaja sociale”, thuhej në mesazhin e mbërritur te kandidatët e PD-së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania