Panorama (Albania)

Më shumë vaksina për BE, dy fabrika të reja në punë

- BERND RIEGERT D.W.

Fabrika e vaksinës “Halix” në Leiden, Holandë, arriti të premten e kaluar të marrë nga Agjencia Europiane e Medikament­eve, EMA, lejen për prodhim. Në Leiden koncerni “AstraZenec­a” prodhon prej javësh me intensitet të lartë, por certifikim­in për këtë fabrikë koncerni suedezo-britanik e kishte kërkuar me vonesë tek EMA. Pse ka ndodhur kjo, nuk dinin të jepnin përgjigje as funksionar­ët e BE. Tani dozat e prodhuara ndërkohë nga “AstraZenec­a” mund të shpërndahe­n më shpejt nga Leiden. Se sa doza vaksine ka aty nuk është e qartë, por eurokomisi­onerja për Shëndetësi­në, Stella Kyriakides, tha në Bruksel se koncerni tani duhet të përmbushë shpejt detyrimet e tij. “Ne presim tani që vaksinat që prodhohen në këtë fabrikë në ditët e ardhshme të shpërndahe­n te shtetet anëtare, si pjesë e detyrimit kontraktor dhe pohimeve nga ‘AstraZenec­a’ për qytetarët në Europë”.

“ASTRAZENEC­A” PROBLEMATI­KE

Komisioni Europian akuzon ‘AstraZenec­an’ se nuk e përmbush kontratën e nënshkruar me BE. Në gjysmën e parë të vitit 2021, kjo firmë do duhej të furnizonte BE me 300 milionë doza. Por vetëm pas një grindjeje të ashpër, ky koncern premtoi vetëm 100 milionë doza. Realisht, deri më tani “AstraZenec­a” ka dorëzuar vetëm 13 milionë doza të vaksinës, sipas KE. Ajo që e zemëron më shumë Brukselin është se “AstraZenec­a” kontratën e saj me Britaninë e Madhe e përmbush pa probleme. Te furnizimi tjetër i “AstraZenec­a” mund të bëjnë pjesë edhe 29 milionë dozat që autoritete­t italiane gjetën javën që shkoi në një fabrikë mbushëse në afërsi të Romës. Firma pretendon se këto 29 milionë vaksina janë prodhuar në Leiden dhe janë sjellë vetëm për t’u mbushur në Itali. Aty ato presin vetëm për kontrollin e cilësisë, e kjo mund të bëhet shpejt, sepse fabrika prodhuese në Halix, Leiden, tanimë i përmbush të gjitha kërkesat europiane. Rreth 16 nga 29 milionë doza, sipas “AstraZenec­as” do të shkojnë për vendet e BE-së. 13 milionë dozat e tjera janë si furnizim për iniciativë­n “Covax” të Kombeve të Bashkuara, me të cilën do duhet të furnizohen 92 vendet më të varfra.

EMA pret që prodhimi dhe shpërndarj­a e vaksinës së “AstraZenec­as” të rritet masivisht në BE. Deri tani, “AstraZenec­a” kishte vetëm tri fabrika prodhuese nën kontratë, një në Belgjikë, një në Britaninë e Madhe dhe në SHBA.

NDËRPRERJA E EKSPORTEVE NË BRITANINË E MADHE

Me rregullat e reja për kufizimin e eksporteve nga BE, mundet që Komisioni Europian t’ia dalë tani që asnjë vaksinë nga fabrikat kontinenta­le të “AstraZenec­as” në Europë të mos shkojë në Britaninë e Madhe apo Irlandën e Veriut. Mbretëria e Bashkuar ka marrë në muajt e fundit 21 milionë doza nga prodhimi në BE, megjithëse në Britaninë e Madhe vetë prodhohet vaksinë dhe “AstraZenec­a” nuk i përmbush kontratat me BE. Krerët e shteteve dhe qeverive të BE vendosën në samitin e fundit t’i japin fund kësaj praktike. Për sa kohë që “AstraZenec­a” nuk i përmbush kontratat me BE, nuk do të eksportohe­t më, veçse për vendet pritëse të iniciativë­s “Covax”. Krahas Britanisë së Madhe, vaksinë nga BE ka marrë edhe Kanadaja, Australia.

FABRIKA E RE E “BIONTECH PFIZER”

Agjencia Europiane e Medikament­eve, EMA, dha tani lejen edhe për fabrikën prodhuese të firmës “Comirnaty”, që do të prodhojë vaksinën e “BioNTech Pfizer” në qytetin gjerman, Marburg. Me këtë mund të zgjerojë tani prodhimin e vaksinës edhe “BioNTech Pfizer”. Por ky koncern nuk pritet të kufizime në eksport, sepse deri tani përmbushen detyrimet e kontratave. EMA tani rekomandon që dozat e vaksinës të “BioNTech” nuk ka nevojë të ruhen në temperatur­a minus 70 gradë, por minus 15 deri në minus 25 gradë për dy javë. Kjo do ta lehtësonte shpërndarj­en e vaksinës, bëri të ditur EMA. Ekspertët në Bruksel kishin kohë që e kërkonin këtë hap. Në SHBA, për shembull, kjo vaksinë po jepet masivisht dhe ruhet në temperatur­a minus 15 gradë.

Me fabrikën në Marburg, “BioNTech Pfizer” ka katër fabrika prodhuese në BE. Deri në fund të vitit, koncerni do të ofrojë 500 milionë doza në BE. Që javën e kaluar, EMA dha lejen e prodhimit për një fabrikë të re të vaksinës së “Modernas” në Visp, Zvicër. Edhe “Moderna” mund të rrisë kështu prodhimin në BE, bëri të ditur agjencia EMA.

Prodhuesi i katërt prodhon në Spanjë

Ndërkohë që repartin prodhues të prodhuesit të katërt të vaksinës, “Johnson&Johnson” në Sant Joan Despi në Spanjë, e vizitoi së fundi komisioner­i i BE, Thierry Breton, i cili drejton grupin e punës së vaksinës të BE. Breton premtoi se nga kjo fabrikë në tre muajt e ardhshëm do të ofrohen 55 milionë doza. Në tremujorin e tretë do të ofrohen pastaj 120 milionë doza. Vaksina e “Johnson&Johnson” ka avantazhin se jepet vetëm një herë. Sipas të dhënave të Breton, 52 prodhues farmaceuti­kë në BE prodhojnë tani vaksinat e lejuara. Deri në fund të vitit do duhet që në BE të prodhohen 2-3 miliardë doza vaksina. Me këtë, Europa është rajoni që prodhon më shumë vaksina në botë. Aktualisht, EMA verifikon lejen e vaksinës ruse, “Sputnik V”. Merkel ka bërë të ditur, se nëse kjo vaksinë merr lejen dhe blihet nga BE, Gjermania do ta përdorë atë. Një zëdhënës i qeverisë nuk lejoi që diskutimet ideologjik­e apo politike të ndikojnë te vaksina. Për Merkelin vlen: “Vaksinim, vaksinim, vaksinim”.

 ??  ?? Fabrika Hailx prodhon vaksinën e AstraZenec­as në Leiden, Holandë
Fabrika Hailx prodhon vaksinën e AstraZenec­as në Leiden, Holandë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania