Panorama (Albania)

Rama: Na duhet mandati i tretë për të mos e bërë Shqipërinë më plaçkë

Gramoz Ruçi: I premtoj edhe një herë Ramës që Fieri do të vijë me objektiv të realizuar më 26 prill, kur do dalë edhe rezultati

- TIRANE

Kryeminist­ri Rama kërkoi mandatin e tretë nga Fieri, ndërsa tha se shqiptarët nuk duhet të bien më viktimë e “haxhiqamil­ëve” dhe e “sudeve”.

Në këndin e komunikimi­t me kandidatët, por dhe strukturat e PS-së, Rama tha se pandemia dhe tërmeti e kthyen mandatin e dytë qeverisës në një front lufte. “Tërmeti dhe pandemia na e kthyen mandatin e dytë në një front lufte. Ne kemi pasur një mandat qeverisës dhe pastaj kemi hyrë në një luftë, e cila vazhdon, por ne në asnjë mënyrë nuk mund ta lëmë në mes. Më 25 prill ndahet qartësisht nëse ne shqiptarët kemi vullnetin për t’i shkuar deri në fund kësaj lufte apo nëse do të bëjmë atë që të kthejmë Shqipërinë pas. Jo njëherë në historinë tonë jemi tërhequr pas atyre sirenave, duke shkuar pas ‘haxhiqamil­ëve’ apo ‘sudeve’ dhe kemi paguar shumë shtrenjtë koston. Ne sot kemi arsye të ndjehemi më të fortë përballë armikut të padukshëm. Do vazhdojmë të vaksinojmë përditë, për ta lehtësuar sezonin turistik. Në këtë përballje ne jemi shumë të vëmendshëm për të vazhduar luftën. Vaksinimi pa distancimi­n është i pamjaftues­hëm. Mungesa e distancimi­t rrit infektimet dhe kjo e fundit rrit shkallën e vështirësi­së dhe zgjat në kohë fitoren e kësaj lufte”, tha Rama. Ai sulmoi edhe opozitën, e cila sipas tij krijon vetëm vatra problemati­ke. “Me keqardhje ne duhet të mos biem në tundimin e krijimit të vatrave të infektimit. Është papërgjegj­shmëri e madhe, pabesi e madhe ndaj njerëzve, që për disa vota, që për pushtet, që për një ambicie të sëmurë, të tërheqësh ata që janë të gatshëm të vijnë e të qëndrojnë pranë, në një rrugë ku mund të plagosen rëndë dhe larg qoftë mund të humbin jetën. Më thotë Luli ‘pse merresh me mua?’. Po me kë të merrem?! Me Lulin nuk duhet të merreshim fare, se është thjesht një kukull, është Gjino që kërkon nuse, ndërsa ai trimi që gjuan me gur atje te tregimi, dihet që është Iliri. Ashtu siç dihet shumë mirë pse i ati i Gjinos kërkon Marigonë, por Marigoja është Shqipëria, që nuk mund të bëhet më plaçkë. Nuk ka për t’u bërë dot më plaçkë, sepse Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe ne do ta ngremë në një nivel tjetër. Por për këtë duhet mandati i tretë, i cili është një mandat për të garantuar çka kemi arritur dhe për të krijuar kushtet që të kemi arritjet që duam në të gjitha fushat. Ne e duam mandatin e tretë që të sjellim këtu universite­te të huaja. Pse të mos ndërtojmë këtu në Fier një universite­t të mjekësisë ekselence, të lidhur me spitalin, dhe pse jo me Turqinë”, tha Rama.

RUÇI Drejtuesi politik i qarkut Fier, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u zotua dje para Kryeminist­rit se PS në Fier do të arrijë objektivin për marrjen e 11 mandateve. “Siç e kam thënë dhe do ta them deri më 25, unë që jam ngarkuar këtu bashkë me ekipin, s’jemi për të dalë deputetë, por për të plotësuar mandatet që i duhen maxhorancë­s, 21-25, për t’i çuar këto programe deri në fund. Ajo që do kërkoja, është pjesëmarrj­a, në radhë të dytë numri 12 është vendimtar. Pavarësish­t se Kodi ka ndryshuar, mund të votosh edhe për një nga kandidatët, s’ka rëndësi edhe nëse s’voton asnjë, pra, je dakord me renditjen e subjektit, siç thashë që ne jemi për të plotësuar këtë objektiv, që mandatet e Fierit të jenë vendimtarë për krijimin e kuorumit të maxhorancë­s pas 25 prillit. I premtoj edhe një herë Ramës që na nderon me pjesëmarrj­en e tij sot, se si qark socialist do të vijë me objektiv të realizuar më 26 prill, kur do dalë dhe rezultati i zgjedhjeve”, tha Ruçi. Sipas tij, beteja në zgjedhjet e 25 prillit është me veten dhe jo me kundërshta­rin. “Nuk e kemi me ata si socialistë, ne betejën e kemi thjesht me veten, do ta fitojmë betejën me tërmetin që çdo qytetar të marrë çelësat e shtëpisë, me pandeminë, që shqiptari i fundit të vaksinohet më parë se qytetari i fundit në Greqi, Itali e Gjermani. Reforma në Drejtësi do bitiset siç është nisur, apo do vidhiset po u kthyen ata. Betejën e kemi me zonat rurale, të shtrojmë rrugët edhe në fshatin e fundit. Kanalet do i çojmë te metri i fundit. Jo me ata, por ujin në parcelë do t’ia çojmë edhe fermerit të fundit. Brenda këtij mandati, gjithë fermerët do marrin certifikat­ën e shtëpisë. Energjia elektrike siç u mundësua brenda këtij mandati që të vijë linja 220 kw. Kur erdha për herë të parë në Fier, qytetarët merrnin 1-2 orë ujë në ditë, do marrin 24 orë ujë gjithë qarku”, tha Ruçi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania