Panorama (Albania)

Basha: Plan për mbështetje­n e rinisë dhe studentëve për të mos u larguar

“Nuk do të ketë asnjë fije ndryshimi në procesin e rindërtimi­t, pa u larguar kjo qeveri dhe ky Kryeminist­ër”

- TIRANE

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka deklaruar dje se qeveria që ai do të formojë pas zgjedhjeve të 25 prillit do të zbatojë planin e saj, i cili parashikon mbështetje për studentët dhe të rinjtë shqiptarë.

Gjatë takimit me një grup të rinjsh në qytetin e Durrësit, kreu i opozitës i siguroi për më shumë mundësi e cilësi arsimimi dhe punësimi në të ardhmen. Teksa ka kërkuar mbështetje­n e tyre në zgjedhjet parlamenta­re, Basha u tha të rinjve durrsakë se programi u sjell ofrimin e 5 gjuhëve të huaja falas online, anulimin e ligjit për arsimin e lartë, mbështetje­n e studentëve me bursa dhe rritjen e autonomisë së universite­teve. “Së pari, duke nxitur kualifikim­in e rinisë shqiptare për t’iu përshtatur një tregu pune që po ndryshon me shpejtësi dhe pozitivish­t. Para dy javësh patëm një konferencë me Aleancën Europiane të Universite­teve dhe Komisionin Europian ku folëm me të paktën 6 universite­te gjermane dhe austriake për 20 kualifikim­e online duke filluar nga shtatori, kualifikim­e që do të jenë të aksesueshm­e për studentët shqiptarë dhe për të rinjtë shqiptarë pa pagesë në 20 fusha të ndryshme. Duke filluar nga 1 shtatori, përmes një platforme amerikane, qeveria ime do të ofrojë 5 gjuhë të huaja falas online. Ndërkohë, reforma e arsimit të lartë ka një qëllim, universite­tet shqiptare, Universite­ti i Durrësit e çdo institucio­n tjetër i arsimit të lartë të kthehen në institucio­ne të cilat përgatisin profesioni­stë për tregun. Nuk mund të bëhet fjalë për arsim të lartë në vitin 2021 pa fonde, autonomi dhe dixhitaliz­im me qëllim aftësimin e rinisë. Ne do të synojmë të shkojmë drejt një sistemi dual. Për 10 mijë studentë çdo vit një praktikë 12-mujore e paguar me 300 mijë lekë të vjetër në muaj, janë pjesë e programit tonë që në buxhetin e parë të qeverisë sonë të ardhshme. 25 prilli nuk ka të bëjë me Lulzim Bashën apo Edi Ramën, me PD-në apo me PS-në. Ka të bëjë me ju: do të keni një të ardhme në qytetin tuaj të mrekullues­hëm apo do të vazhdoni të largoheni orët e para të mëngjesit nga stacionet e autobusëve si emigrantë?”, tha Basha.

TËRMETI Gjatë vizitës në Durrës, kreu i PD-së ka zhvilluar një takim me banorë të dëmtuar nga tërmeti. Në bisedën me ta, Basha u njoh me problemet kryesore, ku edhe pas një viti e gjysmë ata thanë se ende nuk kanë gjetur zgjidhjen përfundimt­are për banesat e tyre. Nga ana e tij, kreu i PD-së u shpreh se qeveria e ardhshme, që ka ekspertët më të mirë të fushës së arkitektur­ës dhe inxhinieri­së, do të përshpejto­jë procesin e rindërtimi­t, i cili ka ngecur në vendnumëro. Ai gjithashtu tha se të gjithë personat që kanë përfituar nga tërmeti në mënyrë të padrejtë do të hetohen nga një komision të posaçëm parlamenta­r. “Jo vetëm kemi menduar një plan, por ne kemi sjellë së bashku ekspertët më të mirë të vendit. Drama që kemi përjetuar këto 8 vite me rastin e rindërtimi­t është dyfishuar, ndaj grupi i punës që kemi ngritur ka dy detyra kryesore: të bëjë gati planet dhe punën e tyre me qëllim përshpejti­min e procesit të rindërtimi­t, i cili ka mbetur në vend siç ka mbetur gjithë Shqipëria.

Dhe së dyti garantimet që fondet që janë zotuar se do t’i japin Shqipërisë, të lëvrohen dhe këto nuk do të lëvrohen pa ardhur ndryshimi. Nuk do të ketë ndryshim në Shqipëri dhe nuk do të ketë asnjë fije ndryshim në procesin e rindërtimi­t, pa u larguar kjo qeveri dhe ky Kryeminist­ër. Me 25 prill garancia që procesi i rindërtimi­t të ecë me shpejtësi në të gjitha aspektet, qoftë në shtëpitë individual­e, në qytet apo në fshat, qoftë në pallatet e banimit në ndërtesat e mëdha në qytete, garancia e vetme është ndryshimi, është të votojmë për ndryshimin dhe t’i hapim rrugë një ekipi ekspertësh dhe jo një ekipi hajdutësh. Edhe abuzimet e bëra deri tani të jeni të sigurt që do të referohen dhe do të ndiqen me përparësi, brenda tagrit të ekzekutivi­t të nesërm, brenda tagrit të parlamenti­t të nesërm, ku kandidatët aktualë kanë mbajtur të gjitha abuzimet që janë bërë deri më sot me rindërtimi­n”, tha Basha.

 ??  ?? Basha, dje në Durrës me qytetarë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti
Basha, dje në Durrës me qytetarë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania