Panorama (Albania)

Historia e përgjimeve për vjedhjen e votave në Dibër dhe Durrës

-

Përgjimet e publikuara nga “Bild” në qershor të 2019ës bënë xhiron e botës, por asnjë prej emrave të njohur të politikës të përmendur në të nuk u arrestua dhe dosja u mbyll. Kulmi ishte përfshirja në biseda e Damian Gjiknurit, ish-ministër i Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Pjerin Ndreut, ish-deputet i PS-së, aktualisht kryetar i Bashkisë Lezhë, deputetit socialist Xhemal Qefalia, ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri apo dhe deputetit Ulsi Manja. Ndër përgjimet e publikuara nga “dosja 184” ishte dhe një bisedë mes Kryeminist­rit Edi Rama dhe Arben Keshit, ish-zyrtar i Ministrisë së Brendshme, ku Rama e pyeste këtë të fundit për rezultatin e pritshëm të zgjedhjeve dhe komisioner­ët.

Pjesë nga përgjimet e publikuara nga “Bild” Edi Rama: Hë mo si duket? Arben Keshi: Po mirë, mirë ke pritshmëri­të jemi. Edi Rama: E keni realizuar objektivin thua? Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e asaj që po na thonë komisioner­ët e kemi realizuar. Edi Rama: Ashtu e? Arben Keshi: Them që po Edi Rama: Po ata maskarenjt­ë kishin bo presion m’thanë ëë? Edi Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka mo burrë? Arben Keshi: Jo mo, ai thjesht është... edhe ky djali sa doli.

Arben Keshi: Ato menduan se unë isha në makinë, rreth 50 vetë. Jo se bënë ndonjë gjë, sa e goditën, po problemi është se ikën edhe s’e kapëm dot.

Edi Rama: Më mirë se edhe sherret, ç’i do sherret? Dëgjo, po ti mendon se e ke realizuar objektivin ëë?

Edi Rama: Komisioner­ët i ke pas top ëë? Arben Keshi: Po po, i kam pas shumë të mirë. Edi Rama: Ok, mirë vëllai Arben Keshi: Inshallah, mirë faleminder­it. Edi Rama: Ok, ciao ciao.. Imer Lala: Hë mor zotëri. Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q… nanën. Imer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy? Damian Gjiknuri: Tërmet! Imer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë s’e paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër. Damian Gjiknuri: Hahahha, tërmet, tërmet! Imer Lala: Hajde se mbaroi. Damian Gjiknuri: I q… robt. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër. Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty. Damian Gjiknuri: Ça bohet? Naj merak, naj gjo? Arben Keshi: Duhet të vijnë këto deputetët. Damian Gjiknuri: Do vijnë, do vijnë, si duket do flenë i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Arben Keshi: Edhe unë s’kam fjet gjithë natën. Damian Gjiknuri: E di më e di. Do vijnë tani. Arben Keshi: Të dalin nëpër qendra. Vëzhguesit e atyre janë nga rrethet.

Damian Gjiknuri: E di, ashtu i kanë marrë ato. S’kanë besim te të vetët. Nejse, unë do të çoj disa çuna të jenë aty. Ti kesh aty, do vijnë te shtabi jot. Mos të dalin shumë ata se janë nga ata tipat problemati­kë, por të jenë aty për çdo rast.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania