Panorama (Albania)

Basha fimos marrëveshj­en me shoqatën e bimëve medicinale

“100 milionë euro mbështetje të drejtpërdr­ejtë për fermerët”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, firmosi marrëveshj­en për mbështetje­n që do të jap qeveria e tij e dal nga zgjedhjet e 25 prillit shoqatës të bimëve medicinale në Malësinë e Madhe. Nga ana e tyre përfaqësue­sit u shprehën se për 8 vite ky sektor vetëm është tallur duke ja humbur vlerat që ka për ekonominë. Nga ana e tij Basha i siguroi përfaqësue­sit e kësaj shoqate se qeveria e tij do t’i ketë në vëmendje të veçantë për bujqësinë dhe këtë kategori të saj. “Gjatë këtyre viteve kam vizituar Malësinë e Madhe disa herë dhe e di që aktiviteti i kultivimit, mbledhjes dhe eksportit të bimëve medicinale ka qenë prej vitesh dhe dekadash një nga aktivitete­t më kryesorë për familjet e Malësisë së Madhe dhe në shumë zona të tjera të vendit. Ky është momenti për të theksuar edhe një herë përkushtim­in tonë dhe zotimet tona ndaj sektorit të bujqësisë, të agro-përpunimit dhe të ushqimit. Ne e konsideroj­më këtë sektor, së pari, strategjik, sepse ka të bëjë apo lidhet drejtpërdr­ejt me një në çdo dy banorë të vendit tonë. Të dhënat zyrtare tregojnë që 49% e popullsisë akoma jeton me aktiviteti­n rural, pra qoftë bujqësor, blegtoral apo akuakultur­ë, apo bletari apo bimë medicinale dhe me aktivitete të tjera përpunuese të lidhura me kultivimin dhe me mbarështim­in e blegtorisë. Kudo ku kam shkuar mungesat kryesore kanë të bëjnë me rrugë, vaditje, kullim, energji elektrike. Pra zero apo afër zero investime për të mbështetur bujqësinë, blegtorinë, agropërpun­imin. Ndërkohë Bashkimi Europian gjysmën e buxhetit e ka subvencion­e për fermerin europian. Prandaj një nga arsyet kryesore se përse ekonomia është në krizë dhe populli është varfëruar këto 8 vite është braktisja totale që i është bërë sektorit të bujqësisë dhe gjithë nënsektorë­ve të tij. Zgjidhja jonë është e qartë, është e zbatueshme dhe do të vihet në funksionim prej ditës së parë të qeverisë tonë që do të dalë me votë pas 25 prillit. Angazhimi ynë i parë është një paketë subvencion­esh prej 100 milionë euro si mbështetje e drejtpërdr­ejtë për kultivuesi­t, për fermerët dhe për blegtorët shqiptarë. Pa diskutim edhe kostoja e naftës ku do të përfshihet edhe heqja e taksës Rama prej 240 lekësh për litër e ka bërë naftën shqiptare atë që thamë të tretën më të shtrenjtë në botë pas Suedisë dhe Singaporit”, tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania