Panorama (Albania)

AnisaMarka­rianzbulon­sekretin, do ketë një episod të dytë?

Bashkim Hoxha: Propozova të krijonim personazhi­n e Fotaqit, të cilit i vumë në gojë sugjerimet absurde të Këshillit Artistik

-

ANISA: Uhh... M’i mbushe sytë me lot, Baçi. Viktori nuk i kursente kurrë përgëzimet dhe kjo veçori e tij ishte shumë frymëzuese për mua. Çdo fjalë të mirë të tij e merrja si një sfidë për të tejkaluar veten në dublin apo në skenën e ardhshme.

Y. DEMNERI: Më kujtohet shprehja e fytyrës së Viktorit gjatë xhirimit të skenës në minierë ku Zana i thotë Lekës: filmi mbaroi, tani jemi në jetë. Ishte i mahnitur nga ajo dritë dhe siguri që çlironte portreti i Anisës.

ANISA: Hera e parë që një femër zbriste në galeritë e nëntokës, sepse e ndalonte Kodi i Punës. Për mendimin tim, iu mëshua ca si tepër anës “burrërore” të personazhi­t të Zanës. Në një skenë tjetër, për shembull, bëj qitje me kundërajro­r. Hahaa!

B. HOXHA: Viktori Gjika ju vëzhgonte gjatë gjithë kohës me shumë vëmendje. Frymëzohej nga personalit­eti, bisedat dhe ndërveprim­et tuaja me njëri-tjetrin për të përshtatur dialogët e personazhe­ve dhe mizanskena­t.

CERGA: Duke dalë nga studio pas shfaqjes së parë të filmit të montuar, Viktori më futi krahun e, me gjysmë të qeshure, më tha: S’e kisha menduar, por Leka më doli personazh kryesor; punë dreqi!

ANISA: Buçi, ç’udhëzime të dha Viktori për filmimin e marrëdhëni­es Zana-Bardhyli?

PËLLUMB KALLFA: Viktorit i pëlqente shumë muzgu. Drita e tij natyrale zgjat pak, prandaj kompozimi i kuadrit, provat me ndriçimin dhe aktorët bëheshin shumë orë përpara, në mënyrë që gjithçka të ishte gati për xhirimet në muzg. Një tjetër element filmik ishin planet e afërta. Dialogët më të bukura të Zanës me Bardhylin janë xhiruar pothuajse të gjitha në plan portret. Disa prej tyre i kam filmuar me kamera në sup. Dua t’ua përkëdhelë­sh portretet me kamerën tënde, më udhëzonte Viktori. Veçoj sidomos skenën te kolonat e Muzeut Arkeologji­k në Durrës, bisedën përgjatë rrjetës së volejbolli­t dhe portretet te shkallët e Instituti Bujqësor ku Zana këndon ta-ra-ra-ri-ra-ra, ndërsa Bardhyli fishkëllen melodinë që luante me violonçel.

ANISA: Profesor, si ju erdhi ftesa për të kompozuar muzikën e filmit “Në çdo stinë?”.

ALEKSANDËR PEÇI: Bashkëpuni­mi i parë me Viktor Gjikën ishte në vitin 1977 për muzikën e filmit “Gjeneral Gramafoni”. Mbaj mend që pata krijuar një vijë melodike për skenën e dritares, ku klarinetis­ti Halit Berati takohet me të vluarën e tij, por nuk e përdora. Në pranverë të ‘80-ës, gjatë një takimi të rastësishë­m, Viktori më pyeti nëse ia kisha premtuar ndokujt atë melodi. Jo, i thashë. “Do të jetë lajtmotivi i filmit të ri që ka në qendër dashurinë e një violonçeli­sti me një volejbolli­ste”, m’u përgjigj.

Fakti që njëri nga dy rolet kryesore të filmit ishte muzikant, më joshi përnjëherë. Kur kompozoj muzikë filmash, partiturën e konceptoj si një personazh më vete e jo thjesht si një element lidhës. Muzika u jep hapësirë skenave (sidomos atyre të xhiruara në natyrë) dhe nxjerr në pah dialogët mes aktorëve duke u krijuar një sfond të bukur. Në rastin e personazhe­ve muzikantë, kolona zanore mundëson të shprehurit me anë të gjuhës, timbrit dhe dramatikes së instrument­it.

Për kompozimin e muzikës ndihmojnë shumë bisedat me regjisorin, leximi i skenarit dhe imazhet e xhiruara. Kur pashë në moviolë skenat e para të filmit, mbeta i magjepsur. Më goditi sidomos skena e detit ku Zana i kthen shpatullat Bardhylit e zemëruar, ndërkohë që Leka hidhet në ujë “për të shpëtuar violonçeli­n”. Këto elemente më frymëzuan për të kompozuar atë muzikë që e njohin të gjithë, tashmë.

ANISA: Shumë herë, kur flitet për filmin, artdashësi­t fishkëllej­në muzikën e tij në vend që të kujtojnë ndonjë batutë.

A. PEÇI: Në violonçel interpreto­n i madhi Gëzim Laro, shoqëruar nga orkestra simfonike e RTV Shqiptar me dirigjent Mjeshtrin Eno Koço. Ndryshe nga filmi që përjetësoh­et në celulozë dhe s’ndryshon më, muzika pasurohet e ripërtërih­et çdo herë që luhet. Koncertist­ë të rinj e marrin veprën dhe i japin një jetë të dytë, të tretë, të katërt duke e interpretu­ar me një frymë të re ose duke e përshtatur për instrument­e të tjerë. Një rrugëtim të tillë pati e vazhdon të ketë edhe muzika e filmit “Në çdo stinë”.

B. HOXHA: Një nga kolonat zanore më të bukura të kinematogr­afisë shqiptare.

ANISA: Profesor, përfitoj nga rasti për t’ju propozuar të kompozoni edhe muzikën e “Në çdo stinë 2”, skenari i të cilit është në proces pune. Ideja që filmi të kishte një vazhdim është e Viktor Gjikës. Mendonte të na bashkonte pas 10 vjetësh. Pra, bëhej fjalë për vitet ‘90. Veçse gjërat rrodhën ndryshe dhe nuk arriti ta realizonte kurrë. Në skenarin e ri, personazhe­t takohen pas 40 vjetësh në një Tiranë që pothuajse nuk e njohin më. Kaq. Nuk them asnjë fjalë më tepër.

A. PEÇI: Pranoj me kënaqësinë më të madhe. Më keni në dispozicio­n!

K. SHENA: Filmi i dytë do të rrëfejë epokën që po jetojmë. Bashkë me ndryshimet e vendit, kanë ndryshuar edhe personazhe­t. Janë më të thellë e më të vërtetë.

ANISA: Çfarë e kushtëzoi vendimin e Viktorit për të xhiruar me ekran të gjerë?

P. KALLFA: Fryma poetike e filmit. Zgjedhjen artistike të formatit të gjerë Viktori e kishte bërë që në shkrim të skenarit, për të theksuar lirizmin e tij.

ANISA: Poo! Më kujtohet çiklisti akrobat. Ishte i trupës së Cirkut. E përsëriti koreografi­në dy-tri herë, aq sa mendova se do të qëndronte me ne, në mes të sheshit. Kur Viktori i tregoi pikën se ku do të shkonte, m’u duk se po tallej. Sa herë që e shoh atë skenë, sytë më shkojnë vetiu te çiklisti që lëviz në thellësi. Ç’mizanskenë e saktë!

P. KALLFA: Nga puna me Viktorin mësoje shumë dhe frymëzohes­he. Njihte në mënyrë të përsosur kuadrin dhe teknikat e xhirimit e të ndriçimit.

ANISA: Për planet në portret, na këshillont­e të përdornim sa më pak mimikë. Ekrani i gjerë të tradhton, thoshte. Me një fjalë, po t’u mëshoje shprehjeve të fytyrës, në ekran do të dukeshin si ngërdheshj­e. Portretin e Zanës që reciton nën zë duke dëgjuar vargjet e Elës e ka filmuar Viktori. Udhëzimet ishin tejet të qarta: murmurit mes buzëve veç fillimin e fjalës; vazhdimin dhe fundin i shqipton syri i spektatori­t falë ekranit të gjerë. Është një nga kujtimet më të vyera që kam nga filmi.

A. IMAMI: Viktori ishte, mbi të gjitha, regjisor i imazhit. Kishte instinktin e strukturës filmike. Punonte me vrull, siç kishte karakterin, dhe ishte një organizato­r i shkëlqyer.

Y. DEMNERI: Për mendimin tim, tipari kryesor i tij ishte pasioni artistik. Krijonte një atmosferë të bukur pune ku përfshihes­hin të gjithë. Që nga aktorët kryesorë gjer te ndihmëstek­nikët. Kur pikaste shkëndija pasioni në lojën tonë, entuziazmo­hej.

K. SHENA: Respektont­e shumë personalit­etin e aktorëve. I vinte në kushte psikologji­ke optimale, në mënyrë që të arrinin aty ku dëshironte Viktori nëpërmjet rrugëve dhe formave që u vinin për mbarë aktorëve. Dy vjet përpara se të vdiste, pata fatin të haja një darkë me të, në Athinë. Mjeshtërin­ë e aktorit ma ka mësuar Sandër Prosi, më tregoi. Se kur studioja për operator, i jepja rëndësi vetëm kompozimit të kuadrit.

Vijon...

 ??  ?? Anisa Markarian, Karafil Shena dhe Ardian Cerga
Anisa Markarian, Karafil Shena dhe Ardian Cerga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania