Panorama (Albania)

ATP ndan paratë, emrat e pronarëve që përfitojnë

Zbardhet lista e re e Agjencisë së Pronave me emrat e pronarëve që marrin paratë e kompensimi­t. Gazeta boton tabelën me përfituesi­t në të gjithë vendin nga fondi 2,4 milionë dollarë

- TIRANE

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar një ditë më parë emrat e 144 familjeve që përfitojnë kompensimi­n për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje.

Gazeta boton sot listën e përfituesv­e, të cilët në këtë fazë të parë marrin 70 për qind të vlerës që ka prona sot në treg. “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se më datë 31.3.2021 ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 144 kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimi­t në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse”, thuhet në njoftim.

FONDI Janë rreth 2.4 milionë dollarë që do të ndahen për këto familje dhe sipas agjencisë paratë do të kalojnë përmes llogarisë bankare përgjatë ditëve në vijim. “Fondi financiar që shpërndahe­t nga ATP për këto 144 kërkesa, është në vlerën 241 479 090,21 lekë. Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuar­a se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimi­t të procedurav­e të transferta­ve bankare në ditët në vazhdim”, ka bërë më tej të ditur ATP.

PROCESI Ndër vite, procesi i kompensimi­t të pronarëve të shpronësua­r për efekt të legalizime­ve ka ecur me ritme tejet të ngadalta. Të dhënat zyrtare tregojnë se nga më shumë se 35 mijë familje që janë pjesë e kësaj skeme, vetëm një përqindje e ulët kanë mundur të përfitojnë kompensimi­n, pjesa tjetër janë ende në proces. Ligji i ndryshuar një vit më parë lehtëson procedurat për rastet me mbivendosj­e pasi përcakton që vlera e kompensimi­t financiar të vendoset në një llogari bankare të posaçme dhe vihet në dispozicio­n të subjektit që do të rezultojë përfitues nga vendimi gjyqësor i formës së prerë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania