Panorama (Albania)

Prill, më 25

“Vështroni faktet, sepse ato ju vështrojnë ju”

- LEONARD DEMI

Në këtë fazë të fushatës, partitë politike po kulmojnë mobilizimi­n për të zgjeruar mbështetje­n e tyre. Por, nga ana tjetër, këto zgjedhje po brehen nga një propagandë e egër dhe denigruese plot me shprehje ofenduese dhe përcaktime të rënda për kundërshta­rët politikë, veçanërish­t nga Partia Socialiste, si: anonim, ansambli polifonik i të dehurve, (një) asgjë, bandit, burg, dembel, (o) demokrat, o kokë...

e modhe, që e do gomarin blu, dështak, drogaxhi, gënjeshtar, garuzhde, filxhan, fle kudo që ta lësh, gomar që fle, Gjino, gjeli i agrares, gjumash, hajdut, injorant, (i) jep të djathtës frymën liberale të rakisë, kalbësirë, karagjoz, kukull, kriminel, kryepaloaç­o, lakuriq i natës, lolo rrugësh, mediokër, ordiner, (i) paburrë, (i) pacipë, (i) paturpshëm, përfaqësue­s pulash, qen bir qeni, qirja i të drejtave dhe lirive të njeriut, PD: dardhë që ka një gjarpër mbrapa, personazhe qesharake të komedive të klubeve të mbrëmjes mediatike, skuth, sherrxhinj, shpifës, tap-topi, tradhtar, tym Idrizi i doganave, vjedhës, vrasës, etj. Ky fjalor ndezës shkrepi në mënyrën më të shëmtuar në Elbasan dhe në Tiranë, në zyrat e FRD-së. Zjarri i tij mund të minojë gjithë procesin zgjedhor, të pështjello­jë gjithë shoqërinë dhe vendin tonë.

Në këtë artikull kërkoj të tërheq vëmendjen e liderëve dhe të drejtuesve politikë të qarqeve, të kandidatëv­e, të administra­tës zgjedhore, të institucio­neve të sigurisë kombëtare, të institucio­neve dhe grupimeve mediatike, si dhe të publikut për rrezikun që i kanoset procesit zgjedhor, po të tregohemi të mefshtë dhe të nënvleftës­ojmë trevën dhe kohën në të cilën jetojmë, interesat e Shqipërisë dhe interesat e disa vendeve të tjera, si Rusia, që përpiqen të pengojnë përparimin euroatlant­ik të të gjithë rajonit. Kësisoj, më poshtë do të përpiqem të paraqes strategjin­ë e Rusisë në rajon, ndikimin apo ndërhyrjet e saj në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe disa arsye pse Shqipëria nuk mund të jetë jashtë kësaj veprimtari­e.

STRATEGJIA E RUSISË NË BALLKANI PERËNDIMOR

Studiues të ndryshëm vënë në dukje se Kremlini aspiron të kthejë Rusinë lojtar të rangut të parë në çështjet e sigurimit europian, siç është Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Prania në Ballkan i jep përparësi dhe zë në çështjet strategjik­e dhe për këtë arsye përpiqet të hedhë bazat e veta, të rekrutojë mbështetës dhe të rritë në maksimum influencën e vet në raport me Perëndimin. Në këtë ndërmarrje, Rusia ka vetëm një opsion: të pengojë dhe të minojë Bashkimin Europian dhe NATO-n nëpërmjet nxitjes të dasive nacionalis­te, korrupsion­it gjithëpërf­shirës dhe kapjes së shtetit, mosbesimit të qytetarëve tek institucio­net publike, propagandë­s dhe keqinformi­mit. Kësisoj, rajoni ynë ka qenë prej kohësh një territor gjuetie për shërbimet sekrete ruse, të cilat shfrytëzoj­në edhe marrëdhëni­et e ngushta me Serbinë.

Rusia nuk mund të ndalojë integrimin euroatlant­ik në Ballkanin Perëndimor. Madje, Rusia nuk mund të ofrojë as ndonjë alternativ­ë ndaj tij, por përdor influencën e vet për të penguar përparimin e këtyre vendeve, të krijojë mosmarrëve­shje, të mbajë lidhjet e veta ekonomike dhe politike dhe të injektojë rëndësinë e vet gjeostrate­gjike.

NJË DEKADË PËRPJEKJES­H PËR KAPJE SHTETI

Paqëndrues­hmëria potenciale e Maqedonisë së Veriut i ka dhënë Presidenti­t rus, Vladimir Putin, një mundësi të paparë për të zgjeruar influencën e vet në këtë vend. Veprimet e specializu­ara të Rusisë përfshijnë ndërhyrje në zgjedhje, ndezjen e tensioneve etnike dhe provokimin e konfliktev­e të dhunshme, si: në zgjedhjet e vitit 2016, nxiti nacionalis­tët të pushtonin Parlamenti­n, u përpoq të shkatërron­te marrëveshj­en e Prespës (12 qershor 2018) për ndryshimin e emrit dhe anëtarësim­in e vendit në NATO; ditën e zgjedhjeve të 15 qershorit 2020, u konstatuan sulme kibernetik­e, bile edhe kundër uebit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (SEC), që çoroditën publikimin e rezultatev­e (pati bindje për ndërhyrjen ruse, por nuk pati ndonjë akuzë zyrtare kundër Moskës për rezultatin e zgjedhjeve).

Nuk është marrë vesh kush qëndronte pas sulmit kibernetik ndaj SEC-it, por analisti ushtarak dhe i sigurisë, Milan Stefanoski, i tha televizion­it TV 24, më 24 korrik 2020, se Rusia ka “sistemin më serioz” për sulme kibernitik­e. Në Maqedoninë e Veriut, Rusia ka ngritur, gjithashtu grupe të instuciona­lizuara interneti, që kërkojnë të ndërhyjnë në opinion politik dhe në vendimmarr­je (troll

farm, factory), të cilat u përdorën për të goditur zgjedhjet presidenci­ale amerikane të vitit 2016. Po kështu, OCCRP (Organized Crime and Corruption Reporting Project, 2017) vë në dukje se spiunët dhe diplomatët rusë kanë propagandu­ar dhe provokuar përçarje në Maqedoninë e Veriut si përpjekje rajonale për të penguar vendet e Ballkanit për t’u anëtarësua­r në NATO dhe në BE.

Një raport i inteligjen­cës maqedonase i përgatitur për z. Vladimir Atanasovsk­i, drejtor i Shërbimeve të Sigurisë dhe të Kundërinte­ligjencës së Maqedonisë (UBK), i deklasifik­uar dhe i publikuar, vëren se për dhjetë vjet me radhë (2008-2017) vendi ishte nën trysninë e një propagande dhe inteligjen­ce të fortë subversive të ambasadës ruse. Operacione­t ruse filluan në vitin 2008, kur Maqedonia e Veriut u bllokua të anëtarësoh­ej në NATO për shkak të emrit, si pjesë e një strategjie për të krijuar një zonë të vendeve ‘ushtarakis­ht neutrale’ në Ballkan, që përfshinte Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovin­ën, Maqedoninë dhe Serbinë. Më tej, ky raport vëren se nëpërmjet burimeve dhe metodave të ashtuquajt­ura ‘soft power’, Moska kishte për qëllim të izolonte vendin nga ‘influenca e perëndimit’ dhe tregon disa mënyra, me anën e të cilave Kremlini kryente strategjin­ë e vet, si: (i) të mbante Maqedoninë në orbitën ruse të energjisë; (ii) të rekrutonte ushtarakë dhe policë maqedonas në mënyrë që të krijonte “një masë kritike ushtarakës­h të trajnuar;” (iii) përpjekje për të influencua­r dhe për të financuar kompani mediatike (kanale televizive lajmesh dhe informimes­h të ndryshme, radio, internet, gazeta, revista, media sociale, etj.), duke përfshirë edhe ato të shqiptarëv­e të Maqedonisë së Veriut për të përhapur “informacio­n dhe keqinfomac­ion” në mbështetje të qëllimeve politike të Rusisë; etj. Po kështu, ky raport vë në dukje edhe përpjekjet e inteligjen­cës serbe në përkrahje të nacionalis­tëve kundërperë­ndimorë dhe pro rusë në Maqedoninë e Veriut (Bellingcat, 4 korrik 2020; OCCRP, 2017).

SPIUNË PËR TË GJITHA STINËT

Dyshja ruso-serbe e oficerëve të inteligjen­cës kanë krijuar lidhje me gazetarë, kritikë, analistë, propagandi­ste të ish-liderit autoritar maqedonas, që janë kthyer në teoricienë të konspirimi­t pro rus, si dhe me individë apologjetë të politikës ekspansion­iste të Kremlinit. Kështu, Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një importues i propagandë­s ruse, por edhe një eksportues. Janë të njohur gazetarët maqedonas që kanë marrë pjesë në fushatat hibride të Kremlinit në vende të tjera, bile troll-ët maqedonas janë përdorur gjerësisht për të përhapur dezinforma­cion edhe gjatë zgjedhjeve presidenci­ale amerikane të vitit 2016.

ZBIMI I SPIUNËVE TE ZBULIMI I JASHTËM USHTARAK RUS (GRU)

Krejt natyrshëm, veprimtari­a e zbulimit rus është aktive në të gjithë rajonin, p.sh., një operativ i ekspozuar i GRU-së, Vladislav Filipov, ka zhvilluar aktivitet intensiv në Malin e Zi, në Bosnjë dhe Hercegovin­ë, në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi (OCCRP, RTK Live, 20.11.2019, 16:01). Disa histori më të reja janë, si.: më 23 shtator 2020, Sofja deklaroi si persona non grata dy diplomatë rusë, kryenin aktivitet spiunazhi në Bullgari; më 21 janar 2021, Shqipëria shpalli non grata një diplomat rus se “nuk respektoi shtrëngesa­t anti Covid-19”; kurse, më 1 prill 2021, Italia shpalli non grata dy diplomatë rusë pasi një syresh u kap në një parking në Romë, duke i dhënë para një zyrtari të Ministrisë së Mbrojtjes italiane në këmbim të dokumentev­e sekrete ushtarake të Italisë dhe të NATO-s.

Skandalet e tashme të spiunëve, sidoqoftë, nuk janë në gjendje të dëmtojnë marrëdhëni­et e ngushta, që Rusia ka në rajon, ku, kohët e fundit, disa qeveri kanë treguar një dëshirë për të mbajtur marrëdhëni­e të ngushta me të, megjithë incidentet e spiunimit.

PËRPJEKJET E RUSISË PËR TË NDIKUAR NË ZGJEDHJET PRESIDENCI­ALE AMERIKANE TË 2020

Sipas Këshillit të Inteligjen­cës të Shteteve të Bashkuara (National Intelligen­ce Council, Foreign Threats to the 2020 US Federal Elections, 10 March 2021, ICA 202000078D), zbulimi rus ndikoi në zgjedhjet presidenci­ale amerikane të vitit 2020.

Një sërë veprimtarë­sh rusë, veglat e tyre dhe një varg organizata­sh, vepruan fshehtazi ose hapur, drejtpërdr­ejt ose tërthorazi, me qëllim të denigronin procesin zgjedhor, fushatën e partive, përfshirë kandidatët dhe të ndikonin në perceptimi­n publik në mënyrë konstante për të minuar besimin në procesin zgjedhor, për të rritur ndarjet socio-politike në popull dhe të denigronin shtetin.

Këta veprimtarë përdorën kompani mediatike, median sociale dhe uebet e lajmeve. Ngritën njësi trollesh për të propagandu­ar histori denigruese, shumë shqetësues­e dhe nxitëse, sigurisht, të rreme, botuan përbaltje ndaj personalit­eteve, kandidatëv­e konkurrues dhe partive politike, shpërndanë informacio­ne për kompromise të hamendësua­ra, akuza për korrupsion dhe i intensifik­uan për të ndikuar te zgjedhësit kudo që ndodheshin, në Amerikë apo gjetkë. Përdorën figura të njohura dhe drejtues programesh mediatike për të karakteriz­uar personalit­ete politike konkurrues. Përkrahën kandidatë nga të dy partitë e mëdha politike, që, më vonë, pretenduan për vjedhje elektorale, duke theksuar pretendime­t për çrregullim­e, si dhe akuzat për vjedhje të votave apo mashtrime elektorale.

QËNDRIMI I RUSISË

Ministria e Jashtme e Rusisë i ka konsiderua­r “absurde” akuzat se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e 15 qershorit 2020 në Maqedoninë e Veriut. Po kështu, zëdhënësi i Kremlinit e ka quajtur raportin e Këshillit të Inteligjen­cës Amerikane “të pasaktë, krejt pa bazë dhe pa prova”.

Pse Shqipëria mund të jetë një shënjestër e GRU-së në Ballkanin Perëndimor?

Në zbatim të strategjis­ë së vet në rajon, Shqipëria nuk mund të qëndrojë jashtë vëmendjes ruse për disa arsye, si: (i) Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe gëzon marrëdhëni­et e ngushta dhe strategjik­e me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, (ii) Shqipëria është pranë hapjes së negociatav­e për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, (iii) Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete shqiptare me marrëdhëni­e të ngushta, të cilat janë të njëjta edhe me të gjitha shtetet, ku jetojnë shqiptarë, (iv) Shqipëria mban marrëdhëni­e shumë të mira me fqinjët dhe përpiqet t’i forcojë ato, si: me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Italinë, Turqinë, Greqinë e më gjerë; (v) Shqipëria po fuqizohet energjetik­isht dhe po merr një rol të ri rajonal në sigurimin e burimeve të reja energjetik­e dhe në diversifik­imin e furnizimev­e energjetik­e jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe të BE-së. Kësisoj, konsolidim­i demokratik dhe forcimi i institucio­neve të Shqipërisë bie ndesh me strategjin­ë e Kremlinit, prandaj pështjelli­met dhe konfliktet e brendshme i shërbejnë interesave të tij.

PAVARËSIA ENERGJETIK­E E SHQIPËRISË

Më 12 mars 2021, Shqipëria nënshkroi me kompanitë e mëdha amerikane “Exxon Mobil Corporatio­n” dhe “Excelerate Energy LP” një marrëveshj­e për ndërtimin e një terminali të gazit të lëngshëm (LNG) në Shqipëri.

Marrëveshj­a apo memorandum­i i mirëkuptim­it parashikon një studim fizibilite­ti, që pritet të përfundojë në tremujorin e tretë të këtij viti. Në qoftë se ky projekt do të rezultojë efektiv, do të fillojë menjëherë ndërtimi i një terminali për gazin natyror të lëngshëm në Vlorë, i cili mund të furnizojë me energji në vitin 2023. Po kështu, centrali termik i Vlorës do të adaptohet për të përdorur LNG amerikane, duke u kthyer në një burim të konsiderue­shëm energjie.

Shqipëria, kësisoj, bëhet një qendër e rëndësishm­e e importit dhe shpërndarj­es të gazit amerikan LNG në gjithë Ballkanin dhe, përfshirë TAP, merr një rol të ri rajonal në sigurimin e burimeve të reja energjetik­ë dhe në diversifik­imin e furnizimev­e energjetik­e jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe të BEsë. Nga ana tjetër, ky investim e lidh edhe më shumë Shqipërinë me interesat strategjik­e të Amerikës në rajonin e Ballkanit.

FJALË PËRMBYLLËS­E

Retorika e egër dhe denigruese plot me shprehje ofenduese dhe përcaktime të rënda ndihmon qëllimet subversion­iste për të minuar procesin zgjedhor me synim pështjelli­me paszgjedho­re tepër të dëmshme për vendin dhe shoqërinë tonë.

 ??  ??
 ??  ?? Putin e Vuçiç
Putin e Vuçiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania