Panorama (Albania)

ROLET E TE ARRESTUARV­E

- Skënder Vathi

Skënder Vathi kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në një masë më të lehtë, por Apeli e refuzoi kërkesën e tij. Ndërkaq, tre të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha, Xhuliano Visha dhe Ernejt Shyti nuk kanë bëre ankim për ndryshim të masës së sigurisë. Nuk është vendosur ende nëse dosja do të kalojë për hetime të mëtejshme në SPAK. Personi që dyshohet se ka qëlluar për vdekje biznesmeni­n Behar Sofia është 24-vjeçari Ernejt Shyti. Ndërsa, Skënder Vathi konsideroh­et si organizato­r i këtij krimi të rëndë dhe dyshohet se e kishte shoqëruar disa herë Ernejt Shytin me qëllim që ta njihte nga afër viktimën. Më 15 mars Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për autorin e dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë, Ernejt Shytin, dhe bashkëpunë­torin e tij, Xhuliano Visha. Po ashtu, në burg janë lënë edhe dy bashkëpunë­torët e tjerë Skënder Vathi dhe Leonar Xhixha. Për të katërt të akuzuarit, Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar caktimin e masës së arrestit në burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, si dhe “Grup i strukturua­r kriminal”. Xhuljano Visha nuk e ka pranuar akuzën. Sipas prokurorit, Visha ka qenë në rolin e ndihmësit të ekzekutori­t. Qëndrim mohues në seancën e masës së sigurisë kanë mbajtur edhe Skënder Vathi dhe Leonar Xhixha. Ky i fundit ka pohuar se me Skënder Vathin janë kushërinj, por nuk ka asnjë lidhje me vrasjen. Sipas organit të akuzës, gjatë vëzhgimit njëmujor të viktimës, 4 autorët nuk kanë pasur komunikime telefonike me njëritjetr­in. Ndërsa ditën e krimit, i dyshuari si vrasës, është kontaktuar në rrjetin social “Massenger” nga Xhuliano Visha. Emri i Xhuliano Vishës është i njohur për Policinë, pasi është dënuar për vjedhje. Personi që ekzekutoi me dy

Personi që dyshohet se ka qëlluar për vdekje biznesmeni­n Behar Sofia, 24-vjeçari Ernejt Shyti, rezulton se të paktën një muaj ka vëzhguar me detaje të gjitha lëvizjet 66vjeçarit. Ndërsa Skënder Vathi, i cili konsideroh­et si organizato­r i këtij krimi të rëndë e kishte shoqëruar disa herë Ernejt Shytin me qëllim që ta njihte nga afër viktimën. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Ernejt Shyti jep detaje për njerëzit që kishin organizuar krimin dhe e kishin rekrutuar për të kryer vrasjen, madje thekson se Skënder Vathi fillimisht ia kishte kërkuar që krimin ta kryente Xhuliano Visha, por ai nuk kishte. plumba biznesmeni­n Behar Sofia, paraditen e 25 shkurtit, u zbulua nga kamerat e sigurisë, djersa në kapele dhe pështyma në maskën anti-COVID. Gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë, grupi hetimor ka arritur të zbulojë vendin ku Shyti ka hequr kapelën, rrobat dhe maskën pranë Fakultetit Filologjik dhe më pas, është futur nga Kodrat e Liqenit. Po nga kamerat e sigurisë është konstatuar dhe gjetur banesa me qira ku i riu jetonte me nënën kur ishte në Shqipëri, pasi jeton kryesisht në Malin e Zi, ku dhe iku pas krimit. Një tjetër provë e rëndësishm­e për grupin hetimor është një mesazh në rrjetin social “Messenger”, ku Xhulio Visha, i cili është në rolin e ndërmjetës­uesit, i ka shkuar Ernejt Shytit një mesazh. “Duro vëlla se s’ka dalë akoma”. Më pas edhe një tjetër mesash me tekst: “Doli”. Sipas grupit hetimor, në të dy këto mesazhe flitet për Behar Sofinë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania