Panorama (Albania)

Ismajli: Ja pse lashë Kosovën për Shqipërinë

“Jam rritur mes frikës dhe ushtrisë, Kombëtarja privilegj”

-

Ardian Ismajli është një nga garancitë në mbrojtje për Shqipërinë. Me paraqitjet së fundmi te Specia, qendërmbro­jtësi kuqezi po tregon rritje të vazhdueshm­e në Serinë A.

Momentalis­ht, ai numëron 11 ndeshje të luajtura në elitën e futbollit italian, prej të cilave 9 janë në vitin 2021. Për drejtorin Meluzo, Ismajli si dhe Estevez dhe Leo Sena kanë rezultuar bastet e fituara të merkatos, ndërkohë që trajneri Italiano po shijon paraqitjet pozitive të qendërmbro­jtësit shqiptar. Ismajli ka komentuar edhe zgjedhjen e tij për të luajtur me Kombëtaren shqiptare, ndonëse bëri debutimin në miqësore kundër kuqezinjve me Kosovën, por tanimë përfundimi­sht është pjesë e kuqezinjve. Ismajli tregon lidhjen me Kosovën, si dhe periudhën e vuajtjeve nga lufta. Si u transferua­t te Specia? Unë isha pjesë e Hajduk Splitit në Kroaci. Pas një sezoni pozitiv, pata vëmendjen dhe interesimi­n e disa klubeve në kampionate­t më të rëndësishm­e europiane. Kisha disa oferta, mirëpo projekti që më propozoi Specia për të ardhmen si dhe kushtet që më ofroi më bindën në raport me mundësitë e tjera që pata. Edhe në këtë moment mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë për rritjen time.

Kur ka lindur pasioni juaj për futbollin?

Topi është një pasion prej fëmijërisë, që më ka shoqëruar në çdo fazë të jetës sime. Kam nisur të luaj që kur kam qenë i vogël, te “2 Korriku”, shkolla më e mirë e futbollit në Prishtinë. E kam trashëguar dëshirën për futboll nga babai im, i cili ka luajtur që në fëmijëri dhe më vonë ka mbetur shumë i pasionuar me këtë sport.

Kush është idhulli juaj në futboll?

Lojtari im i referencës ka qenë gjithmonë Serxho Ramos.

Cila ka qenë ëndrra juaj kur keni qenë i vogël?

Kam ëndërruar gjithmonë që një ditë të isha pjesë e kampionate­ve më të rëndësishm­e të Europës. Specifikis­ht në Serinë A, të cilën e kam ndjekur shumë në televizion apo në gazeta me shumë interes. Të ftohesha nga Specia në këtë kampionat ka qenë me të vërtetë realizim i një ëndrre. Pas kaq kohësh kur dhe jam ambientuar si duhet, e them me bindje që jam shumë i lumtur në këtë ekip.

Çfarë pasionesh të tjera keni?

Në kohën e lirë më pëlqen shumë që të lexoj, por edhe që të shikoj filma, si dhe dokumentar­ë në televizion.

Në vitin 2017, pas ekipit U-21 ju debutuat me ekipin e parë të Kosovës në miqësoren ndaj Shqipërisë. Më pas, nga 2018-a jeni pjesë e Kombëtares kuqezi. Pse keni bërë këtë zgjedhje?

Të luash për Kombëtaren e Shqipërisë është ëndërr, sepse ajo përfaqëson të gjithë shqiptarët, të cilët janë të ndarë pas fundit të luftës në gjashtë vende të ish-Jugosllavi­së, si dhe të gjithë ata që jetojnë në pjesë tjera të botës. Ndërsa Kosova përfaqëson vetëm Ko- sovën. Të luash për Kombëtaren e Shqipërisë është një privilegj, por e ndjek ako- ma me shumë dëshirë edhe Kosovën, ku jam lindur dhe rritur sportivish­t.

Në fëmijëri keni kaluar një periudhë të vështirë: luftën. Çfarë efekti ka lënë në rritjen e personalit­etit te ju?

Gjatë luftës në Kosovë unë kam qenë i vogël, mirëpo kuj- toj akoma prezencën e ushtrisë në Kosovë, të paramilita­rëve dhe të policisë. Kanë qenë vite të tmerrshme dhe kam jetuar për muaj me radhë me frikën e tmerrshme se diçka e keqe mund t’i ndodhte familjes sime. Kjo dhunë dhe frikë që më ka shoqëruar gjatë gjithë kohës më ka bërë që të rritem para kohe dhe të formoja një personalit­et të fortë pa u rritur ende. Ne kemi përjetuar skena të tmerrshme që nuk dëshiroj askënd t’i përjetojë.

Keni qenë protagonis­t së fundmi me Kombëtaren. Me kë prej shokëve të Kombëtares jeni miqësuar më tepër?

Sigurisht që kam miq. Në Kombëtare kemi një grup të mirë dhe jemi shumë të lidhur mes nesh. Jemi shumë lojtarë që luajmë në Itali. Futbolli në Shqipëri është rritur shumë, sidomos në dhjetë vitet e fundit. Tanimë kemi lojtarë shumë cilësorë. Ato me të cilët jam më shumë i lidhur janë futbollist­ë që luajnë në skuadra italiane, Berisha i Spal, Hysaj i Napolit, Kumbulla që luan te Roma, si dhe Gjimshiti tek Atalanta.

 ??  ?? Ardian Ismajli në stërvitje me Kombëtaren
Ardian Ismajli në stërvitje me Kombëtaren

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania