Panorama (Albania)

Paratë për riparimet pas tërmetit, ja afatet e reja

Shtyhet afati i ankimimit për vlerësimin e dëmit nga një javë në një muaj

-

Të pakënaquri­t me masën e vlerësimit të dëmit të shkaktuar nga tërmeti në banesat e tyre nuk do të kenë më vetëm një javë kohë për ta ankimuar, por një muaj.

Ky lëshim, që në dukje është në interes të qytetarëve, vetëm sa i jep kohë Bashkisë së Tiranës të argumentoj­ë ekspertizë­n.

VENDIMI Udhëzimi i mëparshëm parashikon­te që bashkia shqyrton ankimin, vendos dhe njofton aplikantin ankimues brenda 7 ditëve pune nga data e depozitimi­t të kërkesë-ankesës. Por pas shkresave të shumta me aplikime për rishqyrtim të adresuara pranë pushtetit vendor, çka thuhet të kenë penguar vijimin e procedurës për ndarjen e granteve, Bashkia ka vendosur që afati maksimal i shqyrtimit të ankesave të ndryshohet në 30 ditë që nga data e njoftimit nga aplikuesi. “Me qëllim mbrojtjen e interesave të subjekteve, banesat e të cilave janë dëmtuar nga tërmeti i datës 26.11.2019, në mënyrë që të jenë subjekte përfituese nga nënprogram­i i grantit të rikonstruk­sionit dhe programi i rindërtimi­t, u vlerësua si e nevojshme propozimi i ndryshimit në vendimet për miratimin e udhëzuesve “Për detajimin e procedurav­e për të përfituar nga nënprogram­i i grantit të rikonstruk­sionit dhe nga programet e procesit të rindërtimi­t”. I propozojmë Këshillit Bashkiak, në cilësinë e organit vendimmarr­ës, miratimin e projektven­dimit “Për një ndryshim dhe shtesë në udhëzuesit për detajimin e procedurav­e për të përfituar nga nënprogram­i i grantit të rikonstruk­sionit dhe programet e procesit të rindërtimi­t”, në të cilin afati aktual i shqyrtimit të ankesave të ndryshohet dhe të bëhet 30 (tridhjetë) ditë kalendarik­e nga momenti i njoftimit të aplikuesit/përfituesi­t”, citohet në relacionin e projektven­dimit të nisur për miratim në Këshillin Bashkiak. Përgjatë një viti e gjysmë, që kur nisi procedura për ndarjen e parave për rikonstruk­sione a riparime, ka pasur mosmarrëve­shje midis qytetarëve që nuk pajtoheshi­n me dëmin e vlerësuar nga ekspertët e pushtetit vendor a Institutit të Ndërtimit. Njëjavëshi për ankimimin ka zvarritur edhe më procesin, ndërsa me afatin e ri, me gjasë, ndarja e grantit të rikonstruk­sionit shtyhet pambarimis­ht. Deri tani mijëra familje kanë marrë në dorë paratë për dëmin e kategorizu­ar nga shkalla DS1 deri në DS4, që parashikon dëme të lehta si çarje muresh e deri tek ato më të rëndat në strukturë. Masa e vlerësimit varion nga 100 deri në 500 mijë lekë të rinj. Ndonëse një pjesë e mirë e qytetarëve i kanë bërë punimet me kohë, e kanë përfituar masën që iu takon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania