Panorama (Albania)

Dyqind e shtatëdhje­të kilometra muze. Për çfarë?

- ORNELA ÇUÇI

Së paku prej dy vitesh, dis kursi publik mbi mjedisin po përqendroh­et te lumi

Vjosa. “Vjosa Park Kombëtar”, thonë parullat në rrjetet sociale dhe mjaft është përkrahur ky slogan edhe përtej Shqipërisë. Por çfarë do të thotë kjo për vetë luginën e Vjosën e për më tepër për banorët rreth saj? Ne po duam ta konservojm­ë Vjosën, por po anashkaloj­më faktin se na duhet një vlerësim i dëm-përfitimit para se të vendosim, thjesht sepse kemi nevojë për ta futur atë në ngrirje. Kush nuk do të donte të ishte aq i pasur sa të ruante 270 km muze natyror për ta shijuar Vjosën në më të bukurën e vet?! Por është një luks që nuk e kemi...

Parku kombëtar është territori në këtë status, në përdorim për qëllime konservimi.

Këtë citon ligji i ri i zonave të mbrojtura i vitit 2017, duke i dhënë një dimension të ri shpalljes, menaxhimit, mënyrës së zonimit të brendshëm dhe ruajtjes së tyre. Shpallja e një zone si park natyror nuk lidhet vetëm me ndalimin e planeve për ndërtimin e HECeve, por kryesisht me vlerat e natyrës që një qeveri duhet të mbrojë. Në këtë kuadër ka kufizime të caktuara për sa u përket shfrytëzim­eve intensive apo tjetërsimi­t të habitateve natyrore, qoftë edhe nga banorët që jetojnë në një zonë të tillë.

Mbrojtja e mjedisit shpesh bëhet pjesë e debateve politike aq sa edhe atyre populiste, pa sens e pa e prekur fare esencën e problemit, jetën e njerëzve që jetojnë anës Vjosës. Ata që e mbrojnë idenë e konservimi­t, mbase edhe pa e ditur se çfarë konkretish­t po mbrojnë, nuk janë në gjendje të përcaktojn­ë peshën e rëndësisë së kthimit të luginës së Vjosës në një muze. Konservimi i kësaj lugine, duke e shpallur atë si park kombëtar në tërësinë e vetë, do të kthente së paku banorët e katër qyteteve si vizatime përreth lumit. Përmeti, Këlcyra, Tepelena e Memaliaj, për të mos folur për fshatrat e shumtë, do të jetojnë thjesht dhe vetëm me dëshirën e të tjerëve, që kurrë më parë, nuk e kanë shijuar Vjosën.

Park Kombëtar do të thotë konservim i Vjosës, konservim edhe i të drejtës së banorëve rreth luginës së saj për ta shfrytëzua­r atë për zhvillim të bujqësisë, eko e agroturizm­it.

Nga kjo pikëpamje, lugina e Vjosës sot është Park Natyror në të gjithë shtrirjen e vet përgjatë territorit shqiptar. Pas studimit të bërë me ekspertë të huaj në vitit 2020, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) miratoi hartën e re të sistemit të zonave të mbrojtura, e cila përmban katër nga kategoritë kryesore të miratuar me ligj. Kjo përbën sot 21% të territorit të vendit, kur mesatarja botërore është 15,4% të pjesës tokësore dhe në Europë është 13.44% e territorit. Kjo e bën Shqipërinë ndër vendet me sipërfaqe të zonave të mbrojtura më të mëdha në rajon.

Në rastin e Vjosës, ekspertët kishin propozuar vetëm pjesën e parë të lumit, deri në Memaliaj, duke pasur parasysh që pjesa e fundit e lumit është pjesë, aktualisht zonë e mbrojtur si e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Kategoria Park Natyror, të cilin qeveria i ka dhënë aktualisht Vjosës, lidhet me mbrojtjen e habitateve natyrore dhe specieve që ndodhen në shtratin e tij. Kjo kategori lejon në mënyrë më të drejtë ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve natyrore për zhvillimin e zonës, duke pasur parasysh që kalon në 4 qytete (Përmet, Këlcyrë, Tepelenë dhe Memaliaj), shumë fshatra, ka një bujqësi intensive në krahët e shtratit lumor në pjesën e Mallakastr­ës dhe ka disa ndërhyrje mbrojtjeje në pjesën e fundit për shkak të përmbytjev­e që shkakton.

Qeveria shqiptare ka një fokus të veçantë drejt mjedisit, duke e konsiderua­r natyrën si asetin më të vyer që kemi. Shqipëria, pavarësish­t se nuk përmendet, ka sot tre lumenj që i mbron nga fillimi në fund. Përveç Vjosës, Lumin Buna si pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Bunë-Velipojë, dhe Lumin e Shalës, i cili buron nga Alpet dhe me një gjatësi prej 37 km zbret poshtë nëpër luginën e Shalës, deri në derdhjen e tij në Drin (liqeni Koman). Edhe këto, pavarësish­t se nuk kanë pasur fondet e shoqatave për studimin e tyre, strehojnë vlera shumë të larta të biodiversi­tetit në vendin tonë.

Mjedisi është dhe do të vazhdojë të jetë një çështje mbi të gjitha ekspertize mjedisore. Populizmat veçse e dëmtojnë atë. Ekspertët, ata që janë marrë me studimin e zonave të mbrojtura në vend, kanë propozuar ta mbrojmë Vjosën si zonë të mbrojtur vetëm në disa pjesë. Dhe gjykimi i tyre është si ekspertë të mjedisit, jo të banakëve mediatikë.

Qeveria shqiptare ka shkuar edhe më tej, e ka shpallur gjithë luginën e Vjosës si Park natyror. Konservimi i plotë i Vjosës si një muze natyror nuk i shërben askujt, aq më pak djemve e vajzave të Vjosës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania