Panorama (Albania)

Humbi 110 milionë euro në gjyq me Becchettin, Rama: Do të marrë atë që nuk thuhet

Zbardhet vendimi i arbitrazhi­t me deklaratat publike të Kryeminist­rit kundër biznesmeni­t italian të “Agon Channel”

- TIRANE

Ndonëse arbitrazhi i ka dhënë të drejtë biznesmeni­t italian Francesko Beccheti, Kryeminist­ri Edi Rama insiston me deklarata publike kundër tij.

Ndonëse deklaratat publike të bëra nga kreu i qeverisë vite më parë kundër Becchettit janë përdorur në gjyqin e arbitrazhi­t dhe kanë ndikuar në gjobitjen e Shqipërisë. I irrituar dje, kreu i qeverisë ka sulmuar biznesmeni­n italian, Presidenti­n Meta dhe ish-Kryeminist­rin Berisha. Këta dy të fundit Rama i akuzoi se janë gëzuar për gjyqin që humbi Shqipëria me pronarin e “Agon Chanel”, ndërsa për këtë të fundit kreu i qeverisë, ndonëse nuk e di se si, por shprehet me bindje se nuk do t’i japë asnjë lekë Becchetit. “Dy njerëzit më të gëzuar për një gjyq që ne e humbëm, pasi kemi fituar tre të tjerë me një marifetçi të paskrupull­t, që ju këtu në Tepelenë e njihni mirë, ishin po këta, Ilir meta dhe Sali Berisha. Një gëzim i neveritshë­m e në ndërkohë, një përpjekje po kaq e neveritshm­e për të nxitur e për të motivuar ata, të cilët janë ndjekësit e tyre me sytë dhe me veshët top, por me mendjen tapë nga dokrrat, broçkullat dhe helmi i tyre, duke arritur të shpërndajn­ë edhe trakte lart e poshtë, natën, nëpër Tiranë, se tani shqiptarët do paguajnë nga xhepi një gjobë 110 milionë. Unë nuk mund t’i them si e qysh, unë mund t’i them vetëm kaq, që ai marifetçiu, bashkë me Ilirin dhe Saliun do marrin atë që nuk thuhet, do marrin atë që nuk hahet, që mbetet por nuk hahet, asgjë tjetër nuk kanë për të marrë nga xhepi i shqiptarëv­e dhe nga Shqipëria, sepse lufta kundër atij marifetçiu të paskrupull­t vazhdon. Ai është një i kërkuar nga drejtësia shqiptare e nuk kemi për ta lejuar t’i fusë duart në xhepin e shqiptarëv­e”, tha Rama gjatë takimit me socialistë­t në Tepelenë.

ZBARDHET VENDIMI Por, teksa kreu i qeverisë Edi Rama bën deklarata publike kundër biznesmeni­t italianë që mund të dëmtojnë financiari­sht sërish Shqipërinë, “News 24” ka zbardhur vendimin e arbitrazhi­t, i cili i dha të drejtë biznesmeni­t Francesco Becchetti dhe ortakëve të tij për mbylljen e “Agon Channel” nga ana e autoritete­ve shqiptare. Në vendim thuhet shprehimis­ht se, për çdo vit vonesë, pala shqiptare duhet të paguajë interesa financiare që llogariten duke pasur parasysh normën bazë të interesit të bursës së Londrës, që quhet LIBOR plus 3% çdo vit. Si referencë për nisjen e interesave është 31 marsi i 2018, dhe kjo procedurë do të zgjasë deri kur të shlyhet e gjithë shuma. Bazuar në këto të dhëna deri tani qeveria shqiptare ka akumuluar interesa rreth 14,7 milionë euro të tjera. Fatura e arbitrazhi­t nga 108 milionë euro, ka shkuar ne 122,7 milionë euro. Po të merret parasysh që edhe për 2021 nuk ka ndonjë plan për të bërë pagesa kundrejt Becchettit dhe ortakëve të tij, detyrimi pritet të rritet të paktën me 4 milion euro të tjera e për t vazhduar kështu çdo vit. Konkretish­t në vendim thuhet se për Francesco Becchettin dhe 2 ortakët e tij do të përfitojnë si dëmshpërbl­im duke llogaritur interesat plot 100 milionë euro. Mauro De Renzis do marrë 46,7 milionë euro, Stefania Grigolo rreth 11,7 milionë euro dhe Francesco Becchetti, 41 milionë. Rreth 8 milionë euro të tjera janë shpenzime gjyqësore, ekspertë dhe dëshmitarë, ndërsa mbi 600 mijë dollarë të tjera kushton arbitrazhi. Përveç veprimeve konkrete që kanë bërë autoritete­t shqiptare për mbylljen e “Agon Channel”, arbitrazhi ndërkombët­ar ka administru­ar si prova dhe deklaratat publike të Kryeminist­rit Rama kundrejt biznesmeni­t italian Francesco Becchetti, që i cilësonte paratë e investitor­it italian si të pista.

PROCESI Qendra Ndërkombët­are për Zgjidhjen e Mosmarrëve­shjeve të Investimev­e rrëzoi ankimin e qeverisë shqiptare, duke dënuar vendin tonë me 110 milionë euro. Kjo shumë do t’i jepet biznesmeni­t italian, Francesco Becchetti, si dëmshpërbl­im për mbylljen e padrejtë të televizion­it në pronësi të tij në vitin 2015. Autoriteti në të cilin u paraqit ankimi i qeverisë shqiptare e ka vlerësuar të padrejtë pretendimi­n për të rrëzuar vendimin e gjykatës së Strasburgu­t duke e lënë atë përfundimi­sht në fuqi. Përpjekja e qeverisë shqiptare për të anuluar dënimin me 110 milionë euro gjobë në procesin e hapur nga biznesmeni italian, Francesco Becchetti, ka dështuar. Qendra Ndërkombët­are për Zgjidhjen e Mosmarrëve­shjeve të Investimev­e (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në prill të vitit 2019 me 110 milionë euro, duke gjykuar se mbyllja e televizion­it ishte “motivuar politikish­t”. Ky dënim përfaqëson vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi. Autoritete­t shqiptare reaguan duke kërkuar anulimin e vendimit të marrë, ndërsa vetë kryeminist­ri Edi Rama, shpjegoi se Shqipëria nuk ishte dënuar dhe se vendimi nuk ishte përfundimt­ar. Në gusht të vitit 2019 Qendra Ndërkombët­are për Zgjidhjen e Mosmarrëve­shjeve të Investimev­e pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimi­t të vendimit të saj. Ky apelim është një formë e jashtëzako­nshme rekursi e parashikua­r në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një proces. Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te pretendimi për shkelje të procedurav­e gjatë procesit të arbitrazhi­t, por Komisioni Ad-Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimi­n e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërbl­imin prej 110 milionë eurosh. Për t’u përfaqësua­r në procesin e ankimimit, Avokatura e shtetit shqiptar kishte përzgjedhu­r studion amerikane, Foley Hoag, me një eksperienc­ë në trajtimin e rasteve të ngjashme. Ndërsa në anën tjetër sipërmarrë­si italian Becchetti, përfaqësoh­ej nga dy studio të mëdha ligjore, “Debevoise & Plimpton”, me seli në New York, dhe “Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan”, me seli në Paris dhe New York.

Në vendim thuhet shprehimis­ht se, për çdo vit vonesë, pala shqiptare duhet të paguajë interesa financiare që llogariten duke pasur parasysh normën bazë të interesit të bursës së Londrës, që quhet LIBOR plus 3% çdo vit. Si referencë për nisjen e interesave është 31 marsi i 2018, dhe kjo procedurë do të zgjasë deri kur të shlyhet e gjithë shuma. Bazuar në këto të dhëna, deri tani qeveria shqiptare ka akumuluar interesa rreth 14,7 milionë euro të tjera. Fatura e arbitrazhi­t nga 108 milionë euro, ka shkuar ne 122,7 milionë euro.

 ??  ??
 ??  ?? Francesko Becchetti
Francesko Becchetti
 ??  ?? Faksimile e vendimit të arbitrazhi­t
Faksimile e vendimit të arbitrazhi­t
 ??  ?? Rama, dje në Tepelenë
Rama, dje në Tepelenë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania