Panorama (Albania)

Me pistoletë para PS-së, 5 vite burg për Vladimir Gjutën

Dëshmia në Polici pas arrestimit në shkurt 2020: Do këmbeja paratë te “Dollari”, ndaj kisha armë me vete, për vetëmbrojt­je

- Vladimir Gjuta

Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar në shkurt të vitit 2020 pasi kishte një armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste.

Pas arrestimit, Gjuta u akuzua për “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Ai u arrestua pesë ditë pas u lirua nga paraburgim­i, pasi me vete iu gjet një pistoletë dhe 120 mijë euro. Gjuta, një prej të dyshuarve për vendosjen e një sasie eksplozivi në farmacinë e të atit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por edhe kërcënimin e vetë Tahirit, sërish u ndalua pas dyshimeve për ndonjë sulm të mundshëm ndaj përfaqësue­sve të Parisë Socialiste. NDALIMI PRANE PS-SE

Efektivët e Gardës, që ishin me shërbim pranë selisë rozë, ku sapo kishte nisur mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, kanë pikasur një person të dyshimtë që lëvizte pranë tyre. Ai bërë disa xhiro në trotuarin pranë selisë së PS-së, duke ngritur dyshime te punonjësit e Gardës, të vendosur në hyrje të selisë, pasi brenda sapo kishte nisur mbledhja e Kryesisë së PS-së e drejtuar nga Kryeminist­ri Edi Rama. Në xhiron e pestë, Gjuta i është afruar më shumë hyrjes së PS-së, duke bërë që Garda të ndërhyjë dhe ta neutralizo­jë atë, si dhe të kërkojë përforcime nga Policia, pasi ka pasur dyshime se mund të futej brenda godinës. Në momentin që është parë se ishte i armatosur, shërbimet e Komisariat­it nr.3, të mbërritura aty pas sinjalizim­it nga Garda, kanë bërë arrestimin e tij në flagrancë. Ai kishte veshur një xhup të zi, pantallona të errëta dhe një kapuç në kokë. Ndërsa me vete iu gjetën edhe rreth 120 mijë euro. Pikërisht me sasinë e parave, Gjuta ka justifikua­r edhe pistoletën. “Do këmbeja paratë te ‘Dollari’, ndaj kisha pistoletë me vete, për vetëmbrojt­je”, mësohet të jetë shprehur ai në Polici. Pas kësaj situate të krijuar, i vënë në dijeni për çfarë kishte ndodhur, në përfundim të mbledhjes, Kryeminist­ri Edi Rama është larguar nga selia e PS-së me një mjet të blinduar.

PRECEDENTE­T Vladimir Gjuta u arrestua me shumë bujë në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit. Ai së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën, ishin arrestuar për ngjarjen e ndodhur në farmacinë e babait të ish-ministrit Tahiri. Në vitin 2016, 36-vjeçari nga Kukësi, është arrestuar sërish, sepse ka dhunuar babanë e tij të moshuar dhe bashkëshor­ten. Nga ana tjetër, veç dhunës në familje, ai akuzohej në atë kohë edhe për shkeljen e vendimit të Gjykatës së Kukësit, që kishte caktuar ndaj tij masën “Arrest shtëpie”. 36-vjeçari ka dhunuar fizikisht dhe psikologji­kisht, babanë e tij 78 vjeç, ndërsa pre e dhunës u tha se ishte edhe bashkëshor­tja e tij. Ka qenë vetë babai i Gjutës, që ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke telefonuar në sallën operative. Më pas shërbimet e Komisariat­it nr.5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e, duke kryer arrestimin në Vladimir Gjutës. Për herë të fundit, ai u arrestua disa javë më parë pasi kishte dhunuar kushëririn e tij me çekiç. Sipas burimeve, mësohet se kushëriri i Gjutës kishte marrë dëmtime të rënda, pasi i janë thyer dhëmbët dhe një sy e kishte të dëmtuar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Shpërthimi në farmacinë e babait të Saimir Tahirit
Shpërthimi në farmacinë e babait të Saimir Tahirit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania