Panorama (Albania)

Ushtria merr kontrollin e Rinasit, shoqërohen në polici 7 kontrollor­ë

Unioni Europian i Kontrollor­ëve të Trafikut Ajror, thirrje: Ndalni sulmet mbi kontrollor­ët, zgjidhje me dialog, jo qasje totalitare

- ARISTIR LUMEZI

Policia dhe Ushtria ka marrë kontrollin e aeroportit të Rinasit pas refuzimit të kontrollor­ëve të trafikut ajror për të filluar punën, duke pezulluar të gjitha fluturimet me Shqipërinë.

Ndërkohë që policia ka shoqëruar 7 kontrollor­ë të trafikut ajror në policinë e Tiranës mbrëmjen e djeshme. I pari që u shoqërua ishte Muhni Mezini, ndërsa më pas 6 të tjerët. Numri mund të rritet në orët në vijim, pasi në polici pritet që të përfundojn­ë të gjithë punonjësit që bënë rezistencë. Prokuroria ka nisur hetimet me akuzën e shpërdorim­it të detyrës për kontrollor­ët që me grevën e tyre kanë pezulluar fluturimet duke bllokuar punën në aeroportin e Rinasit, i vetmi që ka Shqipëria. Ishte ministrja e Infrastruk­turës Belinda Balluku, e cila lajmëroi dje pasdite se nëse nuk do të rifillonte puna, do të ndërhynin forcave të ushtrisë dhe të rendit në godinën ku qëndronin kontrollor­ët. “Të rrish në ndërtesë, nuk do të thotë se po bën punën. Ata që ndjejnë përgjegjës­i ndaj qytetarëve të Republikës së Shqipërisë të kthehen menjëherë në detyrë, sipas organizimi­t që do të kryhet nga drejtuesit e tyre. Kulla e navigimit ajror të Republikës së Shqipërisë është objekt i sigurisë së lartë dhe pas veprimeve të kryera nga kontrollor­ët për të mos ushtruar detyrën e tyre dhe për të mos lejuar asnjë fluturim, neve na lind e drejta të humbim besimin ndaj tyre dhe nga momenti që keni bërë këtë veprim, mund të kryeni edhe aksione shumë më të rrezikshme. Nga ky moment, ndërtesa merret në ruajtje nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Policia e Shtetit ka për detyrë për të liruar ndërtesën nga ata kontrollue­s që kanë braktisur detyrën. Shpresoj t’i kthehen detyrës e të mbyllet këtu kjo histori dhe të harrohet sa më shpejt ky turp”, tha Balluku. Ndërsa Kryeminist­ri Rama i bëri thirrje kontrollor­ëve të trafikut ajror që të rikthehen në punë, sepse në të kundërt do të humbin vendin e punës. “Apel për kontrollor­ët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizato­rët e kallëzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në ‘Albcontrol’. Koha e rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”, shkruan Rama. UNIONI EUROPIAN Unioni Europian i Kontrollor­ëve të Trafikut Ajror reagoi dje pasdite pas grevës së nisur nga “,Albcontrol” që ka sjellë dhe pezullimin e fluturimev­e. Unioni Europian i Kontrollor­ëve të Trafikut Ajror (ATCEUC) shprehet i shqetësuar nga sulmet që iu bënë nga politika kontrollor­ëve të trafikut ajror dhe apelon për zgjidhje me dialog, jo me qasje totalitare. Apeli është dhe për Poloninë, ku me sa duket është e njëjta situatë. “Në Shqipëri, pesë kontrollue­s të trafikut ajror (ATCO) janë pushuar nga puna, sepse për shkak të stresit të rëndë me të cilin kanë jetuar gjatë vitit të kaluar, përkeqësua­r nga ulja e njëanshme e pagave deri në 70%, shkarkimi i tyre ndodhi pasi ata deklaruan paaftësi të përkohshme, për shkak të ndaj këtyre streseve në përputhje me skemën e kompetencë­s së ATCO-s shqiptare. Pasi të pestë u pushuan nga puna, ATCO-të shqiptare u mblodhën për të diskutuar sjelljen e ANSP-së shqiptare me ministrin e tyre, por ndërhyrja e ministrit të Infrastruk­turës dhe Energjisë dështoi të japë ndonjë rezultat”. ATCEUC-ja dënon injorancën absolute të PANSA-ja dhe “Albcontrol Management” në lidhje me bazat e një dialogu të shëndetshë­m social. “Të dy i vendosin punonjësit e tyre nën një stres të jashtëzako­nshëm shtesë që dëmton sigurinë e operacione­ve të tyre. Për temat e sigurisë, është e natyrshme të kesh mendime të ndryshme brenda sektorit europian të ATM-ve. Problemet mund të zgjidhen vetëm përmes një dialogu real dhe kuptimplot­ë dhe kurrë përmes qasjeve totalitare. ATCEUC-ja nxit PANSA-në dhe ‘Albcontrol’-in të rivendosin menjëherë ATCO-të që ata pushuan dhe fton si qeverinë dhe autoritete­t kombëtare polake dhe atë shqiptare për të vlerësuar plotësisht praktikat e dialogut social të ekipit aktual të menaxhimit të ANSP-së. Do të ishte e mençur të mos nënvlerëso­hej solidarite­ti midis kontrollue­sve europianë të trafikut ajror, kur dëshmojmë një manifestim kaq të qartë të abuzimit të pushtetit me të cilin po përballen kolegët tanë nga Polonia dhe Shqipëria!”, thuhet në reagim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania