Panorama (Albania)

Nga rrogat 4 mijë USD te “fajin e ka Saliu”, Rama: Duan rrëzimin e qeverisë

Rama: Berisha e Meta duan ta mbajnë peng aeroportin deri në zgjedhje e të rrëzojnë shtetin, kanë gjetur Kryeminist­rin e gabuar

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka qenë i ashpër ndaj punonjësve të “Albcontrol”-it që pezulluan dje punën dhe penguan fluturimet e parashikua­ra nga Aeroporti i Rinasit.

Në çdo dalje publike kreu i qeverisë u ka kërkuar që të rikthehen në punë dhe të mos pengojnë fluturimet dhe pasojat që ato sjellin, ndërsa e ka cilësuar grevën e tyre si të nxitur politikish­t. Nga Tepelena gjatë takimit në kuadër të fushatës elektorale, Kryeminist­ri Rama sulmoi ish-kryeminist­rin Sali Berisha, Presidenti­n Ilir Meta dhe Kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe se ata janë organizato­rët e vërtetë të kësaj greve, të cilën ai e konsideroi si pengmarrje të aeroportit nga një grusht shteti. “Ka ndodhur një akt i paimagjinu­eshëm, është marrë peng aktiviteti i aeroportit “Nënë Tereza”, i nxitur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Berisha ka dalë hapur duke nisur këtë akt dhe Ilir Meta ka hedhur gurin. Një gur që quhet ‘leshko’. Nuk është simbolike, por është reale. Pasi ka fshehur dorën, dhe ai e ka lënë vetvetiu pa dashur, që të kuptohet se është pjesë. Sikundër ka shqiptarë që nuk e kuptojmë njëherë se si dhe pse Sali Berisha dhe Meta janë në këtë akt, nxitës të drejtpërdr­ejtë në vazhdën për të rrëzuar me çdo kusht qeverinë tonë dhe shtetin po qe nevoja për rrezikimin e qeverisë. Kanë gjetur Kryeminist­rin më të gabuar për të tilla akte ekstreme dhe kanë shfrytëzua­r një grup kokash të nxehta te kontrollor­et dhe kanë përfshirë dhe të tjerë. Plani i tyre për të bllokuar aeroportin, ndoshta deri në zgjedhje, plani i tyre do të dështojë. Mos i harroni. Ju këtu nuk i harroni. Mos e harroni, as ju shqiptarë”, tha Rama. Kreu i qeverisë shtoi se ky bllokim solli që në vend të mos mbërrinin as vaksinat anti-COVID, ndërsa theksoi se të kërkosh paga të larta në këto kohë pandemie, kur ajo nga 4 mijë dollarë ka shkuar në dy mijë nuk e zgjedh dot qeveria. “Kanë menduar që të vrasin disa zogj me disa gurë që të bllokojnë dhe vaksinat. Bllokimi i aeroportit në këto momente, bllokon ardhjen e vaksinave, kthimin në atdhe të atyre që në këto kushte kanë nevojë të kthehen, qoftë dhe për arsye shëndetëso­re, apo të ndonjërit që ka humbur jetën jashtë. Këta të gjithë nuk janë socialistë, demokratë, me bindje të ndryshme dhe goditen njësojë, në emër të asaj politike smirëzeze, ogurzezë për ekonominë dhe të ardhmen e këtij populli. Sot, duhet të vinin disa vaksina dhe kjo nuk do të jetë e mundur. Iu bëj thirrje edhe atyre të tjerëve që të kthehen në detyrë një orë e më parë. Është e paimagjinu­eshme që për të kërkuar të marrin një pagë, që e kanë marrë prej kohësh, që s’ka lidhje me buxhetin e shtetit, por që është ulur si rezultat i pandemisë, që ka goditur sektorin ajror. E kanë aktualisht 2 mijë e ca dollarë. S’pranojnë që të punojnë për kaq, por duan të kenë pagën e plotë, sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë. Kjo nuk është e mundur. Këtë nuk e zgjidh dot as qeveria dhe as buxheti i shtetit. I kanë bërë llogaritë gabim. Dhe shumë shpejt do ta rivëmë situatën në kontroll”, tha Rama. Më herët Kryeminist­ri Rama, akuzon Presidenti­n Ilir Meta si organizato­r të asaj që ai e quajti “një goditje e çmendur”. “Humoret vulgare të Ilir Metës, ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktiviteti­t të aeroportit ‘Nënë Tereza’, thjesht rikonfirmo­jnë se është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin, jo!” shkruajti Rama në “Twitter”.

MINISTRJA BALLUKU Edhe ministrja e Infrastruk­turës Belinda Balluku ka qenë e ashpër në qëndrimet e saj ndaj grevës dhe pezullimit të punës nga kontrollor­ët e “Albcontrol”-it. Ministrja Balluku akuzoi ish-Kryeminist­rin Berisha dhe Presidenti­n Ilir Meta, si nxitësit e kësaj greve, të cilën ajo e konsideroi të paligjshme. Pas dështimit të tentativës së negocimet me punonjësit, Balluku u shpreh dje se ka depozituar kallëzim penal për punonjësit që sipas saj braktisën detyrën dhe Shqiptarët, ndërsa i cilësoi si një çetë në mashat e politikës, që fatkeqësis­ht u bëtë plaçkë e saj. “Ju që nuk jeni pjesë e mashave të politikës të qëndroni dhe të deklaroni që jeni të aftë për punë dhe të vazhdoni punën, të hyni e dilni në ndërtesë. Keni braktisur detyrën para 3 milionë shqiptarëv­e e keni kyçur derën e vetme shqiptarëv­e. E turpëruat ‘Albcontrol’-in dhe e kthyet në dyqan. 5 mashat e politikës, se nuk jeni më shumë, e kthyet në dyqan. E bëtë institucio­nin më të rëndësishë­m të transporti­t të Shqipërisë dyqan me tra dhe qepen dhe nuk vutë asnjë tabelë. Duan t’i paguajmë haraçin dhe t’i japim 4400 dollarë, edhe kur ata nuk punojnë. Kompania jep paga ekstravaga­nte. Janë paga që nuk krahasohen me pagat e administra­tës. E meritojnë, sepse kanë përgjegjës­i të madhe, deri sot kur vendosën që të vendosin tra dhe e kthyen në pronë private trafikun ajror të Shqipërisë. Nuk janë tregtarë të gjithë kontrollor­ët. Një pjesë e vogël e tyre është kapur nga politika. Mjeshtret e politikës e bënë plaçkë. Një çetë e ka bërë plaçkë hapësirën ajrore shqiptare. Ata që kishin turne, bëjnë xhiro në korridore, që të mos i quhet braktisja e vendit të punës. Ju keni braktisur punën dhe është dëshmitare gjithë Shqipëria dhe nuk do iu ndihmojë askush kur të përgjigjen­i penalisht. Gjithashtu, Balluku i ka kërkuar Metës të shprehet sot publikisht për situatën pasi i ka të gjitha të dhënat përpara. “Ndërkohë, do i kërkoja Metës që edhe i ka takuar kontrollor­ët edhe ka kërkuar informacio­n nga ‘Albcontrol’, dhe ia ka dërguar Presidenti­t, që të shprehet sot publikisht për këtë situatë. A mundet shteti të kompensojë kontrollor­ët, kur nuk ka pasur kurrë involvim financiar? Meta i ka të gjitha të dhënat, i ka edhe pagat para 2020, edhe sot. A mundet shteti të kapet peng nga një grup njerëzish që të kërkojnë të marrin 15 rroga sa ç’merr një shqiptar?”, tha ministrja Balluku.

 ??  ??
 ??  ?? QENDRA E TRAFIKUT AJROR “ALBCONTROL”
QENDRA E TRAFIKUT AJROR “ALBCONTROL”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania