Panorama (Albania)

Qeveria dhe organet drejtuese të “Albcontrol”, duhet të vlerësojnë me seriozitet dhe shumë kujdes kërkesat e kontrollor­ëve, për gjetjen e zgjidhje të drejtë, ku para së gjithash primar duhet të jetë garantimi i sigurisë së fluturimev­e në hapësirën ajrore

- TIRANE

Presidenti Ilir Meta u përfshi dje në debatet pas pezullimit të fluturimev­e në Aeroportin e Rinasit, për shkak të bllokimit të punës nga kontrollor­ët e trafikut ajror.

Kreu i shtetit, dje nga Vlora i kërkoi Kryeminist­rit që të reflektojë dhe të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi mjaft të rëndësishë­m për shtetit shqiptar. Nga ana tjetër, Meta deklaroi se ndërprerja e punës për monitorimi­n dhe kontrollin e trafikut ajror nga kontrollor­ët e “Albcontrol” nuk është zgjidhje e problemit të tyre, pasi sipas tij, siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, është çështje e sigurisë kombëtare. Me tone të ashpra, Presidenti u kërkoi të rikthehen në punë për të përmbushur detyrën e tyre, pasi problemati­ka që sjell ky vendim i tyre është i madh për vendin tonë. Meta tha se kjo grevë ishte paralajmër­uar, por asnjë prej institucio­neve nuk i mori parasysh kërkesat e tyre, duke kritikuar qeverinë për papërgjegj­shmëri, por edhe punonjësit për veprimin e tyre të nxituar për shkak të rëndësisë që ka detyra e tyre. Për Presidenti­n, zgjidhje e vetme e këtij problemi bëhet me dialog, por pa ndërprerë për asnjë moment punën në Aeroportin e Rinasit. Qëndrimi i Presidenti­t dhe kërkesat e tij drejtuar punonjësve të “Albcontrol” dhe qeverisë u komentuan nga Kryeminist­ri Edi Rama, i cili e akuzoi atë si një prej organizato­rëve të kësaj greve, pasi ajo erdhi pas takimit të tij me disa përfaqësue­s të tyre. MESAZHI I METËS “Kam kërkuar zyrtarisht që organet drejtuese dhe qeveria t’i japin zgjidhje përmes dialogut në përputhje me rregullat dhe duke iu referuar praktikave më të mira të vendeve fqinje.

Presidenti më 2 prill kërkon marrjen e masave për zgjidhjen e situatës, Ministrisë së Transporti­t. Ministrja nuk angazhohet për të zgjidhur situatën, por për të shantazhua­r më tej kontrollor­ët dhe duke nisur procedurat e shkarkimit të disa prej tyre. Pas nisjes së disa shkarkimev­e kanë filluar dhe largimet në masë nga puna. Kam një pyetje për ministren e Transporti­t që sot doli për të provokuar dhe akuzuar Presidenti­n e Republikës. Si shpjegohet që për 10 muaj me radhë për një çështje të sigurisë kombëtare nuk gjete kohën të takoheshe me kontrollor­ët? Si shpjegohet që ato letrat për koncesioni­n e

Aeroportit të Rinasit, i bëre për një ditë?

‘Albcontrol’-i ka një llogari financiare në ‘EuroContro­l’, në të cilën derdhen të ardhurat, nëse ka ndonjë problem në bllokimin e një llogarie të tillë duhet të jepet arsyeja dhe duhet punuar për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Në këtë moment delikat dua të shpreh keqardhjen time për veprimin e atyre kontrollor­ëve, qoftë të atyre që janë provokuar, qoftë të atyre që janë larguar nga puna, por në radhë të parë dua t’i bëj thirrje Kryeminist­rit në detyrë t’i thërrasë mendjes, sepse nuk mund të bëhen lojëra të tilla në një moment të tillë për gjithë arsyet që përmenda dhe nuk jemi në Amerikën Latine të para disa dekadave, prandaj unë nuk e humbas durimin dhe nuk shqetësohe­m nga provokimet e qëllimshme që bëhen, të cilat në fakt kanë vetëm një problem, dramën e zgjedhjeve pluraliste që një mendje e marrë përjeton për ato që do të vijnë, të cilat do të bëhen dhe nuk e luan topi. Edhe njëherë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët tanë që janë shqetësuar, që janë cenuar, që janë dëmtuar për shkak të kësaj situate, që Presidenti ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë për të gjetur zgjidhjen më të drejtë, më të arsyeshme. Gjithmonë u ka thënë dhe iu thotë kontrollor­ëve, edhe tani, qëndroni në detyrë dhe qëndroni sa më të qetë, sepse ju duhet të jeni aty pa asnjë lloj stresi se kështu ua kërkon puna, është standard europian, ndërkombët­ar. Çdo padrejtësi apo e drejtë e mohuar ju garanton Presidenti, si garant i vazhdimësi­së së shtetit edhe pas ndryshimit të pushtetit, kuptohet përmes votës së popullit çdo gjë do plotësohet. Në qoftë se qeveria jep zgjedhje sot dhe jep zgjidhje të arsyeshme e shkëlqyer fare kjo gjë, është mrekulli, do duartrokas­im dhe për kryeminist­rin në detyrë sepse çdo reflektim që është në interesin e qytetarëve, që është në interes të parandalim­it të situatave më të pakëndshme edhe për qytetarët, edhe për vendin, jemi të detyruar ta duartrokas­im”, deklaroi Meta dje në Vlorë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania