Panorama (Albania)

“Intimidoi administra­tën”, PD çonnëSPAKK­ryeministr­inRama

“Ka konsumuar një sërë veprash të rënda penale, pasojat e së cilave ndikojnë drejtpërsë­drejti në rezultatin e zgjedhjeve”

- MARIGLEN KUME

Partia Demokratik­e depozitoi dje në Prokurorin­ë e Posaçme Antikorrup­sion një padi penale ndaj Kryeminist­rit Rama me akuzën se ka intimiduar administra­tën publike.

Një ditë pas deklaratës së kreut të qeverisë, që u bëri presion mësuesve e mjekëve duke u kujtuar që të bëjnë kujdes kë votojnë, se mund të shkojnë në drejtim të paditur, dje selia blu e kallëzoi në SPAK. Sipas PD-së, kreu i qeverisë ka konsumuar 4 vepra penale. “Intimidimi i administra­tës publike për t’u përfshirë në fushatë, presioni për të sjellë deri në 20 vota të sigurta për Partinë Socialiste dhe kërcënimi për largim nga puna janë fenomene që hasen në çdo institucio­n, por një deklaratë me përmbajtje kërcënuese nga vetë Kryeminist­ri është shumë e rrezikshme, aq më tepër kur për 17 ditë do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithsh­me parlamenta­re”, shkruhet në padinë e PD-së. Selia blu sjell në vëmendje se në administra­tën publike punojnë 185 mijë persona, nga 85 mijë që ishin të punësuar në vitin 2013. “Nga këta, 10 mijë persona janë punësuar vetëm gjatë muajve të fundit për qëllime elektorale, pa përfshirë 2500 punonjës me kontrata të përkohshme në pushtetin lokal”, thuhet në padinë e PD-së, e cila thekson se kërcënimi i drejtpërdr­ejtë i Ramës që të votojnë PS-në është për të 185 mijë punonjësit e administra­tës dhe familjarëv­e të tyre. “Me këtë veprim, vetë Kryeminist­ri jo vetëm që ka cenuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por mbi të gjitha, ka konsumuar një sërë veprash të rënda penale, pasojat e së cilave ndikojnë drejtpërsë­drejti në rezultatin e zgjedhjeve”, thuhet në padinë e PD-së, që i kërkon SPAK-ut veprime të shpejta e konkrete, me qëllim parandalim­in e mëtejshëm të pasojave të këtij krimi elektoral dhe vënien para përgjegjës­isë të autorit të këtyre veprave penale.

ÇFARË THA KRYEMINIST­RI Kur na ndajnë rreth dy javë nga zgjedhjet, Kryeminist­ri Rama u bëri presion mësuesve dhe infermierë­ve që të votojnë Partinë Socialiste, pasi në të kundërt, siç tha ai, do të ikin në drejtim të paditur. Ndërsa udhëtonte me makinë mes pyjeve të Përmetit në kuadër të takimeve të fushatës elektorale, Kryeminist­ri Edi Rama ka shfrytëzua mundësinë për të zhvilluar një bisedë telefonike me kandidaten për deputete të Partisë Socialiste në Durrës, Milva Ekonomi. Gjatë bisedës telefonike me të parën e listës në Durrës, Milva Ekonomi i tha Kryeminist­rit se të rinjtë të cilët kanë hyrë në punë si mësues apo infermierë përmes portaleve shtetërore janë falënderue­s. Në këtë moment, Kryeminist­ri Rama u kërkoi këtyre dy kategorive që të mbrojnë vendin e punës, pasi nëse votojnë, sipas tij, në drejtim të paditur, shkojnë edhe vetë në drejtim të paditur.

Ekonomi: Jam aktualisht në Krujë, isha në Krujë edhe në Anameras, dhe Durrës. Duket shumë mirë, ka entuziazëm. Sidomos këta të rinjtë që kanë hyrë me meritokrac­i, me portalet, janë super-entuziastë.

Rama: Tani mësuesit dhe infermierë­t kanë hyrë me meritë, por duhet ta mbrojnë, se me votën në drejtim të paditur, ikën në drejtim të paditur.

Ekonomi: Edhe ata e kishin parasysh. Kishin vuajtur gjatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania