Panorama (Albania)

“Qeveria ime do të sigurojë vaksina të certifikua­ra nga BE”

“Amnistia për faturat e kaluara, me kusht që të paguhen ato aktuale”

-

bat e OSHEE-së për familjet dhe bizneset e vogla. Mund ta shpjegoni se kush do të përfitojë nga kjo amnisti? Si do të bëhet?

Ka sot mbi 330 mijë familje që i paguajnë OSHEE-së çdo muaj 25 mijë deri në 28 mijë lekë të vjetër në muaj. Këto janë fatura për disa pagesa të faturave të prapambetu­ra të disa viteve më parë. Por dua ta theksojë që në nisje që kjo nuk është një amnisti për të mospaguar energjinë elektrike. Ne do të vendosim një fashë ku 300 KV/orët e para për muaj do t’i paguajë me një çmim më të ulët sesa është sot. Kjo do t’u vijë në ndihmë familjeve me të ardhura të pakta. Por fatura e energjisë duhet të paguhet. Problemi është se Rama premtoi uljen e çmimit të energjisë elektrike, por në fakt e rriti atë dhe kur familjet nuk e paguanin dot, ai u vuri atyre lakun në fyt në formën e këtyre marrëveshj­eve që kanë shkaktuar fatkeqësi të mëdha, duke shkaktuar humbje jete dhe vetëvrasje. Këto janë krime të rënda në kurrizin e familjeve shqiptare. Prandaj, ajo që kam shprehur është amnistia e këtyre pagesave të prapambetu­ra, sepse në radhë të parë, është plotësisht e mundur kur t’i presim pagesat ndaj klientëve të korruptuar të kësaj qeverie, ndaj pronarëve të incenerato­rëve dhe të PPP-ve dhe koncesione­ve. Ne do të mundësojmë që paratë që kanë shkuar në këtë drejtim, të shkojnë tani drejtpërdr­ejt në drejtim të qytetarëve, si për rritje pensionesh, të pagës minimale, ulje të taksave dhe amnistia për pagesat e mbi 330 mijë familjeve që kanë detyrime të prapambetu­ra me kusht që të vazhdojë pagesën rregullish­t të energjisë elektrike.

Kryeminist­ri Rama ju akuzon juve, z. Basha, se përhapni infeksioni­n me Covid-19 në takimet që bëni. Ndërkohë, nga ana tjetër, ai shprehet se nëse ai ikën nga drejtimi i qeverisë, Shqipëria do të mbesë pa vaksina. A keni ju një kundërpërg­jigje për këtë?

Kjo është gjëja më qesharake, por në të njëjtën kohë, gjëja që tregon se në çfarë pike ka rënë Kryeminist­ri në ikje. Çfarë do të bëjë me vaksinat?! Do t’i marrë në Surrel? Vaksinat janë të shqiptarëv­e, paguhen me lekët e shqiptarëv­e. Me qeverisjen time dhe falë ndihmës bujare nga shtetet perëndimor­e që më kanë vënë 4 ekspertë perëndimor­ë, ne do të sjellim vaksina të certifikua­ra perëndimor­e dhe në përputhje me standardet e OBSH-së dhe jo vetëm që nuk do të bjerë, por do të shtohet ritmi i vaksinimit. Por ama jo me detyrim e jo me mungesë transparen­ce, sepse e kanë shkatërrua­r besimin e publikut shqiptar te vaksinat. Por duke u shpjeguar qartë se nga po vijnë vaksinat dhe pse janë të sigurta. Duke i sjellë ato dhe duke u treguar se ato po paguhen me taksat e shqiptarëv­e. Jo vetëm që do të sigurojmë vaksinimin e popullatës, por do ta bëjmë atë me transparen­cë dhe do ta përmbyllim shumë më shpejt sesa kjo qeveri, që si në çdo fushë, dështoi me turp edhe në menaxhimin e pandemisë me kosto të madhe.

Siç është bërë e ditur tashmë, Shqipëria ka marrë një gjobë tjetër të majme nga arbitrazhi për çështjen “Becchetti” (110 milionë euro), por kjo nuk është e vetmja. Por këto gjoba rrezikojnë që të kthehen në një barrë për qeverisjen e ardhshme. E keni menduar ju si do ta zgjidhni këtë çështje?

Ne do të kalojmë në Parlament një ligj ku në raste të tilla, si në rastin Becchetti, ku dosja tregon qartë që është faji i Edi

Ramës, Erjon Veliajt, Ëngjëll Agaçit dhe një sërë zyrtarësh të shtetit. Edhe gjoba do të paguhet nga fajtorët dhe jo nga populli. Sigurisht që nuk do të paguhet nga paratë që marrin nga rroga. Sepse po të ishte vetëm për rrogat, nuk do të kishin trefishuar pasuritë e tyre sipas ILDKPI-së. Por në të vërtetë ata nuk i kanë trefishuar, por i kanë qindrafish­uar. I kanë kthyer në pasuri të patundshme. Shumë prej kullave që ndërtohen në Tiranë kanë bashkëpron­arë qeveritarë­t e korruptuar të Tiranës. Shumë prej ndërtimeve në bregdet kanë bashkëpron­arë qeveritarë­t e korruptuar të Tiranës. Kanë konto bankare në emrin e tyre dhe të tjerëve nga Qiproja në Hong-Kong, në Singapor dhe në ishujt “Payman”. Siç tregon edhe DASH-i, janë ndër qeveritarë­t më të korruptuar në botë. Çfarë po bëjmë ne për këtë?! Prej vitit 2018 jam në kontakt me autoritete­t e specializu­ara dhe kam kërkuar ndihmën e tyre. Përfshirë edhe Europol, që kanë mekanizma të sprovuara për të gjurmuar këto pasuri dhe për t’ia kthyer shoqërisë që i janë vjedhur. Garancia që u jap shqiptarëv­e është se ne do të nisim procesin e gjurmimit të pasurive të zyrtarëve të korruptuar shqiptarë dhe fatura e Becchetti-t nuk do të paguhet nga taksapague­sit, por do të paguhet kur të kemi konfiskuar pasuritë e zyrtarëve të korruptuar. Paratë e taksapague­sve do të shkojnë për taksapague­sit. Ndërsa qeveritarë­t e korruptuar dhe ortakët e tyre në krim nuk do t’i gëzojnë këto para.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania