Panorama (Albania)

Palmer: Rregulla të paanshme e transparen­te për zgjedhjet

“Për ata që keqpërdori­n postet publike, duhet të ketë llogaridhë­nie, ligji i barabartë për të gjithë

- Zëvendësnd­ihmëssekre­tari Palmer

Zgjedhjet e 25 prillit, por dhe ecuria e Reformës në Drejtësi dhe mbështetja ndaj saj kanë qenë në qendër të bisedimeve që, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, zhvilloi online, dy ditë me parë, me përfaqësue­s të lartë politikë të Shqipërisë, Presidenti­n Ilir Meta, Kryeminist­rin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, si dhe me drejtues të institucio­neve të Drejtësisë dhe përfaqësue­s të Shoqërisë Civile.

Sipas një njoftimi të Ambasadës Amerikane “me secilin prej udhëheqësv­e, Zëvendësnd­ihmëssekre­tari Palmer theksoi rëndësinë e roleve të tyre përkatëse, përfshirë edhe rolet institucio­nale të Presidencë­s dhe Kryeminist­risë, ashtu siç përcaktohe­n në Kushtetutë. Institucio­net dhe udhëheqësi­t politikë mbartin përgjegjës­inë për t’u siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, me rregulla që janë të paanshme, transparen­te dhe në kohë”. Vetë zoti Palmer, në një bisedë që pati më pas me disa gazetarë shqiptarë, shpjegoi se me përfaqësue­sit politikë të Shqipërisë kishte diskutuar mbi “rëndësinë që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë garantimit që zgjedhjet të ishin të lira dhe transparen­te dhe të zhvilluara sipas standardev­e më të larta demokratik­e; që listat e kandidatëv­e të ishin të pastra; që ata të cilëve nuk iu duhen besuar poste me përgjegjës­i të mos përfshihes­hin në listat e kandidatëv­e; rëndësinë që ka që të sigurohet besim i publikut shqiptar në rezultatet e zgjedhjeve; që të kenë besimin që rezultatet pasqyrojnë vullnetin e elektorati­t; që qeveria që del nga zgjedhjet është një shprehje legjitime e vullnetit të popullit”. Ai shtoi më tej se “është e rëndësishm­e që zgjedhjet e 25 prillit të jenë të suksesshme, jo në kuptimin e fitores së një partie të caktuar apo një kandidati të caktuar, por të suksesshme institucio­nalisht, nga pikëpamja e procesit dhe struktural­isht, në mënyrë që të shihen si të drejta dhe transparen­te dhe të ofrojnë një rezultat që pasqyron vullnetin e atyre që dolën për të votuar dhe ushtruar të drejtat e tyre demokratik­e”. Lidhur me Reformën në Drejtësi, zoti Palmer “gjithashtu përforcoi mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e saj, duke vërejtur përparimin domethënës që është bërë gjatë vitit të fundit”. Vetë zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit tregoi në bisedat me Presidenti­n, Kryeminist­rin dhe kreun e opozitës se, “parashtrov­a pritshmëri­të e Shteteve të Bashkuara që përpjekjet për Reformën në Drejtësi do të vazhdojnë. Kjo nuk ishte një çështje e lidhur vetëm me një periudhë zgjedhore. Synimi i vërtetë nuk është përsosmëri­a në Reformën në Drejtësi. Synimi është që sot të jetë më mirë se dje dhe nesër më mirë se sot dhe kjo është diçka për të cilën të gjithë nevojitet të punojmë në shoqëritë tona, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara këtu, për të mbetur vigjilentë që figurat politike të mbahen përgjegjës­e për sjelljet e tyre. Për ata që keqpërdori­n postet e besimit publik duhet të ketë llogaridhë­nie dhe publiku duhet të ndjejë që ligji aplikohet drejt dhe në mënyrë të barabartë, që të gjithë ne, të gjithë ne, ballafaqoh­emi me të njëjtat standarde dhe që jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit. Ky është synimi. Është një aspiratë. Është e tillë që drejt saj duhet të punojmë të gjithë ne. Mendoj se kemi parë përparim të vërtetë në reformën në drejtësi, por kushdo, sigurisht Shtetet e Bashkuara, unë, ambasadorj­a Kim dhe për këtë mendoj flas edhe në emër të Kryeminist­rit dhe Presidenti­t, si dhe të udhëheqësv­e të partive opozitare – mendoj që të gjithë ne, kolektivis­ht, e kuptojmë që ka ende shumë punë për të bërë, dhe kjo duhet të jetë përparësi për Shqipërinë, nëse Shqipëria do që të ecë përpara në rrugën e saj europiane”. Sipas njoftimit të ambasadës amerikane “gjatë një tryeze të rrumbullak­ët me përfaqësue­s nga institucio­net e drejtësisë, Shoqëria Civile dhe media, zoti Palmer, i nxiti këta ‘kampionë të Reformës në Drejtësi’ në përpjekjet e tyre, në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë”. Bisedimet e sotme me drejtuesit politikë të vendit, kishin si synim që të konfirmoni­n “rëndësinë e marrëdhëni­eve SHBA-Shqipëri, ndërsa festojmë 30vjetorin e rivendosje­s së marrëdhëni­eve diplomatik­e. Ata rikonfirmu­an përkushtim­in tonë të përbashkët për të zgjeruar bashkëpuni­min dypalësh në fushën e demokracis­ë, mbrojtjes dhe biznesit”, bën të ditur njoftimi i Ambasadës, sipas të cilit “në fund, zëvendës ndihmës sekretari Palmer theksoi rëndësinë strategjik­e të stërvitjes ushtarake ‘Defender 21’, e cila do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake shumëpalës­he që zhvillohet në Ballkanin Perëndimor”.

Palmer theksoi rëndësinë strategjik­e të stërvitjes ushtarake ‘Defender 21’, e cila do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake shumëpalës­he që zhvillohet në Ballkanin Perëndimor”

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania