Panorama (Albania)

Me “Coronavac”, Hungaria gati të hapet, ndërsa Kili po përjeton valën e tretë

-

Me çerekun e popullsisë së vaksinuar me të paktën një dozë, i pari shtet i Bashkimit Europian që u hapi derën vaksinave kineze “Coronavac” tanimë ka vendosur të hapë ekonominë duke hapur dyqanet dhe gjithë shërbimet e tjera. Ky vendim erdhi të mërkurën, ndonëse disa ekspertë shëndetëso­rë i sugjeruan të kishte kujdes, pasi numri i rasteve dhe viktimave ishte më i larti qëkurse u shpall pandemia. Autoritete­t kanë raportuar 311 vdekje të lidhura me koronaviru­sin më 7 prill, duke e çuar në 22 400 totalin e viktimave me këtë virus. Situatë po aq problemati­ke paraqitet edhe në Kili, që renditet në krye të listës botërore për vaksinimet. Madje, në studimin e fundit të publikuar dje mbi efikasitet­in e vaksinës kineze nënvizohet se doza e parë nuk mbron. Studimi nga Universite­ti i Kilit zbuloi se injektimi ishte vetëm 56.5% efikas, por vetëm dy javë pas marrjes së dozës së dytë dhe 27.7% fill pasi janë marrë të dyja dozat. Por me një dozë efikasitet­i ishte vetëm 3%, në të njëjtin nivel me marzhin e gabimit. Studiuesit

vërejtën efektin e kombinuar të “Coronavac”, i cili përbën rreth 93% të dozave të administru­ara dhe vaksinën “Pfizer”. E para, ishte në përputhje me studimin e bërë në Brazil, vetëm 54% efikasitet, ndërsa “Pfizer” vlerësohet me 94%. Të dyja vendet po përballen me rritje të madhe të infeksione­ve të reja që tejkalojnë mesataren e valës së parë të vitit të shkuar. Hungaria ka regjistrua­r gati 700 000 infektime prej shpërthimi­t të pandemisë, me më shumë se 12 000 pacientë ende nëpër spitale, dhe mbi 1 400 nëpër ventilator­ë. Ndërsa Kili nga muaji shkurt e deri tani injektoi nëntë milionë doza. Por në vend të uljes së rasteve ditore, ndodhi e kundërta. Vetëm brenda një dite u regjistrua­n mbi shtatë mijë raste ditore, çka çoi në mbushjen tej kapacitete­ve në spitale dhe bllokim të vendit. Hungaria e mbështet hapjen vetëm te shpresa e uljes së rasteve dhe në asnjë argument shkencor. “Shpresojmë se do të ketë rënie të lakores në të ardhmen, të dhënat na japin shpresë, mirëpo shifrat janë ende shumë të larta”, deklaroi të mërkurën shefja mjekësore në Hungari, Cecilia Muller. Si Kili, dhe Hungaria kanë aplikuar vaksinën kineze “Coronavac”, por efekti dhe rrugëtimi që po ndjekin është katërçipër­isht i kundërt.

 ??  ?? Një nga protestat për hapjen në Hungari
Një nga protestat për hapjen në Hungari
 ??  ?? Situata e ngarkuar në spitalet e Kilit
Situata e ngarkuar në spitalet e Kilit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania