Panorama (Albania)

Bien ndjeshëm rastet pozitive në Tiranë, në 24 orët e kaluara vetëm 28 të infektuar

- TIRANE

Pavarësish­t përgjysmim­it të shkallës së infeksioni­t që ka sjellë reduktim të rasteve të reja pozitive me COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lënë në stanjacion masat, duke mos bërë asnjë lëshim në drejtim të kufizimeve.

MASAT NË STANJACION Kjo do të thotë që së paku edhe për dy javë të tjera do të vijohet me të njëjtin regjim. Mësimi në gjimnaze do të vijojë online me përjashtim të maturantëv­e që janë rikthyer në klasë. Ndërsa nuk ndryshon asgjë, as për orën policore që deri në prag të zgjedhjeve do të fillojë pasi akrepat të kenë shënuar 20:00. Ndalimi i qarkullimi­t vlen jo vetëm për qytetarët, por edhe automjetet si edhe baret dhe restorante­t që po ashtu detyrohen të mbyllin aktiviteti­n pas kësaj ore. “Situata nuk është aty ku duhet të jemi dhe mendohet që masat të mbeten në të njëjtin nivel që kanë qenë nuk ka asnjë ndryshim. Nuk do të lejohet lëvizja nga ora 20:0006:00. Baret e restorante­t pas kësaj ore do të jenë të mbyllura. Fluturimet me Britaninë edhe këto dy javë mbeten të pezulluara. Nuk lejohen grumbullim­et mbi 10 veta”, tha zëvendësmi­nistrja e Shëndetësi­së Mira Rakacolli gjatë fjalës së mbajtur dje në mbledhjen e radhës së Komitetit Teknik të Ekspertëve. Të dhënat për muajin mars dhe javën e parë të këtij muaji dëshmojnë një rënie të ndjeshme të kurbës. Përveç rasteve të reja, janë ulur ndjeshëm edhe shtrimet spitalore. Numri i rasteve të infektuara te fëmijët po ashtu po ulet nga dita në ditë. Autoritete­t shëndetëso­re kanë konfirmuar dje, se nuk ka raste në terapi intensive apo fatalitete në moshat pediatrike.

SITUATA Aktualisht janë më pak se 30 mijë të infektuar aktivë, tendenca rënëse ka nisur të vërehet që pas javës së parë të muajit mars, ku numri i rasteve aktive kulmoi në më shumë se 35 800 persona. Drejtuesja e Shëndetit Publik, Albana Fico, vuri në dukje dje se mesatarja e rasteve të reja ka rënë, por ka një rritje të numrit në bashkitë e vogla. “Pozitivite­ti i mostrës vazhdon të ulet. Mesatarja e rasteve të reja ka rënë. Vlen të theksohet se edhe numri total i rasteve aktive ka rënë në 29,618 nga 30,090. Por nga ana tjetër, kemi vënë re që ka një rritje

Për të parën herë përgjatë një viti pandemik, Tirana nuk është në krye të listës sa i takon rasteve të zbuluara në harkun e 24 orëve. Të mërkurën janë raportuar 256 të infektuar, nga të cilët vetëm 28 janë në Tiranë. Ndërkohë në krye për numrin më të lartë të rasteve ditore është Shkodra me 31 persona të konfirmuar pozitivë dhe e dyta, renditet Korça me 29 të infektuar. Pjesa tjetër e qyteteve kanë më pak se 20 raste të reja. “Janë kryer 2538 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 256 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 31 raste në Shkodër, 29 raste në Korçë, 28 raste në Tiranë, 19 raste në Fier, Berat, 15 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, Gjirokastë­r, 9 raste në Vlorë, 8 raste në Devoll, 7 raste në Krujë, 6 raste në Lushnje, Pogradec, Ura Vajgurore, 5 raste në Kukës, Patos, 4 raste në Tepelenë, Peqin, Skrapar, 3 raste në Tropojë, Delvinë, Malësi e Madhe, Përrenjas, 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastë­r, Vau i Dejës, Dibër, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Mat, Sarandë, Fushë Arrëz, Selenicë, të numrit të bashkive të vogla të prekura dhe ky numër nga 32 ka shkuar në 38. Raporti midis meshkujve dhe femrave mbetet, me

Kolonjë, Finiq, Poliçan”, bëhet me dije nga autoritete­t. Të larta mbeten fatalitete­t, si pasojë e COVID-19. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora,1 qytetar nga prekje më të lartë te femrat, me vdekje më të lartë të meshkujve. Kemi një ulje të numrit të vdekjeve këtë javë nga 70 në 55”, tha Fico. Jashtë vëmendjes

Përmeti, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 67 - 84 vjeç”. Lidhur me situatën në spital, aktualisht në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. së Komitetit Teknik të Ekspertëve nuk mund të ishin as grumbullim­et e krijuara nga partitë politike. “Jemi shumë të shqetësuar, sepse padyshim grumbullim­et e vërejtura nga disa subjekte politike patjetër që do të çojnë në një rritje të numrit të të infektuarv­e në të ardhmen dhe ajo çfarë është më e keqja, patjetër që do të çojnë në një rritje të humbjeve të jetës. Ju bëjmë një apel të gjitha subjekteve politike që takimet e tyre elektorale t’i zhvillojnë në përputhje me rregullat, për mos lejimin e grumbullim­eve të mëdha, për mbajtjen e distancën fizike, mbajtjen e maskës dhe të gjitha masave që tashmë janë bërë të qarta”, apeloi Rakacolli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania