Panorama (Albania)

Vrasja e 43-vjeçarit nga Korça nëSelanik,arrestohen­dytërinj

Orgel Xhambazi dhe Medi Ganolli u ndaluan nga Policia e Korçës

-

Dy të rinjtë janë arrestuar nga Policia e Korçës pasi dyshohet të jenë të përfshirë në vrasjen me thikë të 43vjeçarit Spartak Dervishi, më 18 maj 2020 në Selanik.

Burime zyrtare të Policisë thanë se janë vënë në pranga Orgel Xhambazi dhe Medi Ganolli, të cilët vranë më thika pas një sherri të çastit Dervishin. Për vrasjen e 43-vjeçarit është arrestuar më parë nga autoritete­t greke Romarjo Tahiri, i vënë në pranga më 21 korrik 2020. Spartak Dervishi ishte baba i 2 fëmijëve dhe ngjarja dyshohet se ndodhi pas një sherri të çastit mes shtetasve shqiptarë në Selanik. “Vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjeve kriminale kundër personit. Finalizohe­t pas një hetimi disamujor operacioni policor i koduar ‘Radaneci 2021’. Dokumentoh­et me prova ligjore autorësia edhe e dy bashkëpunë­torëve të tjerë të ngjarjes së ndodhur 1 vit më parë në Selanik, Greqi, ku mbeti i vrarë një 43-vjeçar nga Korça. Për këtë ngjarje është arrestuar më parë nga autoritete­t policore greke shtetasi R. T. Operacioni i kryer nga strukturat policore të DVP Korçë, me mbështetje­n e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e

Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Vihen në pranga 2 nga autorët e dyshuar të ngjarjes”, tha zyrtarisht Policia e Shtetit.

OPERACIONI Strukturat policore në Drejtorinë e Policisë Korçë, me mbështetje­n e strukturav­e hetimore të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokuroris­ë Korçë, në vijim të hetimeve disamujore të kryera për dokumentim­in me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 18.05.2020, në Selanik, Greqi, ku pas një konflikti të çastit mbeti i vrarë 43-vjeçari S. D., nga Korça, finalizuan operacioni­n policor të koduar “Radaneci 2021”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve Orgel Xhambazi, 24 vjeç dhe Medi Ganolli, 32 vjeç, banues në Korçë (të dy të dënuar më parë për vjedhje). Këta shtetas, në bashkëpuni­m mes tyre, pas një konflikti të çastit, kanë vrarë me mjet të mprehtë (thikë), në Selanik, shtetasin Spartak Dervishi. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpuni­m. “Orgel

Xhambazi dhe Medi Ganolli u arrestuan në Korçë gjate operacioni­t policor të koduar ‘Radaneci 2021’, pas hetimeve disamujore të kryera nga Policia e Korçës, me mbështetje­n e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Romarjo Tahiri u arrestua në Greqi më datë 21.07.2020", thanë burimet nga Policia e Korçës.

 ??  ?? Gjatë arrestimit të dy të dyshuarve në Korçë
Gjatë arrestimit të dy të dyshuarve në Korçë
 ??  ?? Spartak Dervishi
Spartak Dervishi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania