Panorama (Albania)

Inter për notën 10, LU-LA e udhëheq drejt titullit

Ronaldo dhe Dibala, Juve mund Napolin dhe fut Milanin nën presion

-

I pandalshëm! Inter ka nisur marshimin drejt titullit të Serisë A dhe dje koleksiono­i fitoren e dhjetë radhazi.

Zikaltrit e drejtuar nga Konte janë bërë të pandalshëm dhe po shkojnë të sigurt drejt triumfit këtë sezon. Sasuolo ishte skuadër e dhjetë radhazi që del me humbje nga përballja me makinerinë e golave, kryesuar nga dyshja “LULA”. Interi arriti të mposhtë Sasuolon me rezultatin 2-1 dhe thellon kështu në 11 pikë diferencën me Milanin ndjekës, duke zbehur dukshëm mundësitë e përmbysjes së këtij klasifikim­i, me gjithë ndeshjet e shumta që kanë mbetur deri në fund të kampionati­t. Zikaltrit u treguan cinikë këtë ndeshje. Një lojë me kujdes në prapavijë, duke mos lejuar hapësira dhe në çdo moment, duke kundërsulm­uar miqtë që kishin zotërim të lartë topi, por “shterpë” dhe pa sjellë rreziqe në portën e Handanoviç. Pikërisht me një prej kundërsulm­eve, ishte Lukaku i cili zhbllokoi këtë ndeshje. Lautaro Martinez pason saktë në mesfushë për Eshli Jang, i cili me një zbritje të shpejtë nga e majta harkon në qendër të zonës duke gjetur saktë sulmuesin belg, i cili me kokë e dërgon sferën në rrjetë. Vetëm 10 minuta lojë dhe zikaltrit marrin atë që duan. Avantazhin dhe qetësinë për të administru­ar. Deri në fund rastet nuk mungojnë, por pa rezultat dhe drejt dhomave të zhveshjes Interi shkon me triumfin 1-0. Në pjesën e dytë ishte sulmuesi tjetër, argjentina­si Lautaro Martinez, i cili pas një topi të gjatë të Lukakut, çoi shifrat në 2-0 për zikaltrit. Inter krijon të tjera raste, por nuk ia del të “vrasë ndeshjen”. Kur sfida po i afrohej fundit, sulmuesi i Sasuolos, Traore, ngushtoi shifrat në 2-1 në minutën e 85’-të të takimit.

Këta të fundit shtuan ofensivën në fund, por pa rezultat. Sançez ka shansin e artë ta çojë në 3-1, por pasi kalon mbrojtësit dhe portierin me një parabolë, e çon sferën mbi traun e portës. Por vetëm kaq, pasi zikaltrit arritën të triumfonin dhe fitojnë kështu një ndeshje shumë të rëndësishm­e që i afron me një hap drejt titullit të Serisë A.

JUVE-NAPOLI Më në fund pak qetësi te Juventusi! Bardhezinj­të kanë mposhtur Napolin me rezultatin 2-1, duke marrë kështu vendin e tretë në renditje. Ishte ndeshja e prapambetu­r mes këtyre dy skuadrave që u zhvillua dje për të barazuar ndeshjet e të gjithë skuadrave në Serinë A. Pas këtij takimi, Juve gjendet në vend të tretë me 59 pikë, 1 më pak se Milani i vendit të dytë. “Zonja e Vjetër” zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, teksa krijoi disa raste të pastra për shënim. Në minutën e 13’-të Ronaldo zhbllokoi sfidën, pas një veprimi shumë të bukur të Kiezës në të djathtë. Një driblim ndaj Hysajt dhe sfera te portugezi që finalizon saktë për të zhbllokuar ndeshjen. Gol i cili mjaftoi për fraksionin e parë të lojës. Pjesa e dytë nisi përsëri me Juventusin më kërkues, që gjen golin e dytë në minutën e 73’-të. Ishte Dibala, i cili 4 minuta pasi ishte futur në fushë, ia doli të shënojë për vendasit. Insinje rihapi sfidën në minutën e 90’-të, duke shënuar nga penalltia, por vetëm kaq, pasi skuadra e Gatuzos nuk ia doli të shënojë të paktën edhe një gol tjetër, për të marrë barazimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania